Një fëmijë I moshes 8 vjeqarë ka humbur jeten sot në prrock me ujë që gjendet afër shkolles fillore të fshatit Sfeqel .Zyrtarja për informim e Policisë së Kosovës Lulzime Hasani na deklaroi se fëmia është Mirsad (Ismet )Tahiri 8 vjeqar nga fshati Sfeqel ,fëmija në momentin kritik ishte ne oborrin e shkolles fillore “ALI Ajeti “të foto nga Arkiva (R.Vizioni) fshatit Sfeqel duke lozur me top me bashkëmoshataret e vetë ,ekipet e shpëtimit te Policise se Kosovës ,Brigada e Zjarrëfiksve si dhe qytaterë të shumtë pas kerkimit për më shumë se 2 ore e kan gjetur trupin e pa jete të femiut në fjalë .Policia e Kosovës është duke I bërë hetimet rrethe këtij rasti
Serbia e kundërshton forcën e re multietnike të Kosovës dhe do të bëjë presion që ajo të shpërbëhet, ka deklaruar presidenti i Serbisë, Boris Tadiç. "Serbia nuk e pranon formimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe se kurrë nuk do të pranojë një zgjidhje të tillë" ka thënë Tadiç. Ai ka shtuar se do të bëjë presion në NATO që kjo forcë të shpërbëhet pasi nuk i kontribon sigurisë në Kosovë. "Demilitarizimi i Kosovës është rruga e vetme për të ofruar siguri për njerëzit që jetojnë atje" tha Tadiç.
Obama merr zyrtarisht detyrën e presidentit të SHBA-ve
Prishtina dhe Beogradi nuk mund të merren vesh për zgjidhjen e çështjeve teknike pa ndërmjetësim nga përfaqësues të SHBA’së dhe Bashkimit Europian, citohet të ketë thënë Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, për Radion serb B92. Ai ka deklaruar se asnjëra palë nuk ka marrë ftesë për bisedime teknike. “Në Ballkan nuk mund të negocioni vetëm. Gjithmonë duhet të jetë ndonjë ndërmjetësues. A është kjo një gjë e mirë apo e keqe, nuk e di, por ky është fakt”, ka thënë ai. “Për këtë arsye mendoj se këtu duhet të jenë njerëzit nga SHBA dhe BE, mes nesh, disa vjet. Pas kësaj, mendoj se mund të bashkëpunojmë edhe vetë”. Zëvendëskryeministri ka thënë se UNMIK’u ka qenë i suksesshëm në disa gjëra. “Për disa gjëra nuk ka qenë i suksesshëm siç do të dëshironim, por, në fund të fundit, UNMIK’u ka qenë një mision i suksesshëm në Kosovë. Kosova tani është shtet i pavarur dhe mund të bashkëpunojmë në nivel tjetër. UNMIK’u është një çështje e përfunduar”.
Ministri i Shëndetësisë Alush Gashi thotë se prioritet i Ministrisë se Shëndetësisë për këtë vit është përmirësimi i kushteve në shëndetësi dhe ngritja e nivelit të përgjegjësisë.
Për pacientet të cilët vuajnë nga sëmundja e diabetit, këtë vit pritet që mos të përballen me shpenzime për sigurimin e insulinës. Ministri Gashi premtoi se më 2009 do të këtë insulinë për të gjithë pacientët që vuajnë nga sëmundja e diabetit. Mirëpo, drejtori Qendrës Klinike Universitare të Kosovës Jusuf Ulaj këto premtime i sheh me skepticizëm. “Premtimet verbale ekzistojnë, mirëpo mbetët të shihet në praktikë”, thotë drejtori Ulaj
NNjë shqiptar ka humbur jetën sot në orët e para të mëngjesit pasi është ekzekutuar nga persona të panjohur gjatë një grabitjeje me armë në një pikë karburanti në Selanik.
Ermal Beri, 49-vjeçar nga Korça, punonte roje në një pikë karburanti ku dy persona të panjohur i kanë kërkuar paratë e xhiros por shqiptari refuzoi tua jepte. Dy agresorët iu përgjigjën me të shtëna pistolete duke e lënë të vdekur në vend shqiptarin. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Stavropuli të Greqisë. Policia greke ka deklaruar se vrasësit janë larguar menjëherë nga vendngjarja me një makinë tip BMW. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe për identifikimin e tyre.
Përmes një bisede telefonike të gjatë dhe tejet miqësore që ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni ka pasur mbrëmë me ministrin e Jashtëm të Republikës së Panamasë, Samuel Lewis Navarro, është njoftuar se zyrtarisht Panamaja e ka njohur shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës.
Po ashtu, ministri i jashtëm i Panamasë, njëkohësisht edhe zëvendës-president i vendit, e ka njoftuar ministrin Hyseni se, nota verbale e njohjes, do t’i dorëzohet sot të ngarkuarit me punë të Kosovës në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Washington, Avni Spahiu. Gjatë bisedës, ministrat e jashtëm të dy vendeve u zotuan për zhvillimin dhe forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe.
Panamaja është vendi i 54 që e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Panamaja gjendet ne Amerikën Qendrore, e kufizuar me detin e Karaibeve dhe Oqeanin Paqësor, ndërmjet Kolumbisë dhe Kostarikës.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu priti sot Përfaqësuesin Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith me të cilin bisedoi rreth çështjes së zgjedhjeve në Kosovë. Presidenti Sejdiu e njoftoi Feith me vendimin e tij që "institucionet qendrore të Kosovës, të zgjedhura në mënyrë demokratike nga zgjedhjet e nëntorit te vitit 2007, do të vazhdojnë mandatin e plotë sipas Nenit 161 të Kushtetutës së Republikës dhe akteve të tjera juridike në fuqi".
Pieter Feith e siguroi Presidentin Sejdiu se vendimi i tij është në përputhshmëri të plotë me Dokumentin Gjithëpërfshirës të Presidentit Ahtisaari. Lidhur me vendimin për kohën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale, Presidenti në bazë të kompetencave të veta, do të bëjë konsultimet dhe do të marrë vendimin në kohën e paraparë me Kushtetutë dhe me ligjet në fuqi.
Qytetarët e Podujevës mund ti shohin zonat katastrale edhe ne internet
Sot drejtori i Drejtorisë për Urbanizëm, Kadastër dhe Ambient Ismail Abdullahu priti në zyrën e tij një ekip të kompanisë të quajtur “Programi për zhvillimin e administrimit të tokës në Kosovë” e autorizuar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës. Këtë ekip e përbënte David Harris, udhëheqës i ekipit, Dugagjin Venhari, menaxher i zyrës dhe konsulentë të tjerë.
Z. Harris në fillim e informoi drejtorin lidhur me qëllimin e këtij takimi. Ai tha se “kompania e jonë ka marrë për sipër menaxhimin e këtij projekti për të krijuar një sistem të ri kompjuterik për përfshirjen e të dhënave kadastrale në të, ku të dhënat do të barten nga sistemi i vjetër në sistemin e ri, i cili më pastaj do të bartet në ueb faqe dhe intranet, ku institucionet dhe qytetarët të kenë qasje në këto të dhëna, e sidomos vlen të theksohet se qytetari do të ketë mundësi të informohet nëpërmes të internetit për të dhënat kadastrale për pronën e tij.”
Z. Harris njoftoi drejtorin Abdullahu se ky projekt po financohet nga Qeveria suedeze “SIDA”. Ai më tej shtoi se “është paraparë fillimisht të shkohet me pilot projekt për të pasur mundësi të shikohen përparësitë dhe dobësitë e këtij sistemi, në mënyrë që të vijë deri te përsosja e tij. Në kuadër të kësaj ne kemi zgjedhur komunën e Podujevës si njëra ndër komunat e para e cila është e përfshirë në këtë pilot projekt. Për këtë gjë do të duhet të trajnohen së paku dy veta nga Sektori i kadastrit. Ky trajnim zgjatë diku rreth dy javë, në mënyrë që të filloj praktikisht zbatimi i pilot projektit.” tha më tej David Harris.
Z. Abdullahu falënderoi përfaqësuesit e kësaj kompanie për ndihmën e tyre që po japin për këtë projekt, duke thënë se “çdo rritje e cilësisë së të dhënave administrative çfarë do qofshin ato, ndikon në një shërbim më cilësor për qytetarët. Po ashtu është kënaqësi se ky pilot projekt e ka përfshirë komunën tonë, si njëra ndër komunat e para.”
Vlen të theksohet se ky projekt është vazhdimësi e aplikimit të E-qeverisjes në administratën tonë.