Radio Online
Kliko pėr tė ndėgjuar Radion Online

Mit WinAmp hören Mit Real Player hören Mit Media Player Hüren

LIVE RADIO VIZIONI

ORA & KALENDARI
ONLINE BISEDA
Vizitorė ONLINE
Statistikat
mod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_counter
mod_vvisit_counterSot59
mod_vvisit_counterDje80
mod_vvisit_counterKėtė Javė569
mod_vvisit_counterKėtė Muaj974
mod_vvisit_counterDeri tani46233
Foto e Dites
Kerkoni
Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar emëron anëtarët e rinj të Agjencisë Kosovare të Privatizimit
Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar (ICR), Pieter Feith, ka emëruar z. Mohamed OMRAN dhe z. Hubert WARSMANN si anëtarë të Bordit të Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP). Ata do t’i zëvendësojnë znj. Fennema dhe z. Grasmann, të cilët kanë shërbyer si të emëruar të përkohshëm të ICR-së që nga 15 qershori 2008.
Z. Mohamed OMRAN është zëvendës kryetar i bursës së Kajros dhe Aleksandrisë si dhe profesor në Kolegjin për Menaxhment dhe Teknologji në Aleksandri.

Z. Hubert WARSMANN është një këshilltar afarist i pavarur në Hungari.
Z. Omran dhe z. Warsmann do të marrin pjesë për herë të parë në mbledhjen e bordit, më 21 janar 2009. 

 Kuvendi nuk do të shqyrtojë gjendjen e sigurisë në vend
Raportit të Qeverisë për punën një vjeçare, do të shqyrtohet në seancën e dytë të këtij viti të Kuvendit të Kosovës, që pritet të mbahet më 29 janar. Ndërkaq, çështja e sigurisë, për shkaqe procedurale, nuk do të diskutohet as në këtë atë.
 Çështja e sigurisë, për të cilën është kërkuar përkatësisht rekomanduar të diskutohet sikurse nga partitë opozitare ashtu edhe nga Komisioni për Siguri i Kuvendit, nuk do të diskutohet në asnjërën nga dy seancat e janarit të Parlamentit të Republikës. Kjo sipas kryeparlamentari Jakup Krasniqi, për shkaqe procedurale.
“Të gjitha komisionet dhe grupet parlamentare duhet ti respektojnë normat dhe procedurat e parapara në rregulloren e punës së Kuvendit. Gjithçka që nuk është përgjegjësi e grupit parlamentarë dhe e komisioneve parlamentare, nuk i kalon procedurat e debatit në Kuvendin e Kosovës”, tha Krasniqi.

Ministri Enver Hoxhaj u takua me Parlamentin e Studentëve të UP-së
Për MASHT është e rëndësishme që në Universitetin e Prishtinës të ketë studime sa më cilësore si dhe të shqyrtohen të gjitha kërkesat që dalin nga Parlamenti Studentor, tha Ministri Enver Hoxhaj në takim me pjesëtarët e Parlamentit të Studentëve të Universitetit të Prishtinës
Me ftesën e kryetarit të Parlamentit të Studentëve në Universitetin e Prishtinës, Mërgim Lushtaku, një delegacion i MASHT-it, i përbërë nga ministri i Arsimit, i Shkencës dhe i Teknologjisë Enver Hoxhaj, zv/ministri Agim Hyseni, këshilltari Nuhi Rexhepi, u.d së sekretarit permanent Enver Buqaj dhe drejtori i Arsimit të Lartë, Avudlla Alija, u takuan me kryetarin e Parlamentit të Studentëve Mërgim Lshtaku dhe me anëtarët e tjerë.

BSPK reagon ndaj deklaratave të Partisë Social-Demokrate të Kosovës
 Përmes një komunikate për opinion Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës reagon ashpër ndaj deklaratave të Partisë Social-Demokrate të Kosovës, ku zëdhënësi i kësaj partie Gëzim Kasapolli në një konferencë për shtyp ka deklaruar se Qeveria ka arritur t'i përçajë sindikatat në vend, edhe ashtu të politizuara, në mënyrë që të ketë kontroll mbi to
BSPK-ja ua bënë me dije edhe PSD-së, por edhe të gjitha partive tjera se është subjekt i pavarur dhe jo i politizuar dhe se askush mbi të nuk mund të ketë kontroll.
Është e vërtetë që qeveria ka arritur të krijojë "sindikata" me disa individ, me qëllim të realizimit të interesave të saja, ose që të tentojë ta ulë zërin e BSPK-së, mirëpo BSPK-ja nuk i nënshtrohet qeverisë dhe asnjë subjekti politik dhe do ta vazhdojë rrugën e saj për mbrojtjen e interesave të punëtorëve dhe do të jetë zëdhënës i tyre, thuhet në komunikatë.
E drejta për punë është e garantuar me Konventat Ndërkombëtare. BSPK-ka konsideron se pa u rregulluar kjo çështje me infrastrukturë ligjore nuk ka stabilitet politik e as ekonomik.
Ua bëjmë me dije opinionit të gjerë publik se BSPK-ja ka qenë prijëse e shumë proceseve politike madje edhe para partive politike.

Në fashtin Sfeqel humbi jeten një  fëmijë 8 vjeqar 
 

 Një fëmijë I moshes 8 vjeqarë ka  humbur jeten sot në prrock me ujë  që gjendet afër shkolles fillore të fshatit Sfeqel .Zyrtarja për informim e Policisë së Kosovës Lulzime Hasani na deklaroi se fëmia është Mirsad (Ismet )Tahiri  8 vjeqar nga fshati Sfeqel ,fëmija në momentin kritik ishte ne oborrin e shkolles fillore “ALI Ajeti “të      foto nga Arkiva (R.Vizioni)         fshatit Sfeqel  duke lozur  me top me bashkëmoshataret e vetë  ,ekipet e shpëtimit te Policise se Kosovës  ,Brigada e Zjarrëfiksve si dhe qytaterë të shumtë  pas kerkimit për më shumë se 2 ore e kan gjetur trupin e pa jete të femiut në fjalë .Policia e Kosovës është duke I bërë hetimet rrethe këtij rasti

 

 


Tadiç: Do punojmë të shpërbëjmë FSK-në

20.01.2009

Serbia e kundërshton forcën e re multietnike të Kosovës dhe do të bëjë presion që ajo të shpërbëhet, ka deklaruar presidenti i Serbisë, Boris Tadiç.
"Serbia nuk e pranon formimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe se kurrë nuk do të pranojë një zgjidhje të tillë" ka thënë Tadiç. Ai ka shtuar se do të bëjë presion në NATO që kjo forcë të shpërbëhet pasi nuk i kontribon sigurisë në Kosovë. "Demilitarizimi i Kosovës është rruga e vetme për të ofruar siguri për njerëzit që jetojnë atje" tha Tadiç. 

 

 

Obama merr zyrtarisht detyrën e presidentit të SHBA-ve

 

 
Presidenti i ri i SHBA-ve, Barak Obama, do të bëjë sot betimin si presidenti i 44-me radhë amerikan, në inaugurimin e të cilit pritet të marrin pjesë rreth 2 milionë njerëz. Tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për ceremoninë e inaugurimit të presidentit të parë me ngjyrë në historinë e SHBA-ve, për çka janë rritur dukshëm masat e sigurisë.
Mijëra policë, pjesëtarë të Gardës Nacionale, njësi të veçanta anti-terror dhe agjentë të FBI-së janë në gjendje gatishmërie, ndërsa shumë rrugë në qendër të Uashingtonit do të jenë të mbyllura deri nesër në mëngjes. Postin e presidentit Obama zyrtarisht do ta marrë rreth orës 18:00 sipas kohës sonë.
Ndërkaq, sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gejts do ta ndjekë ceremoninë e betimit të Barak Obamës në një vendndodhje sekrete. Në rast të ndonjë katastrofe apo sulmi terrorist Gejts do të marrë përgjegjësitë për drejtimin e shtetit. Është praktikë e zakonshme që në ngjarje të mëdha të sigurohet që së paku një prej zyrtarëve të lartë të jetë në vend të sigurt. Kjo është masë mbrojtëse paraprake në rast të ndonjë tragjedie.

KF0R-i nesër nis fushatën e rekrutimit në FSK
Përfaqësuesit e KFOR it nesër në Bibliotekën Kombëtare Universitare në Prishtinë, do të prezantojnë konceptin e fushatës së rekrutimit në Forcën e re të Sigurisë së Kosovës (FSK) për Universitetin publik të Prishtinës.
 Me këtë rast do të jipen të gjitha informacionet e rëndësishme lidhur me FSK në, si përgatitjet profesionale, kushtet për punësim, kushtet e punës dhe trajnimit. Fushata e parë e rekrutimit në FSK do të zgjasë deri më 14 shkurt 2009.

 MTI ndanë sot certifikata për 50 studentë kosovarë
 Zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë ndanë sot certifikata për 50 studentë kosovarë dhe 30 kompani vendore, që janë përfshirë në programin “Intership Biznesi”, i organizuar për herë të parë në Kosovë. Përmes këtij programi, studentët kanë ndjekur mësime praktike në kompanitë vendore, duke i harmonizuar ato me njohuritë teorike të përfituara në Universitet.
Ministri Lutfi Zharku tha se programi do të zgjerohet në të ardhmen dhe sivjet do të përfshijë 200 përfitues, kurse vitin e ardhshëm planifikohet deri në një mijë e 200 sish.

 
 Kushtet kosovare

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se për çfarëdo bisedimesh për çështje teknike mes Kosovës dhe Serbisë duhet të ketë ndërmjetësim nga SHBA dhe Bashkimi Europian, dhe palët duhet të kenë status të barabartë.

Prishtina dhe Beogradi nuk mund të merren vesh për zgjidhjen e çështjeve teknike pa ndërmjetësim nga përfaqësues të SHBA’së dhe Bashkimit Europian, citohet të ketë thënë Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, për Radion serb B92.
Ai ka deklaruar se asnjëra palë nuk ka marrë ftesë për bisedime teknike.
“Në Ballkan nuk mund të negocioni vetëm. Gjithmonë duhet të jetë ndonjë ndërmjetësues. A është kjo një gjë e mirë apo e keqe, nuk e di, por ky është fakt”, ka thënë ai. “Për këtë arsye mendoj se këtu duhet të jenë njerëzit nga SHBA dhe BE, mes nesh, disa vjet. Pas kësaj, mendoj se mund të bashkëpunojmë edhe vetë”. Zëvendëskryeministri ka thënë se UNMIK’u ka qenë i suksesshëm në disa gjëra. “Për disa gjëra nuk ka qenë i suksesshëm siç do të dëshironim, por, në fund të fundit, UNMIK’u ka qenë një mision i suksesshëm në Kosovë. Kosova tani është shtet i pavarur dhe mund të bashkëpunojmë në nivel tjetër. UNMIK’u është një çështje e përfunduar”.


 

 

Ministri Gashi premton përmirësimin e kushteve në shëndetësi

Ministri Alush GAshiMinistri i Shëndetësisë Alush Gashi thotë se prioritet i Ministrisë se Shëndetësisë për këtë vit është përmirësimi i kushteve në shëndetësi dhe ngritja e nivelit të përgjegjësisë.

Për pacientet të cilët vuajnë nga sëmundja e diabetit, këtë vit pritet që mos të përballen me shpenzime për sigurimin e insulinës. Ministri Gashi premtoi se më 2009 do të këtë insulinë për të gjithë pacientët që vuajnë nga sëmundja e diabetit.

Mirëpo, drejtori Qendrës Klinike Universitare të Kosovës Jusuf Ulaj këto premtime i sheh me skepticizëm. “Premtimet verbale ekzistojnë, mirëpo mbetët të shihet në praktikë”, thotë drejtori Ulaj

 

 

 

 

Ekzekutohet me armë një emigrant shqiptar në Selanik

 

N Një shqiptar ka humbur jetën sot në orët e para të mëngjesit pasi është ekzekutuar nga persona të panjohur gjatë një grabitjeje me armë në një pikë karburanti në Selanik.

Ermal Beri, 49-vjeçar nga Korça, punonte roje në një pikë karburanti ku dy persona të panjohur i kanë kërkuar paratë e xhiros por shqiptari refuzoi tua jepte. Dy agresorët iu përgjigjën me të shtëna pistolete duke e lënë të vdekur në vend shqiptarin.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Stavropuli të Greqisë. Policia greke ka deklaruar se vrasësit janë larguar menjëherë nga vendngjarja me një makinë tip BMW. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe për identifikimin e tyre.

 


Administrata e re amerikane, do të vazhdojë mbështetjen e pavarësisë së Kosovës , vlerëson analisti Majer
“Administrata e re amerikane, do të vazhdojë të mbështesë pavarësinë e Kosovës dhe do t’u përmbahet qëndrimeve tashmë të njohura në lidhje me vendet tjera të rajonit”. Kështu deklaroi profesori i shkencave politike në Universitetin nacional për mbrojtje, Stiven Majer.
Ai ka thënë për Zërin e Amerikës se administrata e Obamës, gjithashtu do të angazhohet në zgjidhjen e konfliktit izraelit-palestinez, e para se gjithash, do t’iu përkushtohet problemeve ekonomike. Prioritet në planin e jashtëm politik do t’i jepet Afganistanit, Irakut, Pakistanit dhe Iranit, ka vlerësuar Majer

 

 

 

 

 

 

 

 

Panamaja njohu shtetin e pavarur të Kosovës

 

 Përmes një bisede telefonike të gjatë dhe tejet miqësore që ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni ka pasur mbrëmë me ministrin e Jashtëm të Republikës së Panamasë, Samuel Lewis Navarro, është njoftuar se zyrtarisht Panamaja e ka njohur shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës.

Po ashtu, ministri i jashtëm i Panamasë, njëkohësisht edhe zëvendës-president i vendit, e ka njoftuar ministrin Hyseni se, nota verbale e njohjes, do t’i dorëzohet sot të ngarkuarit me punë të Kosovës në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Washington, Avni Spahiu.
Gjatë bisedës, ministrat e jashtëm të dy vendeve u zotuan për zhvillimin dhe forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe.

 Panamaja është vendi i 54 që e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Panamaja gjendet ne Amerikën Qendrore, e kufizuar me detin e Karaibeve dhe Oqeanin Paqësor, ndërmjet Kolumbisë dhe Kostarikës.

 

 

 


 

Sejdiu dhe Feith: Nuk ka zgjedhje parlamentare në vitin 2009

  Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu priti sot Përfaqësuesin Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith me të cilin bisedoi rreth çështjes së zgjedhjeve në Kosovë. Presidenti Sejdiu e njoftoi Feith me vendimin e tij që "institucionet qendrore të Kosovës, të zgjedhura në mënyrë demokratike nga zgjedhjet e nëntorit te vitit 2007, do të vazhdojnë mandatin e plotë sipas Nenit 161 të Kushtetutës së Republikës dhe akteve të tjera juridike në fuqi".

Pieter Feith e siguroi Presidentin Sejdiu se vendimi i tij është në përputhshmëri të plotë me Dokumentin Gjithëpërfshirës të Presidentit Ahtisaari.

Lidhur me vendimin për kohën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale, Presidenti në bazë të kompetencave të veta, do të bëjë konsultimet dhe do të marrë vendimin në kohën e paraparë me Kushtetutë dhe me ligjet në fuqi.

 

 

 

 

Qytetarët e Podujevës mund ti shohin zonat katastrale edhe ne internet

 

 Sot drejtori i Drejtorisë për Urbanizëm, Kadastër dhe Ambient Ismail Abdullahu priti në zyrën e tij një ekip të kompanisë të quajtur “Programi për zhvillimin e administrimit të tokës në Kosovë” e autorizuar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës. Këtë ekip e përbënte David Harris, udhëheqës i ekipit, Dugagjin Venhari, menaxher i zyrës dhe konsulentë të tjerë.

Z. Harris në fillim e informoi drejtorin lidhur me qëllimin e këtij takimi. Ai tha se “kompania e jonë ka marrë për sipër menaxhimin e këtij projekti për të krijuar një sistem të ri kompjuterik për përfshirjen e të dhënave kadastrale në të, ku të dhënat do të barten nga sistemi i vjetër në sistemin e ri, i cili më pastaj do të bartet në ueb faqe dhe intranet, ku institucionet dhe qytetarët të kenë qasje në këto të dhëna, e sidomos vlen të theksohet se qytetari do të ketë mundësi të informohet nëpërmes të internetit për të dhënat kadastrale për pronën e tij.”

Z. Harris njoftoi drejtorin Abdullahu se ky projekt po financohet nga Qeveria suedeze “SIDA”. Ai më tej shtoi se “është paraparë fillimisht të shkohet me pilot projekt për të pasur mundësi të shikohen përparësitë dhe dobësitë e këtij sistemi, në mënyrë që të vijë deri te përsosja e tij. Në kuadër të kësaj ne kemi zgjedhur komunën e Podujevës si njëra ndër komunat e para e cila është e përfshirë në këtë pilot projekt. Për këtë gjë do të duhet të trajnohen së paku dy veta nga Sektori i kadastrit. Ky trajnim zgjatë diku rreth dy javë, në mënyrë që të filloj praktikisht zbatimi i pilot projektit.” tha më tej David Harris.

Z. Abdullahu falënderoi përfaqësuesit e kësaj kompanie për ndihmën e tyre që po japin për këtë projekt, duke thënë se “çdo rritje e cilësisë së të dhënave administrative çfarë do qofshin ato, ndikon në një shërbim më cilësor për qytetarët. Po ashtu është kënaqësi se ky pilot projekt e ka përfshirë komunën tonë, si njëra ndër komunat e para.”

Vlen të theksohet se ky projekt është vazhdimësi e aplikimit të E-qeverisjes në administratën tonë.

 

 

Last Updated ( Wednesday, 21 January 2009 )
 
Radio Vizioni
BALLINA
LAJME
KUSH JEMI NE
VIP NEWS
LIFESTYLE
MULTIMEDIA
SPORTI
LIBRI I MIQĖVE
URIMET E DĖGJUESĖVE
Skema Programore
KONTAKTI
PARASHIKIMI I MOTIT
FOTO GALERIA
ARGĖTIM - FUN
Administrator
Lajmet Flash
Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar emëron anëtarët e rinj të Agjencisë Kosovare të Privatizimit Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar (ICR), Pieter Feith, ka emëruar z. Mohamed OMRAN dhe z. Hubert WARSMANN si anëtarë të Bordit të Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP). Ata do t’i zëvendësojnë znj. Fennema dhe z. Grasmann, të cilët kanë shërbyer si të emëruar të përkohshëm të ICR-së që nga 15 qershori 2008.Z. Mohamed OMRAN është zëvendës kryetar i bursës së Kajros dhe Aleksandrisë si dhe profesor në Kolegjin për Menaxhment dhe Teknologji në Aleksandri. Z. Hubert WARSMANN është një këshilltar afarist i pavarur në Hungari. Z. Omran dhe z. Warsmann do të marrin pjesë për herë të parë në mbledhjen e bordit, më 21 janar 2009.   Kuvendi nuk do të shqyrtojë gjendjen e sigurisë në vendRaportit të Qeverisë për punën një vjeçare, do të shqyrtohet në seancën e dytë të këtij viti të Kuvendit të Kosovës, që pritet të mbahet më 29 janar. Ndërkaq, çështja e sigurisë, për shkaqe procedurale, nuk do të diskutohet as në këtë atë. Çështja e sigurisë, për të cilën është kërkuar përkatësisht rekomanduar të diskutohet sikurse nga partitë opozitare ashtu edhe nga Komisioni për Siguri i Kuvendit, nuk do të diskutohet në asnjërën nga dy seancat e janarit të Parlamentit të Republikës. Kjo sipas kryeparlamentari Jakup Krasniqi, për shkaqe procedurale. “Të gjitha komisionet dhe grupet parlamentare duhet ti respektojnë normat dhe procedurat e parapara në rregulloren e punës së Kuvendit. Gjithçka që nuk është përgjegjësi e grupit parlamentarë dhe e komisioneve parlamentare, nuk i kalon procedurat e debatit në Kuvendin e Kosovës”, tha Krasniqi. Ministri Enver Hoxhaj u takua me Parlamentin e Studentëve të UP-së Për MASHT është e rëndësishme që në Universitetin e Prishtinës të ketë studime sa më cilësore si dhe të shqyrtohen të gjitha kërkesat që dalin nga Parlamenti Studentor, tha Ministri Enver Hoxhaj në takim me pjesëtarët e Parlamentit të Studentëve të Universitetit të PrishtinësMe ftesën e kryetarit të Parlamentit të Studentëve në Universitetin e Prishtinës, Mërgim Lushtaku, një delegacion i MASHT-it, i përbërë nga ministri i Arsimit, i Shkencës dhe i Teknologjisë Enver Hoxhaj, zv/ministri Agim Hyseni, këshilltari Nuhi Rexhepi, u.d së sekretarit permanent Enver Buqaj dhe drejtori i Arsimit të Lartë, Avudlla Alija, u takuan me kryetarin e Parlamentit të Studentëve Mërgim Lshtaku dhe me anëtarët e tjerë.BSPK reagon ndaj deklaratave të Partisë Social-Demokrate të Kosovës Përmes një komunikate për opinion Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës reagon ashpër ndaj deklaratave të Partisë Social-Demokrate të Kosovës, ku zëdhënësi i kësaj partie Gëzim Kasapolli në një konferencë për shtyp ka deklaruar se Qeveria ka arritur t'i përçajë sindikatat në vend, edhe ashtu të politizuara, në mënyrë që të ketë kontroll mbi toBSPK-ja ua bënë me dije edhe PSD-së, por edhe të gjitha partive tjera se është subjekt i pavarur dhe jo i politizuar dhe se askush mbi të nuk mund të ketë kontroll. Është e vërtetë që qeveria ka arritur të krijojë "sindikata" me disa individ, me qëllim të realizimit të interesave të saja, ose që të tentojë ta ulë zërin e BSPK-së, mirëpo BSPK-ja nuk i nënshtrohet qeverisë dhe asnjë subjekti politik dhe do ta vazhdojë rrugën e saj për mbrojtjen e interesave të punëtorëve dhe do të jetë zëdhënës i tyre, thuhet në komunikatë. E drejta për punë është e garantuar me Konventat Ndërkombëtare. BSPK-ka konsideron se pa u rregulluar kjo çështje me infrastrukturë ligjore nuk ka stabilitet politik e as ekonomik.Ua bëjmë me dije opinionit të gjerë publik se BSPK-ja ka qenë prijëse e shumë proceseve politike madje edhe para partive politike.Në fashtin Sfeqel humbi jeten një  fëmijë 8 vjeqar    Një fëmijë I moshes 8 vjeqarë ka  humbur jeten sot në prrock me ujë  që gjendet afër shkolles fillore të fshatit Sfeqel .Zyrtarja për informim e Policisë së Kosovës Lulzime Hasani na deklaroi se fëmia është Mirsad (Ismet )Tahiri  8 vjeqar nga fshati Sfeqel ,fëmija në momentin kritik ishte ne oborrin e shkolles fillore “ALI Ajeti “të      foto nga Arkiva (R.Vizioni)         fshatit Sfeqel  duke lozur  me top me bashkëmoshataret e vetë  ,ekipet e shpëtimit te Policise se Kosovës  ,Brigada e Zjarrëfiksve si dhe qytaterë të shumtë  pas kerkimit për më shumë se 2 ore e kan gjetur trupin e pa jete të femiut në fjalë .Policia e Kosovës është duke I bërë hetimet rrethe këtij rasti   Tadiç: Do punojmë të shpërbëjmë FSK-në>>>>: selected article -->20.01.2009 Serbia e kundërshton forcën e re multietnike të Kosovës dhe do të bëjë presion që ajo të shpërbëhet, ka deklaruar presidenti i Serbisë, Boris Tadiç. "Serbia nuk e pranon formimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe se kurrë nuk do të pranojë një zgjidhje të tillë" ka thënë Tadiç. Ai ka shtuar se do të bëjë presion në NATO që kjo forcë të shpërbëhet pasi nuk i kontribon sigurisë në Kosovë. "Demilitarizimi i Kosovës është rruga e vetme për të ofruar siguri për njerëzit që jetojnë atje" tha Tadiç.   Obama merr zyrtarisht detyrën e presidentit të SHBA-ve   Presidenti i ri i SHBA-ve, Barak Obama, do të bëjë sot betimin si presidenti i 44-me radhë amerikan, në inaugurimin e të cilit pritet të marrin pjesë rreth 2 milionë njerëz. Tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për ceremoninë e inaugurimit të presidentit të parë me ngjyrë në historinë e SHBA-ve, për çka janë rritur dukshëm masat e sigurisë.Mijëra policë, pjesëtarë të Gardës Nacionale, njësi të veçanta anti-terror dhe agjentë të FBI-së janë në gjendje gatishmërie, ndërsa shumë rrugë në qendër të Uashingtonit do të jenë të mbyllura deri nesër në mëngjes. Postin e presidentit Obama zyrtarisht do ta marrë rreth orës 18:00 sipas kohës sonë. Ndërkaq, sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gejts do ta ndjekë ceremoninë e betimit të Barak Obamës në një vendndodhje sekrete. Në rast të ndonjë katastrofe apo sulmi terrorist Gejts do të marrë përgjegjësitë për drejtimin e shtetit. Është praktikë e zakonshme që në ngjarje të mëdha të sigurohet që së paku një prej zyrtarëve të lartë të jetë në vend të sigurt. Kjo është masë mbrojtëse paraprake në rast të ndonjë tragjedie.KF0R-i nesër nis fushatën e rekrutimit në FSKPërfaqësuesit e KFOR it nesër në Bibliotekën Kombëtare Universitare në Prishtinë, do të prezantojnë konceptin e fushatës së rekrutimit në Forcën e re të Sigurisë së Kosovës (FSK) për Universitetin publik të Prishtinës. Me këtë rast do të jipen të gjitha informacionet e rëndësishme lidhur me FSK në, si përgatitjet profesionale, kushtet për punësim, kushtet e punës dhe trajnimit. Fushata e parë e rekrutimit në FSK do të zgjasë deri më 14 shkurt 2009. MTI ndanë sot certifikata për 50 studentë kosovarë Zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë ndanë sot certifikata për 50 studentë kosovarë dhe 30 kompani vendore, që janë përfshirë në programin “Intership Biznesi”, i organizuar për herë të parë në Kosovë. Përmes këtij programi, studentët kanë ndjekur mësime praktike në kompanitë vendore, duke i harmonizuar ato me njohuritë teorike të përfituara në Universitet.Ministri Lutfi Zharku tha se programi do të zgjerohet në të ardhmen dhe sivjet do të përfshijë 200 përfitues, kurse vitin e ardhshëm planifikohet deri në një mijë e 200 sish.  Kushtet kosovareZëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se për çfarëdo bisedimesh për çështje teknike mes Kosovës dhe Serbisë duhet të ketë ndërmjetësim nga SHBA dhe Bashkimi Europian, dhe palët duhet të kenë status të barabartë. Prishtina dhe Beogradi nuk mund të merren vesh për zgjidhjen e çështjeve teknike pa ndërmjetësim nga përfaqësues të SHBA’së dhe Bashkimit Europian, citohet të ketë thënë Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, për Radion serb B92. Ai ka deklaruar se asnjëra palë nuk ka marrë ftesë për bisedime teknike. “Në Ballkan nuk mund të negocioni vetëm. Gjithmonë duhet të jetë ndonjë ndërmjetësues. A është kjo një gjë e mirë apo e keqe, nuk e di, por ky është fakt”, ka thënë ai. “Për këtë arsye mendoj se këtu duhet të jenë njerëzit nga SHBA dhe BE, mes nesh, disa vjet. Pas kësaj, mendoj se mund të bashkëpunojmë edhe vetë”. Zëvendëskryeministri ka thënë se UNMIK’u ka qenë i suksesshëm në disa gjëra. “Për disa gjëra nuk ka qenë i suksesshëm siç do të dëshironim, por, në fund të fundit, UNMIK’u ka qenë një mision i suksesshëm në Kosovë. Kosova tani është shtet i pavarur dhe mund të bashkëpunojmë në nivel tjetër. UNMIK’u është një çështje e përfunduar”.   Ministri Gashi premton përmirësimin e kushteve në shëndetësi Ministri i Shëndetësisë Alush Gashi thotë se prioritet i Ministrisë se Shëndetësisë për këtë vit është përmirësimi i kushteve në shëndetësi dhe ngritja e nivelit të përgjegjësisë. Për pacientet të cilët vuajnë nga sëmundja e diabetit, këtë vit pritet që mos të përballen me shpenzime për sigurimin e insulinës. Ministri Gashi premtoi se më 2009 do të këtë insulinë për të gjithë pacientët që vuajnë nga sëmundja e diabetit. Mirëpo, drejtori Qendrës Klinike Universitare të Kosovës Jusuf Ulaj këto premtime i sheh me skepticizëm. “Premtimet verbale ekzistojnë, mirëpo mbetët të shihet në praktikë”, thotë drejtori Ulaj    Ekzekutohet me armë një emigrant shqiptar në Selanik  NNjë shqiptar ka humbur jetën sot në orët e para të mëngjesit pasi është ekzekutuar nga persona të panjohur gjatë një grabitjeje me armë në një pikë karburanti në Selanik. Ermal Beri, 49-vjeçar nga Korça, punonte roje në një pikë karburanti ku dy persona të panjohur i kanë kërkuar paratë e xhiros por shqiptari refuzoi tua jepte. Dy agresorët iu përgjigjën me të shtëna pistolete duke e lënë të vdekur në vend shqiptarin. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Stavropuli të Greqisë. Policia greke ka deklaruar se vrasësit janë larguar menjëherë nga vendngjarja me një makinë tip BMW. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe për identifikimin e tyre.  Administrata e re amerikane, do të vazhdojë mbështetjen e pavarësisë së Kosovës , vlerëson analisti Majer “Administrata e re amerikane, do të vazhdojë të mbështesë pavarësinë e Kosovës dhe do t’u përmbahet qëndrimeve tashmë të njohura në lidhje me vendet tjera të rajonit”. Kështu deklaroi profesori i shkencave politike në Universitetin nacional për mbrojtje, Stiven Majer. Ai ka thënë për Zërin e Amerikës se administrata e Obamës, gjithashtu do të angazhohet në zgjidhjen e konfliktit izraelit-palestinez, e para se gjithash, do t’iu përkushtohet problemeve ekonomike. Prioritet në planin e jashtëm politik do t’i jepet Afganistanit, Irakut, Pakistanit dhe Iranit, ka vlerësuar Majer         Panamaja njohu shtetin e pavarur të Kosovës  Përmes një bisede telefonike të gjatë dhe tejet miqësore që ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni ka pasur mbrëmë me ministrin e Jashtëm të Republikës së Panamasë, Samuel Lewis Navarro, është njoftuar se zyrtarisht Panamaja e ka njohur shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës. Po ashtu, ministri i jashtëm i Panamasë, njëkohësisht edhe zëvendës-president i vendit, e ka njoftuar ministrin Hyseni se, nota verbale e njohjes, do t’i dorëzohet sot të ngarkuarit me punë të Kosovës në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Washington, Avni Spahiu. Gjatë bisedës, ministrat e jashtëm të dy vendeve u zotuan për zhvillimin dhe forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe.  Panamaja është vendi i 54 që e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Panamaja gjendet ne Amerikën Qendrore, e kufizuar me detin e Karaibeve dhe Oqeanin Paqësor, ndërmjet Kolumbisë dhe Kostarikës.    Sejdiu dhe Feith: Nuk ka zgjedhje parlamentare në vitin 2009  Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu priti sot Përfaqësuesin Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith me të cilin bisedoi rreth çështjes së zgjedhjeve në Kosovë. Presidenti Sejdiu e njoftoi Feith me vendimin e tij që "institucionet qendrore të Kosovës, të zgjedhura në mënyrë demokratike nga zgjedhjet e nëntorit te vitit 2007, do të vazhdojnë mandatin e plotë sipas Nenit 161 të Kushtetutës së Republikës dhe akteve të tjera juridike në fuqi". Pieter Feith e siguroi Presidentin Sejdiu se vendimi i tij është në përputhshmëri të plotë me Dokumentin Gjithëpërfshirës të Presidentit Ahtisaari. Lidhur me vendimin për kohën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale, Presidenti në bazë të kompetencave të veta, do të bëjë konsultimet dhe do të marrë vendimin në kohën e paraparë me Kushtetutë dhe me ligjet në fuqi.     Qytetarët e Podujevës mund ti shohin zonat katastrale edhe ne internet  Sot drejtori i Drejtorisë për Urbanizëm, Kadastër dhe Ambient Ismail Abdullahu priti në zyrën e tij një ekip të kompanisë të quajtur “Programi për zhvillimin e administrimit të tokës në Kosovë” e autorizuar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës. Këtë ekip e përbënte David Harris, udhëheqës i ekipit, Dugagjin Venhari, menaxher i zyrës dhe konsulentë të tjerë. Z. Harris në fillim e informoi drejtorin lidhur me qëllimin e këtij takimi. Ai tha se “kompania e jonë ka marrë për sipër menaxhimin e këtij projekti për të krijuar një sistem të ri kompjuterik për përfshirjen e të dhënave kadastrale në të, ku të dhënat do të barten nga sistemi i vjetër në sistemin e ri, i cili më pastaj do të bartet në ueb faqe dhe intranet, ku institucionet dhe qytetarët të kenë qasje në këto të dhëna, e sidomos vlen të theksohet se qytetari do të ketë mundësi të informohet nëpërmes të internetit për të dhënat kadastrale për pronën e tij.” Z. Harris njoftoi drejtorin Abdullahu se ky projekt po financohet nga Qeveria suedeze “SIDA”. Ai më tej shtoi se “është paraparë fillimisht të shkohet me pilot projekt për të pasur mundësi të shikohen përparësitë dhe dobësitë e këtij sistemi, në mënyrë që të vijë deri te përsosja e tij. Në kuadër të kësaj ne kemi zgjedhur komunën e Podujevës si njëra ndër komunat e para e cila është e përfshirë në këtë pilot projekt. Për këtë gjë do të duhet të trajnohen së paku dy veta nga Sektori i kadastrit. Ky trajnim zgjatë diku rreth dy javë, në mënyrë që të filloj praktikisht zbatimi i pilot projektit.” tha më tej David Harris.Z. Abdullahu falënderoi përfaqësuesit e kësaj kompanie për ndihmën e tyre që po japin për këtë projekt, duke thënë se “çdo rritje e cilësisë së të dhënave administrative çfarë do qofshin ato, ndikon në një shërbim më cilësor për qytetarët. Po ashtu është kënaqësi se ky pilot projekt e ka përfshirë komunën tonë, si njëra ndër komunat e para.”Vlen të theksohet se ky projekt është vazhdimësi e aplikimit të E-qeverisjes në administratën tonë.    Details...

SPORTI   Australian Open: Verdasco mposht Tsonga-n Spanjolli Fernando Verdasco ka kaluar pёr herё tё parё nё njё gjysmëfinale nё Grand Slam, pasi mposhti francezin Jo-Wilfried Tsonga nё 4-0 nё sete (7-6, 3-6, 6-3, 6-2) nё çerekfinale tё Australian Open. I rendituri i 14-tё nё listёn botërore, Verdasco, nuk tregoi asnjë shenjё lodhje nga ndeshja e mëparshme ndaj Andy Murrayt, qё zgjati pesё sete, dhe arriti tё tejkalojё edhe tё fuqishmin Tsonga, gjatё njё pёrballjeje triorёshe. Tsonga arriti nё finale nё Australian Open tё vitit tё kaluar, por dёshtoi kёtё herё kundër Verdascos, duke humbur nё momentet nё tё rёndёsishme tё ndeshjes. Kundёrshtari i radhёs i Verdascos, do tё jetё njёri nga fituesit e ndeshjes sё sotme, spanjolli tjetër Rafael Nadal ose kundërshtari i tij, francezi Gilles Simon.    O'Neill: Villa mund ta fitojё ligёn Menaxheri i Aston Villas, Martin O'Neill, pas fitores sё mbrëmshme ndaj Portsmouthit, thotë se ekipi i tij mund edhe ta fitojё Premierligёn kёtё sezon.  United përforcon pozitën e parë Kampionët e Ligës Premier, Manchester United, e kanë mposhtur me rezultat të thellë prej 5-0 skuadrën e pashpresë të West Bromwich Albion, për t’iu shmangur tre pikë Liverpoolit, i cili nesër është mysafir i Wigan Athletic. Djajtë e Kuq shënuan golin e parë në minutën e 22-të me anë të sulmuesit bullgar Dimitar Berbarov, i cili pas një kombinimi me Carrick e mposhti portierin Carson. Nga minuta e 40-të, vendasit mbetën me një lojtar më pak në fushë pasi gjyqtari në mënyrë kontroverse e përjashtoi direkt me karton të kuq Paul Robinsonin, për një ndërhyrje e cila ndoshta meritonte karton të verdhë. Nga ky moment të zgjedhurit e Fergusonit nuk e patën vështirë të shënoni gola. Pa përfunduar pjesa e parë (44’), argjentinasi Carlos Tevez dyfishoi epërsinë për mysafirët. Pesëmbëdhjetë minuta brenda pjesës së dytë (60’) shënoi edhe serbi Nemanja Vidic, për ta ngritur epërsinë në 3-0. Dy golat tjerë u rezervuan për lojtarin më të mirë në botë për vitin 2008, Cristiano Ronaldo, i cili shfrytëzoi më së miri pasimet e Giggsit dhe Berbatovit për ta fundosur krejtësisht WBA-në.  Bayerni shkatërron Stuttgartin Skuadra e Bayern Munichut e ka deklasuar Stuttgartin me rezultat 5-1 në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Federatës Gjermane të Futbollit, DFB Pokal. Kampionët gjermanë e filluan vrullshëm takimin duke shënuar tri herë që në pjesën e parë. Serinë e golave e hapi Bastian Schweinsteiger, i cili shënoi që në minutën e 14-të. Katër minuta më pas (18’), mesfushori francez Franck Ribery dyfishoi epërsinë. Para fundit të pjesës së parë (43’), bavarezët shënuan edhe njëherë, ndërsa këtë herë ishte radha e sulmuesit italian Luca Toni. Ashtu si në fillimin e pjesës së parë, edhe në fillim të të dytës shënoi mesfushori gjerman, Bastian Schweinsteiger, por këtë radhë nga pika e bardhë (55’). Për ta bërë rezultatin 5-0 u kujdes braziliani Ze Roberto (59’). Krejt çka bëri skuadra vendase e Stuttgartit ishte një gol i nderit i shënuar në fund të takimit (85’), nga sulmuesi Mario Gomez. City do ta dënojë Robinhon Sulmuesi brazilian i Manchester Cityt, Robinho, do të dënohet nga skuadra e tij për shkaka të largimit pa marrë leje nga fusha stërvitore në Tenerife.    Trajneri i Cityt, Mark Hughes, ka konfirmuar se braziliani do të dënohet dhe se do të merren edhe masa të tjera disiplinore ndaj tij. Në bazë të disa burimeve, pronari i klubit, sheiku Mansour ka mbështetur dënimin kundrejt Robinhos dhe pritet që braziliani të paguajë 320.000 funte për veprimet e tij. Trezeguet në stol kundër Udineses Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, ka konfirmuar se sulmuesi francez David Trezeguet, pas një kohe të gjatë (që nga shtatori i vitit të kaluar) do jetë në dispozicion të tij që në ndeshjen e të mërkurës mbrëma kundër Udineses. “Vincenzo Iaquinta do të jetë në dispozicion, edhe pse nuk është stërvitur mjaftueshëm”. “Trezeguet do të jetë në bankën e rezervistëve. Nëse është e nevojshme do ta inkuadroj në lojë. Ai është stërvitur mirë dhe është në fazën e rikuperimit të plotë. Do të shoh si do të shkojnë gjërat dhe nëse ai mendon se është i gatshëm për lojë, atëherë mund të luajë”. “Dalëngadalë po kthehen lojtarët dhe kjo është një gjë shumë pozitive për në. Shpresoj që së shpejti t’i kem të gjithë lojtarët në formën e tyre më të mirë”, ka thënë trajneri i Bianconerëve. Anulohet ndeshja Itali-Brazil? Sekretari i Shtetit italian, Alfredo Mantica, ka kërkuar anulimin e ndeshjes miqësore ndërmjet Italisë dhe Brazilit, e cila është caktuar të zhvillohet më 10 shkurt në Londër, për shkak se Brazili nuk lejon ekstradimin e një terroristi të dënuar italian. Cesare Battisti kërkohet nga Qeveria italiane për terrorizëm, ndërsa është i dënuar katër herë me burg të përjetshëm. Ai aktualisht gjendet në Brazil dhe është duke kërkuar azil politik. Të hënën, gjykatësi përgjegjës për rastin ka vendosur që Battisti të mos ekstradohet në Itali pasi ai ka statusin e refugjatit politik. Ky vendim e ka nevrikosur Qeverinë italiane, të cilët kanë kërcënuar se do ta bojkotojnë ndeshjen miqësore kundër Selecaos. “Mendoj se duhet ta anulojmë ndeshjen miqësore ndërmjet Italisë dhe Brazilit në Londër. Ne nuk mund t’i pranojmë veprimet e Qeverisë së Brazilit. Battisti është një terrorist dhe jo refugjat politik”. “Zhvillimi i ndeshjes mund të nxisë probleme ndërmjet tifozëve, kështu që rrezikojmë ta shndërrojmë sportin në një skandal politik”, ka thënë Mantica për “La Repubblica”. MILAN, SPEKTAKEL NË BOLONJAKa shkaterruar 1-4 Bolonjen ne javen e 20-te te Serise A. Shpejt qe ne minuten e 9 kuqezinjte kane pare veten ne disavantazh pas nje 11-metershi.Nje nderhyrje e gabuar ndaj Zambrotes sjell nje 11-metersh ne favor te Milanit i cili shnderrohet ne gol nga Kaka. Ka qene pikerisht braziliani i cili ne perfundimin e pjeses se pare shenon nje tjeter gol duke mbyllur gjithcka te ketij takimi. Pjesen e dyte Bolonja e fillon me 10 lojtare pas daljes me kartonin e kuq te Mudingajit. Milani i avantazhuar edhe nga epersia numerike shenon edhe golin e 4 me Devid Bekham, i pari per te me fanellen kuqezi. Kjo fitore e con Milanin ne kuoten e 40 pikeve 3 me pak se Interi qe do te zhvilloje ne 20:30 ndeshjen e javes kunder Sampdorias. Edhe Roma vazhdon serine e sukseseve. Skuadra e Spaletit ka mundur ne kete fundjave 0-3 Napolin. Filip Mekses hap serine e golave per Romen qe ne minuten e 18, nderkohe qe mbrojtesi tjeter Huan shenon golin e dyte brenda 45 minutave te para. Ne te dyten malazezi Vucinic shenon edhe golin e trete qe i jep Romes mundesine te afrohet ne vendin e gjashte me 33 pike aq sa edhe Napoli i vendit te peste. Nderkohe surpriza e kesaj fundjave te Serise A ka qene humbja 1-4 e Lacios me Kaliarin. Edhe pse lacialet shenojne te paret qe ne minuten e 4-t, rezultati barazohet 2 minuta me pas nga Jeda dhe ka qene serish ai i cili ne minuten e 9 shenon edhe golin e avantazhit. Akuafreska shenon golin e trete per Kaliarin dhe Matri vulos fitoren me golin e katert brenda pjeses se pare. Nderkohe per Lacion akordohen dy 11-metersha te cilat u humben nga Roki dhe Zarate. PA LORIK CANËN KUNDËR MALTËSKapiteni i Olimpikut të Marsejës, Lorik Cana, nuk është rikuperuar nga dëmtimi që ka pësuar në fund të vitit të kaluar. Cana e ka problemin në gju, ku ka ndier dhimbje gjatë ndeshjes së humbur në”Velodrom” kundër Nancy.Prej javësh, Cana, që ka zhvilluar 16 ndeshje në Ligën Franceze këtë sezon, ka qëndruar jashtë fushës. Këtë të premte, kosovari e ka ndjekur nga jashtë miqësoren me Kasis-Karnu, e fituar 3-0 nga Marseja. Cana ka shpjeguar pse duhet të presë akoma. “Duhet të tregohem shumë i kujdesshëm, sepse nuk kam ndërmend të dëmtohem sërish dhe të qëndroj më gjatë jashtë fushave. Është e papranueshme për mua që në këtë pikë ku ndodhet skuadra të mungoj përsëri. Për momentin po stërvitem në pishinë, për të ruajtur formën fizike. Nuk mund të them një datë fikse për rikthimin tim,” – është shprehur Cana për mediat franceze. Edhe stafi mjekësor është shprehur për dëmtimin e kapitenit: “Para se të aktivizohet, duhet patjetër të stërvitet për një javë, për të parë nëse gjuri i tij do të enjtet përsëri. Në shpresojmë të rikthehet pas 20 ditësh.” Pra, kosovari nuk do të jetë për takimin e rëndësishëm me Bordonë, më datë 8 shkurt. Sipas informacioneve që vijnë nga Franca, gjendja e Canës nuk është shpresëdhënëse për ndeshjen që kombëtarja jonë do të luajë më 11 shkurt me Maltën. Trajneri Han nuk duhet të llogarisë Canën, por të shpresojë vetëm te ndonjë mrekulli për riaftësimin e parakohshëm të tij.  BUFON: TË ISHA KAKA’, DO TË LARGOHESHAPortieri bardhezi e cilëson “një teatër” çështjen e brazilianit të MilanitÇështja e madhe e merkatës në lidhje me brazilianin e Milanit Kaka’, nuk e ka bindur shumë portierin e Juventusit Xhixhi Bufon, i cili u kthye mbrëmë mes dy shtyllave kundër Fiorentinës pas një periudhe të gjatë për shkak të dëmtimit në shpinë. “Çështja “Kaka’” ishte një teatër i vogël, më shumë sesa një zgjedhje e lojtarit dhe e klubit.Klube si Juvja, Interi apo Milani, nëse duan të finalizojnë një çështje, asnjëherë nuk do ta linin pezull.” Po Xhixhi vetë, çfarë do të vendoste? “Di që skuadrat janë edhe të klubeve, por me një ofertë marramendëse, unë do të isha gati të shkoja nëse më thërrisnin.Pastaj, që kur kam qenë në moshën 23-vjeçare kam dëgjuar zëra merkatoje me shifra të mëdha. Unë jam një profesionist futbolli dhe di të bëj dy llogari. Do të veproja kështu edhe për t’i larguar një siklet të justifikueshëm një klubi si Juventusi, të cilit i detyrohem shumë”.  EDUARDO: JAM GATI TË KTHEHEMSulmuesi Eduardo da Silva i ka thënë Arsenalit se është gati të luajë pas 11 muajsh mungese pas një dëmtimi në këmbë gjatë një ndeshjeje në Premier Ligë."Jam gati," tha 25 vjeçari Eduardo në faqen e internetit të Arsenalit ditën e enjte."Ka kaluar shumë kohë që kur nuk kam luajtur për 90 minuta, por tani ndihem më mirë sepse e di që mund të luaj gjatë gjithë ndeshjes. Ndihem shumë i fortë dhe jam shumë i lumtur."Kthimi i Eduardos i ngroh shpatullat menaxherit Arsen Venger, sepse Arsenali që ndodhet në vendin e pestë kërkon të bëjë përpara për të hyrë në garën për titull."Them se jam gati për skuadrën e titullarëve, por për këtë duhet të pyesni shefin," tha Eduardo. "Ndihem shumë mirë dhe po stërvitem me të gjitha fuqitë çdo ditë. Dua të kthehem në formë të plotë. Tani çdo ndeshje është një hap i madh për mua."Ai tha se dëmtimi, një thyerje e fibulës dhe ndrydhja e kyçit të këmbës, nuk i kishte lënë asnjë pasojë psikologjike."Jam gati, si me trup dhe me mendje," tha ai. “Tani po pres rastin të luaj si titullar.” ROBINJO LARGOHET NGA MANCHESTER CITY?!Edhe perkunder shumes se majme te parave qe ai fiton ne klub, largimi i tij eshte i pashpjegueshem. I zhgënjyer nga mos-transferimi i mikut të tij Kaka, tek Mançester Siti, Robinjo është larguar pa lënë gjurmë nga grumbullimi i skuadrës në Tenerife të Spanjës.Drejtori ekzekutiv i Sitit, Gerri Kuk, konfirmoli lajmin, madje paralajmëroi sanksione ndaj brazilianit. Sipas disa zërave Robinjo është nisur drejt Brazilit, i mërzitur se klubi nuk mbajti fjalën për ta bashkuar me mikun e tij Kaka.   SUKSESI QË FSHIHET PAS IKER CASILLASMerr fund beqaria për kampionin e Evropës, Iker Kasillas. Topmodelja spanjolle Eva Mendez i ka lënë stafetën një tjetër iberikeje nga Las Palmasi, po kaq e bukur dhe 'hot'.Është shumë joshëse dhe quhet Ariadne Artiles, e sapodivorcuar edhe kjo nga kampioni i Superbike, Fonsi Nieto. Ariadne është një modele shumë e "klikuar" nga revistat prestigjioze, e deri tani ka qenë imazh në më shumë se 20 prej tyre. Madje jo shumë larg, e dashura e portierit të Realit të Madridit është "kandiduar" edhe si femra më seksi në botë nga revista e mirënjohur "FHM".Ariadne ka qenë e ftuara VIP në festën që 'gladiatori' organizoi para pak kohësh me mikun e tij dhe Rafael Nadal. Mendohet që pas festës, disa prej tyre kanë drekuar në fshehtësi në një nga restorantet e Madridit. Por shembullin e Artiles e ndoqi edhe ish-i i saj, i cili është dashuruar brenda "profilit", me një pilote të Formula 3, Karmen Zhorda. Përveç pasionit për makinat, biondia 20- vjeçare vazhdon studimet për menaxhim biznesiKAKA: “I TAKOJ MILANIT, VENDOSI ZEMRA”Nje dite e gjate, plot ankth ajo e djeshmja, qe kishte si protagonist mesfushorin brazilian, Kaka.Zhvillimet preken ekstremet e tyre dhe ne fund ne sajtin zyrtar te Milanit u tha: “Ricki yne do te qendroje. Kjo eshte e vetmja gje qe llogaritet. Dashuria per Milanin fitoi. Faleminderit president!, Faleminderit Kaka! Forca Milan!”. “Te gjithe mesazhet qe erdhen me detyruan qe zgjedhja te ishte zemra dhe ne fund ajo erdhi nga zemra ime. Absolutisht qe nuk ishte ekonomike”. Keshtu e komenton vendimin e marre vete Kaka. Rivendoset perseri statusi per mesfushorin brazilian, “ai eshte i pashitshem. Ka perfunduar nje drame qe percolli prej javesh shume spekullime. “Une i takoje Milanit, pohoi ne Milan Channel, Kaka. Asnjehere dhe per pak sekonda nuk mendova qe te largohesha. Nuk deshiroja me shume fitime, desheroja vetem te qendroja te Milan. Ndihem shume mire ketu, te gjithe me respektojne dhe me duan. Une jam i lumtur.  Ibrahimoviq futbollisti më i mirë në ItaliSulmuesi i Interit, Zlatan Ibrahimoviq është shpallur futbollisti më i mirë në Itali nga Asociacioni i futbollistëve italian (ACI). Ibrahimoviq e mori këtë çmim mbrëmë në ceremoninë e mbajtur në Milano, i cili ndryshe njihet si "Oskari i Serisë A".Fituesin e këtij çmimi e përcaktojnë votat e futbollistëve profesionist në Itali. Vitin e kaluar këtë çmim e kishte fituar braziliani, Kaka. Ndërkohë futbollisti më i mirë italian u shpall Alesandro Del Piero, kurse trajneri më i mirë strategu i Fiorentinës, Çezare Prandeli. Mbrojtësi i Juventusit, Xhiorxho Kiellini fitoi çmimin e mbrojtësit më të mirë, derisa portieri Xhanluixhi Bufon u shpall portieri më i mirë. Shpresa më e madhe u shpall sllovaku në radhët e Napolit, Marek Hamshik. LUSIO, OBJEKTIVI I MILANITKontrata e lojtarit skadon pas 18 muajsh. Por ende nuk është e sigurt, nëse do të jetë apo jo i gatshëm Bajerni ta shesë lojtarin.Mbrojtja e Milanit për sezonin e ardhshëm mund të ketë ngjyra të forta braziliane. Sipas informacioneve, kuqezinjtë janë në kërkim të një mbrojtësi qendror, që së bashku me Thiago Silvan, të formojë një dyshe sigurie. Për këtë arsye, milanezët kanë përzgjedhur brazilianin e Bajernit të Mynihut Lusio.  BUFON, PORTIERI MË I MIRË NË HISTORIPortieri i Juventusit, Gianluigi Buffon është portieri më I mirë në histori, sipas klasifikimit botëror të portierëve nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS).Bufon me 78 pikë, ka lënë pas Peter Shmichael, ish-portierin e Manchester United me 69 pikë, dhe spanjollin e Real Madridit, Iker Casillas me 63. Gjermani Oliver Kahn është i katërti me 62 pikë, ndërsa i pesti është paraguaiani Chilavert me 58.PËR 15 MINUTA FUNDOSET INTERIBefasia më e madhe e xhiros 19 të Serie A sigurisht që është fitorja bindëse e Atalntës ndaj kampionit aktual dhe liderot të tabelës, Interit, me rezultatin 3-1.Posaçërisht e keqe për skuadrën e Murinjos ishte pjesa e parë, të cilën vendasit e fituan me rezultatin 3-0, me dy golat e Donit, dhe një të Floccarit. Krahas rezultatit, tifozët e Interit ishin të zemëruar edhe nga loja e dobët e Interit, për shkak se deri në përfundim të ndeshjes Atalanta kishte dominim total, ndërsa mysafirët golin e nderit e shënuan në çastet e fundit, nëpërmjet Ibrahimoviç.Lojë dramatike kishte edhe në Torino, ku Roma me golin e Baptistës në minutën e dytë shtesë të ndeshjes mposhti vendasit me rezultatin 1-0. Edhe një mysafir tjetër i suksesshëm ishte Palermo, e cila me dy golat e reprezentuesit australian Bresciano mposhti Sampdorinë me rezultatin 2-0. ITALIANËT FUTBOLLISTËT MË TË PLAKURSerie A po e humb shkelqimin ne loje, duke mbajtur lojtare te vjeter ne ekipe.Serie A është kampionati më i mplakur mes 30 më të fortëve të kontinentit. Ky rezultat doli gjatë studimit që bëri Isntituti Vëshgues i Futbollistëve profesionistë. Në Itali mosha mesatare është 26,9 vjeç. Kampionati ku dominojnë të rinjtë është ai kroat ku me një moshë mesatare 24,1 vjeç. Në këtë vëzhgim morën pjesë 11,015 lojtarë të 456 klubeve. DROGBA DHE CHELSEA AFËR SHKURORËZIMITSulmuesi i ekipit anglez eshte duke shqyrtuar mundesi largimi, ndersa flitet se per ate interesohet Inter.Dëshira e Didier Drogba për të kaluar tek Interi mund të realizohet. Për këtë, janë të bindura shumë gazeta angleze, të cilat nuk e fshihnin shqetësimin e tyre për tekat e vazhdueshme të sulmuesit të Çelsit (zënka në stërvitjen e 28 dhjetorit, pas barazimit me Fulham. Këtë vit, ai shpesh ka qenë i dëmtuar apo i skualifikuar dhe ka shënuar vetëm një gol në Premier League. Por të martën është përplasur sërish me trajnerin Skolari dhe e ardhmja e tij te Çelsi tashmë është vënë në diskutim.FERGUSON, TRAJNERI MË I MIRË I 2008-ËSPerveç Liges Premiere qe eshte zgjedhur si liga me e forte e futbollit evropian edhe Sir Aleks, e ri-konfirmon kualitetin e lojes ne Angli.Sër Aleks Ferguson, trajneri i Mançester Junajtid, kampion i Anglisë, Evropës dhe botës, është dhe trajneri më i mirë i vitit 2008, sipas Institutit Ndërkombëtar të Historisë e Statistikave të Futbollit (IFFHS). Tekniku i “Red Devils” ka grumbulluar 264 pikë, duke lënë pas Advokat (trajnerin e Zenit San Peterburg,fituesin Kupës UEFA) dhe argjentinasin Bauza, që drejton Ldu di Quito, që ka fituar Kupën Libertadores. SHQIPËRIA, TRI SHKALLË MË LART NË KLASIFIKIMIN FIFAPërfaqësuesja shqiptare e futbollit është ngjitur me tri vende në klasifikimin botëror të FIFA-s.Edhe pse nuk ka zhvilluar asnjë aktivitet gjatë kësaj periudhe, kuqezinjtë e drejtuar nga Ari Han përfitojnë nga uljet e skuadrave të tjera.Nga vendi i 81-të, Kombëtarja kalon në të 78-in, me 424 pikë të grumbulluara. Në një klasifikim që na sheh në pozita të njëjta me Libinë, Shqipëria është skuadra e cila ka përparuar më shumë në Grupin 1 eliminator të Botërorit 2010, në muajin janar. Ngjitja në ranglistën botërore ka sjellë përmirësim të pozitave edhe në klasifikimin kontinental. Tashmë ndodhemi në vendin e 36-të, menjëherë pas Letonisë, nga 53 federata anëtare të UEFA-s. Një tjetër fakt interesant është se kjo është renditja e dytë më e mirë në muajin janar, që prej vitit 1993: më mire kuqezinjtë kanë bërë vetëm në vitin 2001, kur renditeshin të 74-it.  JUVENTUS HIDHET NË SULM PËR BRAZILIANIN E VERDER, DIEGOJuventusi fillon ofensivën për afrimin e Diegos. Drejtuesit e klubit bardhezi kanë përcaktuar një takim me homologët e Verder Bremenit.Javën e ardhshme, drejtori sportiv i klubit italian, Alesio Seko, do të udhëtojë drejt Gjermanisë për t’u takuar me krerët e skuadrës së Bundesligës. Ai do të vlerësojë nëse Verderi është i gatshëm të fillojë bisedimet për shitjen e mesfushorit brazilian. Ky është vetëm hapi i parë dhe gjasat për gjetjen e marrëveshjes ekzistojnë. Është e vërtetë se Diego ka kontratë deri në vitin 2011, por prej disa muajsh marrëdhëniet me gjermanët janë tensionuar. Pasi të njihet me qëndrimin e Verder Bremenit, Seko do të fillojë fazën e dytë të operacionit: bisedën për termat financiarë. Vlerësimi fillestar i kartonit të lojtarit është 25 milionë euro, por bardhezinjtë shpresojnë që çmimi të ulet.  Interi kërkon Ronaldon me çdo kusht Skuadra e Interit ka vendosur të luftojë me Manchester United dhe Real Madrid për të fituar shërbimet e lojtarit më të mirë në botë për vitin 2008, Cristiano Ronaldo. “Sportmediaset” njofton se Nerazzurët dëshirojnë ta rrëmbejnë Ronaldon, ndërsa për këtë punë e kanë angazhuar Jorge Mendes, i cili është edhe agjent i tij dhe i Jose Mourinhos. Javën e kaluar, “Il Corriere Dello Sport” njoftoi se Mourinho dhe Ronaldo kishin pasur një takim sekret për të diskutuar planet e tyre në të ardhmen. Sido që të jetë, trajneri Sir Alex Ferguson ka thënë se cilado skuadër që e dëshiron superyllin portugez duhet t’u paguajë 120 milionë euro Djajve të Kuq. Presidenti i skuadrës zikaltër, Massimo Moratti, do të bëjë gjithçka për ta sjellë fituesin e Topit të Artë në Giuseppe Meazza nëse dëshiron Ligën e Kampionëve.  Milani: 35 milionë euro plus Oddon për Riberyn Milani i ka ofruar Bayern Munichut 35 milionë euro dhe Massimo Oddon, i cili aktualisht është në huazim te bavarezët, për të fituar shërbimet e anësorit francez, Frank Ribery. Rossonerët janë duke kërkuar mundësitë si ti shpenzojnë paratë të cilat do t’i fitojnë me shitjen e Kaka, ndërsa lojtari i cili më së miri do ta zëvendësonte brazilianin, është pikërisht Ribery. Gazeta franceze “Le Parisien” njofton se Milani tashmë i ka bërë ofertë Bayernit. Trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, e pëlqen shumë mesfushorin francez, ndërsa gazeta e përmendur njofton se zyrtarët e skuadrës kuqezi i kanë ofruar francezit kontratë katërvjeçare dhe 6.5 milionë euro për sezon.  IFFHS: Buffon portieri më i mirë në botë Portieri i Juventusit dhe Italisë, Gianluigi Buffon, është zgjedhur si portieri më i mirë në botë në dy dekadat e fundit nga Federata Ndërkombëtare e Historisë së Futbollit dhe Statistikave (IFFHS). Rangimet janë llogaritur nga viti 1990 e deri më tash, ndërsa nga tetë portierët e parë, katër prej tyre janë ende aktivë në futbollin profesionist. Në vendin e dytë është renditur legjenda e Manchester Unitedit dhe Danimarkës, Peter Schmeichel, ndërsa vendin e tretë e zë portieri i Real Madridit dhe Spanjës, Iker Casillas.   Portierët më të mirë në botë sipas IFFHS: 1. Gianluigi Buffon (Itali) 78 pikë                  2. Peter Schmeichel (Danimarkë) 69 pikë 3. Iker Casillas (Spanjë) 63 pikë                   4. Oliver Kahn (Gjermani) 62 pikë 5. Jose Luis Chilavert (Paraguai) 58 pikë    6. Walter Zenga (Itali) 55 pikë 7. Edwin van der Sar (Holandë) 53 pikë        8. Petr Cech (Çeki) 44 pikë 9. Michel Preud'homme (Belgjikë) 43 pikë   10. Claudio Andre Taffarel (Brazil) 40 pikë 11. David Seaman (Angli) 38 pikë                 12. Fabien Barthez (Francë) 37 pikë 13. Andoni Zubizarreta (Spanjë) 35 pikë     14. Nelson de Jesus e Silva 'Dida' (Brazil) 35 pikë 15. Rinat Dasaev (Rusi) 27 pikë                   16. Sergio Javier Goycochea (Argjentinë) 26 pikë 17. Johannes van Breukelen (Holandë) 23 pikë  18. Peter Shilton (Angli) 22 pikë                                    19. Vitor Baia (Portugali) 22 pikë Liverpooli barazon, United mbetet nё krye Liveprooli ka humbur shansin tё rikthehet nё krye tё tabelës sё Premierligёs, pasi barazoi 1-1 nё derbin e qytetit përballё Evertonit. Tim Cahill ka shёnuar njё gol tё vonshëm nё Anfield, pёr tё prishur planet e tё kuqve. Kapiteni Steven Gerrard u duk se do t’i sillte fitoren ekipit tё Rafael Benitez, me anё tё njё goli tё shёnuar nga largësia, 21 minuta para fundit tё ndeshjes, nё njё prej momenteve tё radha kualitative tё edhe njё paraqitje tё dobët tё Liverpoolit. Por, Cahill u shfaq nё njё moment gjatё njё gjuajtje tё lirё, tre minuta para fundit tё ndeshjes, duke dërguar topin nё rrjetë pёr tё tronditur Liverpoolin dhe pёr t’iu dhёnё njё goditje shpresave tё këtij ekipi pёr tё fituar titullin. Ky ishte barazimi i katërt nё pesё ndeshjet e fundit nё Anfield, qё e barazon Liverpoolin nё pikё me Manchester United (47), i cili ekip vazhdon tё qëndrojё nё krye tё tabelës sё Premierligёs pёr shkak tё diferencës mё tё mirё tё golave. Manchester United po ashtu ka njё ndeshje mё pak tё zhvilluar, qё do tё mund t’i sjellё tri pikё avantazh nё krye tё tabelës. Evertoni mbetet nё pozitën e gjashtё me 36 pikё. KAKA QËNDRON NЁ MILAN!!! Lajmet e fundit mbi superyllin brazilian Kaka raportojnë se mesfushori do tё qëndrojё nё Milan dhe nuk do tё kalojё nё Manchester City, pavarësisht ofertës sё ‘parefuzueshme’ rekorde tё klubit mё tё pasur tё Premierligёs. Lajmin e ka bёrё tё ditur edhe vetё zёdhёnёsi i klubit i cili ka deklaruar: “Kaka do tё qëndrojё nё AC MILAN. Zyrtarisht”. Mediat angleze raportuan se City kishte ofruar njё shumё rekorde prej 120 milionё euro pёr tё marrё shërbimet e mesfushorit dhe se klubi dhe përfaqësuesit e lojtarin ishin nё bisedime gjatё gjithё ditës sё sotme, nё pritje qё oferta tё pranohet. Por, mediat italiane pak çaste mё parё kanё cituar edhe vetё pronarin e klubit, kryeministrin italian Silvio Berlusconi, duke thёnё se ёshtё e pamundur tё shitet njё lojtar i rёndёsishёm. “Pёr Kaka, paratё nuk janë asgjë. Kaka ёshtё dhe do tё mbetet me Milanin”, ka thёnё kryeministri italian.  Federer kalon me lehtësi raundin parë Roger Federer ka bërë hapin e parë drejt arritjes së rekordit për titullin e katërmbëdhjetë Grand Slam me një fitore kundër italianit Andreas Seppi në raundin e parë të Australian Open në Melbourne. Federer dëshmoi se është në formë të mirë duke fituar të tria setet ndaj Seppit. Zvicerani 27-vjeçar e filloi turneun e sivjetmë me një fitore bindëse të setit të parë (6-1). Seppi bëri një performancë më të mirë në setin e dytë dhe të tretin, megjithatë në fund Federer doli fitues (7-6 dhe 7-5). Ish-tenisti numër një në botë, në raundin e radhës do të ndeshet me rusin Evgeny Korolev, i cili e mposhti spanjollin Carlos Moya (6-3, 6-1 dhe 7-6). Barça nuk njeh kufiBarcelona ka shënuar rekord të ri të pikëve në pjesën e parë të sezonit, por trajneri Pep Guardiola thotë se ekipi i tij është ende larg perfeksionit dhe sheh hapësirë për përmirësime. Ai insiston se rekordet do të jenë të parëndësishme nëse nuk fitojnë titullin. Nga Express  më 19.01.2009 në ora 9:43Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola ka dhënë një paralajmërim kërcënues për rivalët nga La Liga, duke insistuar se paraqitja e ekipit të tij në fitoren 5-0 të shtunën mbrëma ndaj Deportivo La Corunas, ishte “larg nga ajo e përkryer”. Thierry Henry dhe Samuel Eto’o realizuan nga dy gola, ndërsa Lionel Messi shtoi një tjetër, derisa Barcelona shkatërroi Deportivon në Nou Camp për të arritur rekord prej 50 pikëve në pjesën e parë të sezonit. Edhe Hamburg kërkon CanënKapiteni i Olympique Marseille, Lorik Cana është vënë në objektivin e klubit gjerman, Hamburg. Sipas mediave franceze, ekipi nga Bundesliga kërkon mesfushorin kosovar, si zëvendësim të holandezit Nigel de Jong, i cili pritet t’i bashkohet Manchester Cityt. Mësohet se Mark van Bommel (31-vjeçar, Bayern Munich), Christian Poulsen (28, Juventus), janë alternativat e tjera të Hamburgut, që aktualisht zë vendin e katërt në elitën e futbollit gjerman.Anëtari i Kombëtares shqiptare ka kontratë me Marseillen deri në verën e vitit 2012, mirëpo nuk ka përjashtuar mundësinë që në fund të këtij sezoni t’i thotë lamtumirë ekipit nga stadiumi Veledrome. Juventus nuk e shfytëzon rastinJuventus nuk ka ditur ta shfrytëzojë humbjen e Interit në mesditë, pasi barazoi me Lazion 1:1, në Olimpico të dielën mbrëma. Portieri juventin Manninger ka bërë gabim të pafalshëm tek goli i Lazios, të cilin e realizoi Ledesma nga gjuajtja e lirë në minutën e 25-të. Torinezët i barazuan shifrat 5 minuta më vonë, përmes mbrojtësit Mellberg, që shënoi me kokë. Në pjesën e dytë të dyja skuadrat patën raste, por shifrat mbetën të njëjta deri në fund, 1:1. Pas këtij barazimi, Zonja e Vjetër gjendet 3 pikë prapa Nerazurrëve.Messi nuk largohetSulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi insiston se nuk ka para në botë që mund ta bindin të largohet nga Nou Camp. Ylli i Milanit, Leite Kaka është duke konsideruar transferimin në Manchester City ku thuhet se mund të përfiton 380 mijë euro në javë. Por, Messi ka theksuar se dëshiron të përfundon karrierën në Barcelonë. “Do të dëshiroja të mbetem këtu derri në fund të karrierës. Shpresoj të jetë ashtu” deklaroi ylli argjentinas për të cilin po ashtu spekulohej se mund të largohet drejt Premierligës.  Mohojnë ofertën për KakaPronari i Manchester City, Sheikh Mansour bin Zayed Al Nahyan ha, e ka përgënjeshtruar faktin se klubi i tij ka ofruar 100 milionë euro për ta blerë mesfushorin e Milanit, Leite Kaka. Ai e ka konfirmuar se bisedimet janë duke vazhduar dhe se dëshiron ta sjellë talentin brazilian në Manchester, por jo për shifrat marramendëse, të cilat qarkulluan ditëve të fundit. Oferta e Cityt për Kaka duket se sillet rreth 50 milionë euro, e jo 100 milionë, siç spekulohej. Gjithashtu, as shifra prej 500 mijë eurosh në javë për brazilianin duket se nuk është e vërtet. “Këto shifra janë absolutisht qesharake dhe të pavërteta. Kaka vlen njëjtë sa futbollistët më të mirë të botës, që janë shitur në të kaluarën“, ka thënë Sheikh Mansour përmes zëdhënësit të tij. Ndalet Inter Lideri i Serie A, Inter të dielën u mposht nga Atalanta me rezultat 3-1, duke i dhënë rastin Juventusit të ngushtojë vetëm në një pikë diferencën mes tyre, nëse Bianconerët fitojnë si mysafir të Lazios. Golat për ekipin nga Bergamo i shënuan Sergio Floccari dhe Cristiano Doni(2) ndërsa realizator i vetëm për kampionin aktual të Italisë ishte Zlatan Ibrahimoviç.Genoa fitoi përballë Lecces 2-0 për tu ngjitur në pozitën e katërt pas AC Milan, që të shtunën mposhti Fiorentinan 1-0, Napoli humbi 2-1 në Chievo ndërsa Palermo triumfoi 2-0 ndaj Sampdorias.Roma mposhti me rezultat minimal 1-0 Torinon, Cagliari fitoi përballë Udineses 2-0, Bologna ishte më e mirë se Catania, të cilën e mposhti 2-1, derisa Siena me rezultat minimal triumfoi kundër Regginas, të shtunën.  Maradona, elozhe për Murinjon Diego Armando Maradona, ka vizituar dje skuadrën zikaltër dhe është takuar me trajnerin e Interit, Zhoze Mourinjo. Pas takimit formal nën fokusin e fotografëve, portugezi i ka dhuruar një fanellë të veçantë të Interit, teknikut të Kombëtares argjentinase dhe më pas nuk ka nguruar t’i kërkojë një autograf për djalin e tij të vogël, e në këmbim ka marrë elozhe të personalizuara. “Zhoze je i paparë”, ka thënë Maradona, e më pas ka shtuar: “Besoj se me Masimo Moratin si president, do isha veshur zikaltër”. Ndërkaq, dje në mbrëmje trajneri i Kombëtares argjentinase ka qenë prezent në “San Siro” për takimin e Kupës së Italisë, që ka vënë përballë Interin dhe Xhenoan. Juve, 35 mln euro për David SilvanJuventusi më në fund ka vendosur të shtyjë bindshëm drejt David Silvas. Presidenca e “Zonjës së Vjetër” është shumë e bindur se 22-vjeçari spanjoll është zëvendësuesi ideal i çekut Pavel Nedved. Për këtë arsye, presidenti Koboli Xhili me shokë kanë gati 35 milionë euro për futbollistin e Valencias, kampion Evrope në 2008-ën me Kombëtaren spanjolle. Një tjetër objektiv i rëndësishëm për klubin e Juventusit, këtë herë për repartin e sulmit, është Fabio Kualiarela, sulmuesi i Udinezes, për të cilin Juventusi dhe drejtuesit friulanë duket të kenë rënë dakord për transferimin e lojtarit në fund të sezonit. Kështu, duket mëse i sigurt largimi i Vinçenco Iakuintas me destinacion Totenhemin.Galiani: Gurkuf do kthehet në MilanoJoan Gurkuf është shndërruar në një çështje të nxehtë ndërmjet Milanit dhe Bordosë. Talenti francez, i cili me rikthimin e tij në atdhe në radhët e skuadrës së drejtuar nga Lorant Blank po shkëlqen, ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve kuqezinj. Në një intervistë të dhënë për të përditshmen franceze “L’Equipe”, Adriano Galiani, administratori i klubit të Milanit, ka deklaruar se Joan Gurkuf do të rivishet kuqezi në fund të këtij sezoni, ose në të kundërt, Bordo duhet të paguajë të paktën 15 milionë euro për të blerë kartonin e tij: “Jemi shumë të kënaqur nga paraqitja e Joanit me skuadrën franceze. Ne si Milan, jemi të bindur ta rikthejmë në Milano lojtarin, ose në rast të kundërt, Bordo duhet të paguajë 15 milionë euro”. Mançester Siti, 100 mln euro për KakaMë shumë se 250 mijë euro në javë, ose më saktë më shumë se 12 milionë euro në sezon, që është edhe shifra që Zlatan Ibrahimoviç, lojtari më i paguar në botë për momentin përfiton nga radhët e Interit. Këto janë “numrat stratosferike” që sheikët arabë të Mançester Sitit janë gati t’i ofrojnë mesfushorit brazilian të Milanit, nëse ai do të vendosë të transferohet në Premier Ligën angleze. Një gjë të tillë e konfirmon “Daily Express” e cila siguron gjithashtu për një udhëtim të fshehtë të dy prej drejtuesve të lartë të Mançester Sitit në Milano për t’i paraqitur, administratorit të deleguar të klubit kuqezi, ofertën zyrtare prej 100 milionë eurosh. Luçiano Moxhi thërret 498 dëshmitarë Janë plot 498 emrat e përmendur nga Luçiano Moxhi si dëshmitarël, apo persona të përfshirë në çështjen e “Calciopolit” e cila do të rifillojë më 20 janar. Ish-drejtori i përgjithshëm i skuadrës së Juventusit ka apeluar vendimin e vendosur një javë më parë nga gjykata e shtetit e cila e dënonte Luçianon me një vit e gjashtë muaj burg, duke rihapur kështu çështjen, mbi të gjitha pasi ka vendosur të tregojë të gjithë rrjetin sesi ka funksionuar sistemi i trukimit të ndeshjeve në Serinë A. Përveç Silvio Berluskonit (i cili në bazë të kësaj thirrjeje në gjykatë ka replikuar “nuk e di se për çfarë mund t’i nevojitem unë kësaj çështjetje”, presidenti i Milanit dhe kryeministri i Italisë, të përfshirë janë edhe të gjithë presidentët e skuadrave të tjera të Serisë A.   Bekam: U befasova që mu dha rasti të luaj si titullar   Ish-kapiteni i kombëtares angleze, Dejvid Bekam, ka debutuar në fanellën e Milanit në Serie A, në derbin e javës së 18-të kundër Romës (2:2). Bekami e nisi këtë ndeshje si titullar dhe pati një paraqitje solide, duke demonstruar disa prej harkimeve të tij të shkëlqyeshme, ndërkohë që kontribuoi shumë edhe në mbrojtje. Ai luajti deri në minutën e 89-të.    .Riberi së shpejti mund të braktis Bajernin   E ardhmja e Frank Riberisë në Bajern të Munihut është vënë në dyshim, ngase mesfushori francez ka refuzuar të konfirmojë qëndrimin në klubin bavarez deri në skadimin e kontratës. Riberi, kontrata e të cilit me kampionin e Gjermanisë skadon në vitin 2011, ka përforcuar statusin e tij si njëri nga mesfushorët më të mirë në botë, ndonëse mungojë në fillim të edicionit për shkak të l  ëndimit të përjetuar në Euro 2008 Paraqitjet e tij të mira në "Allianz Arena" kanë rënë në sytë e shumë klubeve evropiane, ndërkohë që Reali dhe Interi publikisht kanë shprehur interesim për shërbimet e tij. "Kam kontratë katërvjeçare me Bajernin, por nuk mund të premtoj se do të mbetem këtu deri në fund të kontratës. Kjo është vështirë për t'u parashikuar", ka thënë Riberi, duke shtuar: "Tash jam shumë i lumtur, por është vështirë të japësh një premtim të tillë, ngase të gjitha opsionet janë të hapura. Në futboll kurrë nuk e dini se çfarë mund të ndodh në të ardhmen", ka theksuar Riberi.   Pistonsat festuan sërish në Orlando   Në mbrëmjen e kaluar në NBA janë zhvilluar tetë takime. Detroit Pistons ka shënuar fitore në Orlando, me rezultat 88:82. Për Pistonsat kjo ishte fitorja e katërt me radhë ndaj Orlandos. "Nuk jam mësuar që me 15 pikë të shënuara të mendoj se kam luajtur mirë. Zakonisht kur shënoj 20 pikë, them se kam bërë detyrën time. Megjithatë, tash kam synime tjera", ka pohuar Allen Ajverson, duke bërë të ditur se më e rëndësishme është fitorja e skuadrës se sa bilanci i tij. Në fakt, Ajverson në këtë takim ishte vetëm realizuesi i katërt i Pistonsave, pas Rodni Stakit (19 pikë) dhe Tejshon Prinsit dhe Rashit Uallasit (me nga 16 pikë). Ndërkaq te Orlando Mexhik më efikasi ishte Rashard Luis, me 23 pikë. Rezultatet Atlanta - Denver 109:91Nju Xhersi - Çikago 87:100Detroit - Orlando 88:82Oklahoma - Feniks 102:110Minesota - Memfis 108:98 ppHjuston - Uashington 87:89Juta - Filadelfia 112:95Golden Stejt - Toronto 117:111  Ronaldo: Jam 'trashullak', por jo sa gazetarët!  Në konferencën e tij të parë në Korinthians, sulmuesi brazilian i kësaj skuadre, Ronaldo (32-vjeç) ka ironizuar me gazetarët e pranishëm. Kur njëri nga gazetarët e ka pyetur për peshën e tij, Ronaldo duke buzëqeshur ka pohuar: " "Po, si futbollist definitivisht jam me kile të tepërta. Por, në rast se e krahasoj trupin tim me gazetarët e pranishëm këtu, atëherë mendoj se nuk ka ndonjë person më truphollë se sa unë", ka theksuar Ronaldo. Ai të dielën ka filluar të stërvitet me top dhe ngadalë ka filluar të përgatitet për rikthim në fushën e gjelbër. Debutimin për klubin e tij të ri, Ronaldo mund ta ketë në ndeshjen miqësore kundër Boka Juniorsit, kah mesi i janarit. "Po kthehem pas një lëndimi tejet serioz dhe nuk dua të vihem nën presionin e afateve. Zakonisht për lëndime të tilla duhen së paku katër muaj për shërim. Momentalisht jam i përqendruar në forcimin e muskujve dhe heqjen e kileve të tepërta. Prandaj, i lus tifozët që të kenë edhe pak durim", ka nënvizuar Ronaldo. . Stiven Xherard është akuzuar për sulm   Futbollisti i Liverpulit, Stiven Xherard është akuzuar sot për sulm fizik, pas eksesit të ndodhur në një lokal nate në Sautport. "Stiven Xherard është akuzuar për sulm fizik, duke i shkaktuar personit të sulmuar lëndime trupore", ka bërë të ditur policia britanike.  28-vjeçari Xherard së bashku me pesë persona tjerë ishte arrestuar dje në mëngjes, pasi që policia ka ndërhyrë në eksesin e shkaktuar në lokalin e natës. Një 34-vjeçar me këtë rast është dërguar në spital me lëndime trupore. Xherardi sot në mëngjes është liruar nga burgu, por më vonë do të dal para gjyqit.  Ndeshje historike, Tirana mund Milanin 2 me 1  Tiranë, 14 Tetor, RadioRinia  - Me një ekip plot yje, ekipi i Milanit, i drejtuar nga Karlo Ançeloti, ka zbritur në “Qemal Stafa”.Gjatë lojës, ishte Milani, që krijoi disa raste me anë të sulmuesve kryesorë, Ronaldinjo dhe Inzagi. Në pjesën e parë, Tirana ishte ajo që luajti dhe e kërkoi më shumë golin. Një rast për Memellin që nuk shënoi.Më tej Ronaldinjo në afërsi të zonës pati një mundësi të mirë, por topi u përplas në murin e mbrojtjes. Më parë sulmuesi brazilian goditi traun e portës së Nallbanit. Tirana gjen golin me anë të Fjodor Xhafës, pas një zbritje të shpejtë dhe me këtë gol lojtarët iu drejtohen dhomave të zhveshjes.Në fillim të pjesës së dytë Tirana nuk bën asnjë ndryshim në formacion, duke vijuar edhe disa minuta me më të mirët në fushë. Milani ka larguar kapitenin, Paolo Maldini, dhe Pipo Inzagin. Sulmuesi ukrainas, Andi Shevçenko, i cili iu bashkua Milanit në Tiranë, pasi ishte i grumbulluar me kombëtaren e tij u aktivizua në pjesën e dytë. Ndërkohë që në minutën e 72, ishte Tirana me Gjergj Muzakën, që ka dyfishuar rezultatin Milani ka shkurtuar diferencën në minutën e 89, me anë të Ronaldinjo. Dhe pse janë munduar shumë në minutat e fundit, por nuk ka mundur që të barazojë rezultatin. Në fund Tirana ka fituar trofeun “Taçi Oil”.   Kombëtarja shpërblehet me 50 mijë euro për barazimin me Portugalinë Rezultati historik i përfaqësues shqiptare në Braga me Portugalinë, do të shpërblehet me 50 mijë euro. Vendimi është marrë në mbledhjen e djeshme të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së. Ndryshe nga sa flitej këto ditë, shpërblimi nuk do të jepet në formë pakete së bashku me dy ndeshjet e ardhshme, por do të merret parasysh vetëm ndeshja e zhvilluar me Portugezët.Sipas burimeve në mbledhjen e djeshme, paratë do të ndahen nga një futbollist i kombëtares, ndryshe nga sa veprohej deri tani. Shpërblimet deri në këtë kohë i ndante vetë Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, sipas minutave që lojtarët luanin. Po sipas këtyre burimeve, paratë lojtarëve të tjerë do t’ua shpërndajë kapiteni i ekipit, Altin Lala, në dhomat e zhveshjeve. Kjo lloj mënyre e çuditshme e të ndarit të parave mund të sjellë pakënaqësi tek lojtarët e kombëtares. Për ndeshjet e ardhshme, kundër Hungarisë dhe Maltës, priten shpërblime tjera.    Barazim i Ulpianës me dhjetë futbollistë Me ndeshjet Drenica – Istogu dhe Besiana – Ulpiana ka nisur edicioni i ri i Raiffeisen Superligës së Kosovë në futboll. Ulpiana edhe pse luajti gati një orë me dhjetë futbollistë ia doli të barazoi në Merdare kundër Besianës (2:2), derisa Drenica para shikuesve të vetë me mund të madh mposhti debituesin tjetër në elitën e futbollit kosovar - Istogun me rezultat 2:1.   Details...

VIP NEWS - 2009  Thornton dëshiron tё punojё me Jolien pёrsёri Aktori Billy Bob Thornton thotë se dëshiron tё punojё sёrish me ish-gruan e tij, aktoren Angelina Jolie. Dyshja, tё cilёt ishin tё martuar nё periudhën mes viteve 2000-2003, luajtën sё bashku nё filmin e vitit 1999, “Pushing Tin”. Dhe, Thornton dëshiron ta ndajё ekranin me Jolien edhe pёr tё dytёn herё. “Do tё doja tё bёj njё film tjetër me Angien. Ne flasim gjithё kohës. Ajo dhe unё vazhdojmë tё synojmë tё bёjmё diçka tё pёrbashkёt; ndoshta vetëm duhet ta gjejmë gjёnё e duhur”, ka thёnё Thornton.Swift ka qenё njё “dështake” nё shollё Ylli i muzikës country, Taylor Swift, ka thёnё se ajo ka pasur momente tё vështira gjatё kohës sa ka qenё nxёnёse. “Shkolla ishte ca e vështirё pёr mua pasi isha shkelmuar nga ai grupi i vajzave tё popullarizuara. Ato nuk mendonin se unё isha ‘cool’ ose mjaft e bukur, andaj nuk flisnin me mua”, ka thёnё Swift. “Fёmijёt nё shkollё mendonin se ishte e çuditshme qё unё pëlqeja muzikёn country. Ata qeshnin me mua. Nёse nuk do tё vija nё shtёpi çdo ditё e mёrzitur, ndoshta nuk do kisha qenё e motivuar tё shkruaja kёngё. Duhet mbase t’i falënderoj”, ka shtuar kёngёtarja. Fox dhe Efron ‘ndihen’ pas njёri-tjetrit Megan Fox “ndizet” pas yllit tё filmit “High School Musical” Zac Efron, bёjnё tё ditur raportet e fundit. Edhe pse qё tё dy janë tashmё nё lidhje, Efron me Vanessa Hudgens dhe Fox me Brian Austen, aktorёt e rinj janë parё duke flirtuar nё ndarjen e çmimeve Golden Globe. “Ishte lehtё tё shihje lidhjen nё mes tё Megan dhe Zac. Kishte momente kur dukej se ata ishin tё humbur nё bisedёn e tyre, derisa Vanessa qëndronte si njё vajzё e zymtё”, ka thёnё njё burim. “Vanessa ёshtё e dashur. Por Megan konsiderohet njё prej femrave mё tё nxehta nё planet dhe nё afërsi tё saj Vanessa duhej thjesht njё tinejxhere. Dukej se mes Zac dhe Megan kishte shumё tërheqje”, shton burimi.    Binjakët e Jolie-Pitt bëjnë debutimin e parëBrad Pitt dhe Angelina Jolie kanë bërë paraqitjen e parë në publik me fëmijët e tyre më të ri në Japoni. Gjashtë muaj pasi kanë shituar fotografitë e tyre për binjakët e porsalindur tek revista “Hello”, Vivienne Marcheline dhe Knox Leon janë fotografuar gjatë një parkimi në Japoni. Përderisa shumica e familjeve i kanë pritur ata për më shumë se 13 orë derisa çifti ka zbarkuar me gjashtë fëmijët e tyre në aeroport. Brangelina janë dukur të lumtur dhe të relaksuar përderisa kanë ecur të lumtur në Aeroportin Ndërkombëtarët të Naritas. Ben nuk di të shpreh dashuriAktori Ben Afleck asnjëherë nuk ka qenë i mirë në takime me të tjerët. Aktori, i cili deri me tani ka qenë në lidhje me Gwyneth Paltrow dhe Jennifer Lopez para se të martohet me Jennifer Garner – ka pranuar se aktrimi në komedinë e re romantike “He's Just Not That Into You”, për të ishte një sfidë pasi që ai nuk ka fat në dashuri. “Po me pyetni për një këshillë dashurie? Nuk mund t’ju jap – kurrë nuk kam qenë i mirë në këtë gjë kështu që askush nuk mund të merr këshillat e mija”, ka thënë ai.  Hadërgjonaj: Pas albumit edhe dy klipe Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj, e cila rikthehet pas tre vitesh me album të ri ka njoftuar se së shpejti do të prezantohet edhe me dy videoklipe të reja. Albumi i ri mban titullin “Malli im” dhe përmban nëntë këngë. Promovimi i tij pritet të ndodhë kah fundi i janarit. Ndërkaq, për realizimin e këtij albumi këngëtarja ka bashkëpunuar me Luan Zhegun, Ernis Preshevën, Shpëtim Saraçin, Flori Mumajesin, ndërsa tekstet i ka bërë Aida Baraku. Hadërgjonaj ka bërë të ditur se albumi i ri do të shoqërohet edhe me dy klipe të reja, njëri prej të cilëve do t’i kushtohet ish-presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova, ndërsa klipi tjetër do të jetë një këngë ritmike që do t’i përshtatet kërkesës së fansave. Kylie me grupin e fëmijëve “Wiggles”Nga Express  më 28.01.2009 në ora 10:57Kylie Minogue ka incizuar këngën e re me fëmijët e Aussie, apo grupin muzikorë, “The Wiggles” pasi ka shpalosur se viti i kaluar për të ishte një vit i zhgënjimeve pasi ajo nuk kishte arritur shumë. Kylie me këtë këngë ka dashur t’i dëshmoj nipit të saj dy vjeçar Charles, djalit të saj me vëllain e kameramanit Brendan, se kush është më i vlefshëm për grupin “The Wiggles”.Ajo po ashtu do të luaj në këngën e re të këtij grupi, “Monkey Man”, përderisa grupi pritet të lansoj në treg albumin e tyre të ri “The Wiggles Go Bananas”.Grupi është njëri ndër grupet e fëmijëve me të njohura në Australi, përderisa për një vit kishin fituar 21 milion funta nga paraqitjet e tyre në TV, Shou televiziv, video dhe albume. Winfrey nuk e dëshiron ulësen e Obamas Mbretëresha e emisioneve biseduese, Oprah Winfrey, është e ngazëllyer nga fakti që është konsideruar si zëvendësuese e presidentit Barack Obama në Senatin amerikan, mirëpo ajo nuk është e interesuar për atë pozitë. Mogulja e televizionit thotë se ajo mund ta përballojë sfidën e të qenit senatore, mirëpo nuk është e interesuar për t’i dhënë tjetër kah karrierës së saj. “Mendoj se mund të bëhem një senatore e mirë, mirëpo nuk jam e interesuar për atë pozitë”, është shprehur Winfrey. Lohan nuk ka probleme me ushqimin Përfaqësuesi i Lindsay Lohan ka mohuar spekulimet e fundit kinse aktorja po vuan nga çrregullimi i ushqyerjes, duke thënë se Lindsay është dobësuar si pasojë e stresit. Fotografitë e vijës së hollë të yllit të filmit “Mean Girls” kanë nxitur shumë spekulime, duke sugjeruar se aktorja po përballet sërish me problemet e ushqyerjes. “Lindsay është e vetëdijshme që ka humbur në peshë, mirëpo kjo ka ndodhur si pasojë e stresit, dhe jo për shkaqe të cilat thuhen në media’, ka thënë përfaqësuesi i Lindsayt për kolumnën “PageSix”. Jennifer Lopez drejt Broadway-t Jennifer Lopez ka nxitur spekulimet se ajo është duke synuar të bëjë një hap në teatër, me një rol në muzikalin e Broadwayt, “In The Heights”. PageSix ka shkruar se Lopez do të jetë pjesë e shout pasi ajo është parë në publik dy herë gjatë javës së kaluar dhe kishte darkuar me producentin Meryl Poster gjatë të premtes.Por, zëdhënësi i saj ka mohuar se aktorja është në bisedime për t’u paraqitur në këtë muzikal.“Ajo pëlqen të luajë, por nuk është e gatshme për Broadway”, ka thënë zëdhënësi. Genta Ismajli ndez publikun shqiptarËshtë padyshim, një ndër këngëtaret më të mira sot për sot në Shqipëri dhe Kosovë, publiku e pëlqen shumë ndërsa kritika jep vlerësimet më të mira. Është fjala për këngëtaren Genta Ismajli, e cila pak herë merr pjesë në kompeticione, por kur vendos ta bëjë një gjë të tillë, zë gjithmonë vendet më të larta. Punon fort dhe në mënyrë paralele për këngë dhe klipe të cilat i realizon në mënyrën më të mirë të mundshme. Të shumtë janë organizatorët e koncerteve që e ftojnë të marrë pjesë në to, me shuma shumë të majme, por të pakta janë vendet ku Genta pranon të shkojë dhe të këndojë, shoqëruar me performancat e saj të shkëlqyera. Një ndër këto vende, ku Genta ka pranuar me kënaqësi ftesën është club ‘Rio’. Dhe ne ju sjellim fotot ekskluzive nga ku Genta ka ngritur publikun peshë të cilët kanë qëndruar për shumë orë me rradhë nën shoqërinë e këngëve të saj. Afërdita Dreshaj këngëtareDuke ndjekur hapat e të dashurit, modelja e njohur shqiptare nga Mali i Zi Afërdita Dreshaj, ka vendosur të hyjë në botën e muzikës. Duket se Afërdita nuk po kënaqet me karrierën si modele dhe nuk i pëlqen më të qëndrojë me orë të tëra para aparateve fotografike por kërkon më shumë nga vetja. Kush e di, mbase edhe është ndikuar nga i dashuri Shpat Kasapi i cili tashmë ka një karrierë të suksesshme në muzikë. Pa zbuluar shumë se për çfarë zhanri bëhet fjalë Afërdita ka bërë me dije se është duke punuar një këngë, e cila pritet të shoqërohet edhe me klip e pastaj të lançohet në tregun muzikor. Por ajo kurrsesi nuk do të heqë dorë edhe nga modelimi, profesion ky që i sjell jo vetëm argëtim por edhe të ardhura të mira, duke patur parasysh faktin se ka kontrata me kompani të njohura botërore. Se sa do të ketë sukses në muzikë, ashtu siç ka ecur përpara me modelim pritet të shihet në të ardhmen. Një gjë është e sigurt, ajo do ta ketë përkrahjen e të dashurit në këtë sferë.Paris Hilton rrit gjinjtëJanë shpërndarë thashetheme se Paris Hilton është duke shikuar për rritjen e gjinjve dhe krijimin e një firme për jelek. Pasanikja seksi nuk i ka lënë asgjë imagjinatës se saj përderisa ishte duke u larguar për në një sallon “tanin” dhe kur ka treguar se ka numër më të madh të jelekëve të saj, duke treguar kështu se diçka ka me gjinjtë e saj. Po ashtu, ka pasur spekulime se Paris-i i është futur një operacioni për gjinj përderisa tashmë janë vërejtur disa gjëra pasi që kohëve të fundit gjinjtë e saj janë rritur për disa numra. Përveç kësaj flitet se ajo do të filloj të ndërtoj edhe një firmë për jelek. Fejohet Geri HalliwellGeri Halliwell dhe i dashuri i saj italian janë duke shikuar që të fejohen sa më shpejt. Pasaniku Fabrizio Politi duket se është gjunjëzuar para ish-këngëtares dhe anëtares se grupit Spice Girls dhe është duke kërkuar që të fejohet më të. Ata janë parë se bashku për disa javë dhe se duket tashmë i kanë propozuar fejesë njëri- tjetrin në një klub nate në Fiorentinë.   Beckham akuzohet nga paparaci Njё paparaci i lënduar ka akuzuar David Beckhamin nё gjykatën e Los Angelesit, duke thёnё se futbollisti dhe truproja e tij e kanё rrahur atё. Emicles Da Mata ka dërguar njё akuzё nё gjykatën e Los Angelesit, ku thotë se ylli i futbollit dhe truproja i tij, e kanё kanё sulmuar atё nё dhjetor tё vitit qё kaloi. Da Mata e ka akuzuar Beckhamin pёr hyrje tё veturën e tij, kapje tё kamerës dhe tentim pёr ta marrё atё nga ai. Aktakuza po ashtu thotë se truproja e Beckham pastaj e ka goditur atё nё mёnyrё tё pёrsёritur, para se t’ia hedhё kamerёn nё njё kovë tё afërt mbeturinash. Da Mata akuzon pёr agresion dhe goditje, si dhe pёr shqetësim emocional.  Këngëtarja, Arta Bajrami, pas një lidhje jo shumë të gjatë është fejuar me një prishtinas që jeton në Gjermani, të quajtur Xhimi. Fejesa e këtij qifti që e ndijën vetën të shumë të lumtur ka ndodhë më 22 janar.  Fejesën e konfirmoi Arta , duke thënë se lidhja e tyre nuk ka qenë edhe shumë e gjatë.“Menjëherë kur e kam parë më ka pëlqyer, dhe unë e Xhimi e kemi gjet një gjuhë të përbashkët dhe kemi vendos të fejohemi,” tha Arta, duke shtuar se kanë qenë të vendosur që menjëherë të fejohen, pasi që kalojnë  shumë mirë afër njëri tjetrit. Arta nuk ishte në gjendje të thoshte ndonjë kohë se kur do të martohet, por vetëm shprehu dëshirën që kjo të ndodh shumë shpejtë.  Femra më e dëshiruar për vitin 2009Në online anketën e portalit më të popullarizuar (mashkullor) “AskMen”, Eva Mendes është zgjedhur femra më e dëshiruar për vitin 2009.- Nga të gjitha afinitetet të cilat i llogaris si tërheqëse tek një mashkull, në krye gjendet dhënia e komplimenteve. Prandaj…ju falemnderit djema! - tha Eva Mendes me rastin e titullit të saj më të ri.Lista e dhjetë femrave më të dëshiruara për vitin 2009:1. Eva Mendes2. Megan Fox3. Marissa Miller4. Keeley Hazell5. Anne Hathaway6. Alessandra Ambrosio7. Scarlett Johansson8. Rihanna9. Kristen Bell10. Kate Beckinsale Megan Fox nё filmin Tomb Raider Megan Fox ёshtё lidhur me njё rol tё ri aksion, pasi spekulohet se mund tё marrё rolin e Angelina Joliet, nё vazhdimin e ri tё filmit “Tomb Raider”. Spekulimet e fundit bёjnё tё ditur se bukuroshja e filmit “Transformers”, do tё zёvendёsojё Jolin nё rolin e Lara Croft. Njё burim ka zbuluar pёr magazinёn angleze Metro, se Fox ёshtё njё “kandidate e fortё” pёr tё vazhduar rolin e heroinës seksi, tё cilёn nё tё dy filmat e parё, atё tё vitit 2001 dhe vazhdimin e filmit nё vitin 2003, e luajti Jolie. Reno padit revistën "Voici" Aktori Jean Reno e ka paditur revistën franceze "Voici" pasi kishte publikuar kinse aktori ka pasur arrest kardiak, gjë që i ka kushtuar me punë francezit. Ylli i filmit “The Professional” ishte hospitalizuar në gusht të vitit 2008 pasi kishte vuajtur nga thartira në stomak dhe nga gastroenteriti, mirëpo revista “Voici” kishte shkruar se 60-vjeçari kishte pasur arrest kardiak. Reno i ka paditur zyrtarët e revistës me arsyetimin se shkrimi i tyre ia ka dëmtuar karrierën dhe i ka shqetësuar familjarët dhe miqtë e tij. “E kam paditur revistën, sepse të gjithë më thërrisnin në telefon për të pyetur për shëndetin tim. Në Amerikë, ky ‘lajm’ më ka shkaktuar probleme me studiot filmike. Prandaj nuk është gjë e mirë të publikohen gjëra të pavërteta”, ka thënë Reno për WENN. Pussycat Dolls ёshtё krijuar nё garazhin e Applegate Grupi origjinal “Pussycat Dolls” ishte krijuar nё garazhin e aktores Christina Applegate. Ylli i filmit “Anchorman”, kishte ndarё shtёpinё me koreografen Robin Antin, kur ajo kishte organizuar njё shou tё paturpshëm, disa vite para se grupi tё formohet. “Kishim njё studio vallëzimi nё shtёpinё time dhe Robin Antin ishte bashkё-banore e imja. Ajo banonte aty pёr 10 vite, herё pas here. Unё isha njё prej tё parave... Isha veterane... Kemi qepur sё bashku kostumet dhe vallëzonim nё kёtё skenё tё vogël”, ka thёnё Applegate, rreth fillimit tё krijimit tё grupit tё vajzave. Williams: Do t’i mposht Take That Ylli i muzikës pop, Robbie Williams, ёshtё zotuar se kurrë nuk do tё ribashkohet me ish-anёtarёt e grupit tё tij, “Take That”, dhe ёshtё i vendosur t’i mposhtё ata. Krijuesi i hitit “Angels” ka punësuar njё trajner personal si pjesё e tentimit tё tij pёr tё ringjallur karrierën e tij solistike, bёn tё ditur tabloidi britanik News Of The World. Dhe, ndryshe nga spekulimet, Williams ka thёnё se planet e tij tё sё ardhmen nuk e pёrfshijnё atё me ish-kolegёt, tё cilёt aktualisht po shijojnë rikthimin e suksesshëm. “Kam plane tё cilat mё pёrfshijnё mua dhe askënd tjetër. Do t’i mposht ata nё top lista; do tё shes mё shumë incizime se çdokush tjetër”, raportohet tё ketë thёnё Williams. Komentet e tij sigurisht se do t’i shqetёsojnё anëtarёt e “Take That”, tё cilёt kanё thёnё se ёshtё i mundshёm njё ribashkim me kёngёtarin nё vitin 2009.  Macpherson nё lidhje me njё milioner anglez Supermodelja seksi, Elle Macpherson, raportohet se ёshtё hedhur nё krahёt e multi-milionerit Damian Aspinall. Bukuroshja australiane ka pasur njё varg takimesh me Aspinall nё Londёr dhe dyshja janë parё shumё tё afërt me njёri-tjetrin. “Dukej sikur tё shihnit njё çift tinejxher. Dukej qartas se ata ishin tepër tё dashuruar”, ka thёnё njё burim pёr tabloidin “Sunday Mirror”. Macpherson mё herët ka qenё e martuar me Gilles Bensimon, si dhe ka qenё e fejuar me financieri francez, Arpad Busson, i kishte birësuar dy djemtë e saj.   Bukuroshja braziliane, fituese e “Supermodel of the World” Bukuroshja braziliane Tayane Leao ka dalё tё jetё fituesja e spektaklit “Ford Supermodel of the World”, qё u zhvillua tё shtunën nё Budva. Tayane Leao fitoi çmimin prestigjioz, njё kontratё mode tё vlefshme 250 mijё dollarё. Prapa brazilianes kontrata fituan edhe pesё vajza tё tjera u zgjodhën, nga tё cilat njëra fitoi kontratё 100 mijё dollarёshe, dhe tё tjerat nga 50 mijё dollarё. Nё kёtё ceremoni morrёn pjesё modele nga 40 vende tё botёs, pёrfshirё edhe Shqipёrinё dhe Kosovёn. Shqipёria u përfaqësua nga Dorela Hysi, ndërsa Kosova nga Artnesa Krasniqi.  Hathaway kërkon veten nё Google Aktorja Anne Hathaway ka njё sekret tё pahijshëm, ajo kërkon veten e saj nё Google. Hathaway, e cila luan krahas Kate Hudson nё filmin e ri “Bride Wars” thotë se ajo shpesh e shkruan emrin e vet nё faqen e famshme, dhe zakonisht shokohet nga gjёrat qё shkruhen pёr tё. “Turpёrohem nga kjo pasi e di sa e tmerrshme ёshtё. Pёr njё kohё kjo mё kishte lënduar. Gjeta njё ton humori nё tё. Jam shumё e parehatshme me gjёrat qё shkruhen”, thotë aktorja kandidate pёr tё fituar çmimin Oskar.     Forcohet lidhja e Minogue Lidhja e Kylie Minogue me supermodelin spanjoll, Andres Valencoso Segura, po bëhet gjithnjë e më ‘e nxehtë’, pasi që hamshori është duke kërkuar një banesë në Londër me qëllim që të jetojë pranë këngëtares. Australiania 40-vjeçare dhe Segura janë në lidhje që nga tetori i vitit që lamë pas, ndërsa modeli ka vendosur të kalojë më shumë kohë me këngëtaren e muzikës pop. “Andres nuk dëshiron që Kylie t’i shpëtojë nga dora. Ai është duke kërkuar një banesë të veten në Londër, pasi që nuk dëshiron të bëhet barrë e saj kur ta vizitojë”, ka thënë një burim për gazetën britanike “The Mail”.  Rikthehen engjëjt e Charliet Drew Barrymore, Lucy Liu dhe Cameron Diaz, do të kthehen për vazhdimin tretët të hit-filmit "Charlie's Angels". Tre femrat seksi janë të gatshme që pas gjashtë vitesh që nga xhirimi i “Charlie's Angels: Full Throttle” të bëjnë edhe sekuencën e tretë të filmit aksion. “Mezi po pres të fillojnë xhirimet... Është vështirë të bësh filma të këtillë, mirëpo është njëkohësisht kënaqësi”, është shprehur Drew Barrymore për filmin, xhirimi i të cilit pritet të fillojë kah fundi i këtij vitit. Cruz e dëshiron Oskarin për Spanjën Penelope Cruz, e cila ka marrë një nominim për Oskar nga Academy Awards, ka dëshirë të madhe ta fitojë atë, pasi që dëshiron t’ua dërgojë fansave të saj spanjollë. Aktroja spanjolle është e nominuar si aktore më e mirë në rol dytësor, për paraqitjen e saj në filmin e Woody Allenit, “Vicky Cristina Barcelona”. Cruz ka një konkurrencë të fortë për këtë çmim pasi përballë i ka Viola Davis dhe Amy Adams (“Doubt”), Marisa Tomei (“The Wrestler”) dhe Taraji P. Henson (“The Curious Case of Benjamin Button”). “Jam shumë falënderuese ndaj Akademisë dhe Woodyt për këtë nominmi, po ashtu dëshiroj t’i falënderoj të gjithë ata që më kanë uruar, sidomos fansat nga Spanja. Të shpresojmë se do të mund ta dërgoj Oskarin në shtëpi”, ka thënë aktorja. Madonna sërish me Sticky & Sweet? Raportohet se Madonna është duke u përgatitur që të rinis turneun "Sticky & Sweet" pas suksesit të madh që arriti gjatë vitit 2008. Spekulohet që hitbërësja e këngës “Material Girl” është duke planifikuar një varg tjetër koncertesh për verën e vitit 2009, me qëllim që t’i argëtojë fansat nëpër qytetet ku nuk arriti të performojë gjatë turneut të vitit të kaluar. Sipas faqes ‘MadonnaTribe.com’, turneu i ri i Mbretëreshës së muzikës pop do të zhvillohet ndërmjet korrikut dhe gushtit, ndërsa tashmë janë caktuar datat për koncertet në Marsejë të Francës dhe Milano të Italisë.  Tola: Do të konkurroj e vetme në Eurovision Fituesja e Festivalit të Këngës në RTSH, Kejsi Tola, ka mohuar spekulimet e fundit në media, kinse ajo do të paraqitet së bashku me këngëtaren kosovare Flaka Krelani në Festivalin Evropian, i cili do të mbahet në Rusi. Kënga “Më merr”, me muzikë dhe orkestrim të Edmond Zhulalit dhe me tekst të Agim Doçit, doli fituese e Festivalit të 47-të të Këngës në RTSH, duke marrë vlerësimin e jurisë dhe publikut, dhe do të jetë pikërisht kjo këngë në versionin anglisht me të cilën Kejsi Tola do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong. Së fundmi është përfolur shumë në media që Flaka Krelani do ta shoqërojë Kejsin në Rusi, mirëpo Kejsi ka mohuar se do të këndojë duet me Flakën në versionin e ri të këngës për Eurovision dhe ka pohuar se versioni i dytë i këngës do të shoqërohet me një klip. “Jo, do të konkurroj e vetme dhe sapo kam përfunduar versionin anglisht të këngës”, ka pohuar Kejsi për “Panorama Plus”.  Jolie fajëson Anistonin pёr mosfitim tё shpërblimeve Angelina Jolie raportohet se ka fajësuar ish-gruan e tё dashurit Brad Pitt, Jennifer Aniston, pёr dështimin e saj pёr tё fituar çmime sё fundi. Jolie, 33-vjeçare, mё herët gjatё këtij muaji konkuroi me Anne Hathaway, Meryl Streep, Kristin Scott Thomas dhe Kate Winslet pёr kategorinë e aktores mё tё mirё nё rol kryesor nё Golden Globe, me rolin e saj nё filmin ”Changeling”. Por, Jolie humbi nga Winslet, dhe ka fajësuar kritikat e fundit tё Aniston pёr kёtё humbje. “Angie ёshtё e mërzitur. Ajo mendon se intervista e Jen ka lujtur rolin e vet nё humbjen e saj. Kritikёt kanё lavdëruar paraqitjen e Angelinёs nё ‘Changeling’ si fenomenale dhe ka pasur zhurma pёr Oskar, por tash ajo nuk mendon se do tё ketë shans”, ka thёnё njё burim pёr magazinёn britanike “Now”. Vdes modelja braziliane Mariana Bridi Zyrtarët brazilianë njoftuan se vdiq supermodelja braziliane, Mariana Bridi, së cilës i ishin prerë duart dhe këmbët për shkak të një infeksioni. 20 vjeçarja Bridi, vdiq nga komplikacionet e një infeksioni rezistent ndaj ilaçeve, njoftuan zyrtarët brazilianë të shëndetësisë. Bridi ishte shtruar në një spital të qytetit Serra në shtetin Espirito Santo që nga data 3 janar. Mjekët fillimisht e diagnostikuan atë me gur në veshka në muajin dhjetor por me keqësimin e gjendjes, ajo pësoi infeksion të traktit urinar, i cili pastaj u përhap në të gjithë trupin. Arsyeja e infeksionit mbetet e panjohur. Bridi ka qenë dy herë finaliste e konkursit Miss Bota në skenën braziliane. Ajo e filloi aktivitetin si modele që në fillimet e adoleshencës së saj dhe në vitin 2007 përfaqësoi Brazilin në garën Miss Bikini International në Kinë. /VoA/  Allen kërkon seks të mirë Lily Allen ka nxjerrë një kusht për meshkujt të cilët dëshirojnë t’i afrohen asaj: Nëse nuk e kënaqin në krevat ajo do t’i braktisë ata! Këngëtarja britanike thotë se ajo nuk ka kohë për meshkujt të cilët performojnë dobët në dhomën e fjetjes, ajo madje flet për këtë gjë edhe në këngën “It's Not Fair”. “Nuk do të vuaj me një mashkull, i cili nuk kujdeset që të më kënaq. Orgazmat e rreme i kanë bërë meshkujt të mendojnë se janë superiorë ndaj nesh, gjë që nuk është e vërtetë”, ka thënë këngëtarja e hitit “Smile” për revistën “Spin”. Bëhen publike kandidaturat për çmimet Oskar Filmi amerikan “Rasti i pazakontë i Benxhamin Baton”, kryeson listën e kandidaturave për çmimin prestigjoz Oscar, me 13 kandidatura. Filmi u shpall si kandidaturë sot në kategoritë që përfshijnë filmin më të mirë, aktorin dhe regjizorin më të mirë. “Frost Nixon”, “Milk”, “The reader”, dhe “Slumdog Millionare” janë kandidatura për filmin më të mirë.Filmi “Slumdog millionere”, ngjarjet e të cilit janë vendosur në Indi, ka 10 kandidatura . Ky film tregon historinë e një adoleshenti indian, rritur në getot indiane , i cili bëhet i famshëm përmes një loje televizive.Brad Pitt , i cili ka interpretuar filmin”Rasti i pazakontë i Benxhamin Batton”, është kandidat për aktorin më të mirë. Kandidatura të tjera në këtë kategori janë Riçard Jenkins, Frank Langella, Shon Pen, dhe Miki Rork. Sara Lleshi: Jam krenare për prejardhjen time shqipëtareSara Lleshi, fotomodelja nga Shkupi me prejardhje shqiptare këto ditë sapo është kthyer nga një tur europian bashkë më studion e modës ‘’Crnokrak’’, ku e çliruar nga angazhimet vendosi që për herë të parë të jap një intervistë për një medium shqiptar respektivisht Gazetës Online ‘ Shqipmedia’. Në këtë intervistë do të mësoni diçka më shumë rreth biografisë së saj, pse dështoi pozimi në Playboy etj etj…  Samanta Karavello realizon klipin e parëPas shfaqjes së parë në skenë, pjesëmarrjes në disa nga festivalet e muzikës shqiptare, këngëtarja e re, Samanta Karavello, prezanton edhe videoklipin e saj të parë. Sot (e mërkurë) do të jetë një mbrëmje promovuese me miq e kolegë, producentë, regjisorë e kompozitorë. Kënga që shoqërohet me videoklip është kompozuar nga Pirro Çako dhe orkestruar nga Alban Male. Ajo do të jetë pjesë e albumit që pritet të nxjerrë në treg këngëtarja 18-vjeçare. Fillimet e saj, Karavello i ka në skenën e "Ethet e së Premtes". Më tej shënohet pjesëmarrja në disa festivale si "Top-Fest", Festivalin e RTSH-së ku ka qenë 4 herë konkurrente etj. Këngëtarja e re ka vendosur të bëjë hapa më tej, duke ardhur te publiku me videoklipin e parë, të cilin do ta pasojë edhe një album.No Doubt bashkohet pёr turne veror Grupi “No Doubt” do tё bashkohet me qëllimin tё zhvillojё njё turne gjatё verёs qё vjen, ka zbuluar vokalistja e grupit, Gwen Stefani. No Doubt, qё pёrbёhet nga Gwen Stefani, Tony Kanal, Adrian Young dhe Tom Dumont, pritet tё fillojё turneun qё nga maji, qё do tё jetё edhe i pari qё nga ai me Blink 182 nё vitin 2004. “E gjithё arsyeja pёr turne ёshtё tё kënaqemi, t’i kёndojmё tё gjitha kёngёt tona tё pëlqyera sёrish dhe tё inspirohemi tё bёjmё muzikё tё re. Ështё njё ndjenjё e mirё tё jemi sёrish sё bashku”, ka thёnё Stefani.Rihanna dëshiron tё shndërrohet nё aktore Rihanna dëshiron tё pёrsёrisё hapat e Beyonce Knowles duke u shndërruar nga kёngёtare nё njё idhull tё ekranit; ajo dëshiron tё bёhet yll i kinematografisë. Krijuesja e hitit “Umbrella” bёri provёn e parё nё aktrim kur doli para kamerave nё filmin e vitit 2006, “Bring It On: All or Nothing”. “Do doja tё luaj nё disa filma, ky ёshtё qëllimi im i ardhshёm. Mё pëlqen muzika ime, por dua tё përfshihem nё filma”, ka thёnё Rihanna pёr magazinёn OK!. Por, kjo nuk ёshtё dëshira e vetme e bukuroshes pёr tё ardhmen, pasi ajo dëshiron tё futet edhe ujёrave tё modёs. “Dua tё filloj disa biznese tё mia. Mё pёlqejnё veshjet, mё pëlqen grimi, andaj ndoshta mund t’i fus duart nё ndonjёrёn prej katre gjёrave”, ka shtuar kёngёtarja.Mendes votohet si femra mё e dëshirueshme Aktorja Eva Mendes ёshtё emëruar Femra Mё e Dёshirueshme nё botё nё njё sondazh nё internet nga faqja e njohur AskMen.com. Ylli i filmit “Hitch”, ka kryesuar njё sondazh ku kanё marrё pjesё mё shumё se shtatё milionё njerëz, duke mposhtur yjet si Scarlett Johansson dhe Rihanna, tё cilat kanё arritur vetëm nё vendin e shtatё respektivisht tё tetё. Aktorja seksi po ashtu ka mposhtur aktoren Megan Fox e cila nё vitin e kaluar u zgjodh Femra Mё Seksi nё Botё nga magazina FHM.     Lohan me foto të rejaKëngëtarja Lindsay Lohan ka arritur në New York për të bërë sesionin e ri të fotografive. Aktorja e hollë e filmit “The Mean Girls”, ka bërë disa foto klasike të cilat do të botohen në një intervistë që ajo e ka bërë për një revistë, tani për tani të panjohur. Edhe pse fotografit kanë qenë paksa me artistike, aktorja e ka pranuar që këto foto t’i përdorë edhe për përdorin në botën e biznesit. “Më e keqja është se, në termat se çka na shohin njerëzit, unë jam bërë një vajzë që ka dëshirë të fotografohet, pa ditur se ku dhe si të fokusohem, pa ditur si të punoj, por vetëm dua ta zgjoj kureshtjen, duke zbuluar se si të argëtohem, etj”, ka thënë ajo. Jordan: Dhunoni maniakët e sëmurë të seksitAktorja e filmit “Glamour” ka bërë thirrje për një dënim të ri për përdhunuesit – ata se pari duhet ta dhunojnë vetveten. Aktorja – e cila po ashtu pajtohet me dënimin me vdekje – ka thënë: “Mënyra si e shohë unë këtë është sy për sy. Kështu, nëse e dhunoni një vajzë ai duhet të jep pëlqimin që dikush t’ia bëj atij të njëjtën gjë. Me vjen keq se pse ndihem kështu. Por mendoj se kjo është e drejt”. Jordan, emri i vërtetë i se cilës është Katie Price ka shtuar: “Nëse dikush e bënë këtë nën ndikimin e drogës apo alkoolit atëherë duhet t’i merret leja e qarkullimit për gjithë jetën”.   COLDPLAY DHE DUFFY MË SHUMË NOMINIME NË BRIT AWARDSNë kategoritë ndërkombëtare garojnë pesë grupe, dhe albumi më i mirë i huaj: "AC/DC", "Flit Foxis", "The Killers, "Kings of Leon" and "MGMT".Rok bendi britanik "Coldplay" dhe këngëtarja nga Uellsi Duffy kanë marrë më së shumti nominime – nga katër, për çmimin BRIT, mirënjohja më e mirë e muzikës angleze, shkruajnë agjencitë botërore. Nga tri nominime kanë marrë; kant-autorja londineze Adel, pop-bendi “Scouting For Girls” dhe rokerët alternative “Elbow”. “Coldplay” konkurrojnë në kategorinë për grupin më të mirë britanik dhe albumin më të mirë britanik me "Viva La Vida or Death and All His Friends", i cili është shitur në tirazh multi-milionësh. Ata janë dominuar edhe për performancën më të mirë – single. Duffy e cila para pak kohe ishte e panjohur për publikun, ka publikuar albumin e saj debutues "Rockferry" i cili vitin e kaluar ishte më i shituri në Britani, ndërsa në botë janë shitur 4,5 milionë kopje të albumit.  DAVID DHE VICTORIA - POZOJNË SË BASHKUDavid e inkuadron edhe gruane e tij, ne marreveshjen me Giorgio Armani.Pasiqë David dhe Victoria Beckham ndaras pozuan për kampanjat e Armanit, përfundimisht ato u gjenden bashkërisht në një fotografi, e cila ishte e fundit kampanjën që u promovua në Milano.Edhepse Armani një kohë të gjatë bashkëpunon me çiftin e popullarizuar, kjo është hera e parë që ky çift pozon bashkë me veshje të brendshme.David dhe Posh, nga marrëveshja me Armanin, inkasuan 35 milionë euro në buxhetin familjar. / foto: Reuters /   LEONA LEWIS DHE JUSTIN TIMBERLAKE INCIZOJNË NJË DUETKëngëtarja britanike Leona Lewis dhe pop-ylli amerikan Justin Timberlake, së shpejti do të incizojnë se bashku duetin e Witney Houston nga filmi “Truproja”, përkatësisht këngën “I wll always love you”.Fituesja e garës muzikore “X Factor” dhe ylli i hitit “Bleeding Love” dhe Justin Timberlake, muajin e ardhshëm do të hyjnë në studio për të incizuar baladën të cilën e ka shkruar Dolly Parton. “Këngën do ta incizojnë, sapo të gjejnë pak kohë të lirë” ka thënë së fundmi një shkrim nga tabloidi “The Sun”.  YJET DO TË PERFORMOJNË NË INAUGURIMIN E OBAMA’SBruce Springsteen, Beyoncé, Bono nga U2, Mary J. Blige dhe Sheryl Crow janë në mesin e artistëve që do të performojnë në Ceremoninë e Inaugurimit të Obama’s, të quajtur We Are OneNgjarja do të mbahet në Washington, DC's Lincoln Memorial të Dielën dhe do të jetë falas për publikun, me transmetim të drejtpërdrejtë në HBO. Lista e këngëtarëve nuk mbaron me kaq, pasi që në radhë janë edhe John Mellencamp, James Taylor, Usher, Stevie Wonder, Will.i.am, John Legend, Shakira dhe Garth Brooks. Përveç tjerash, Queen Latifah, Denzel Washington, Jamie Foxx dhe Martin Luther King III, do të bëjnë lexime historike për ngjarje. Shfaqja e We Are One do të fillojë katër ditë para inaugurimit të presidentit Obama për në zyrën ovale.   Irsida në reklamat e Ethan Allen-itModelja e njohur shqiptare që jeton në Shtet e Bashkuara të Amerikës, është paraqitur në reklamën e Ethan Allen-it, i cili jep modelet e tij të reja se si të jetoni në shtëpi. Përndryshe, modelja shqiptare sapo është kthyer nga Kina ku ka punuar në një agjenci të modës atje, përderisa ka nënshkruar edhe një kontratë marketingu me agjencinë e modës “Nine West”. Modelja po ashtu ka mbajtur një sesion të fotografive me revistën e njohur amerikane “Nouvo”. Reklama e bërë për Ethan Allen, që është një firmë e njohur për dizajnin e mobilëve në Amerikë, është transmetuar rregullisht në televizionet amerikane, madje edhe në televizionin e njohur CNN.  Smith: Jam shumё i mirё nё shtrat Aktori Will Smith nuk turpërohet tё zhvishet dhe tё paraqitet nё skenat lakuriqe, pasi ai ёshtё “shumё i mirё” nё shtrat. Ylli i filmit “Men In Black”, i cili ёshtё shpallur si aktori mё i fuqishëm nё planet nga magazina Newsweek, thotë se e vetmja gjё qё e ndalon atё nga shqetësimet rreth zhveshjes para kamerave, ёshtё fakti se ai ёshtё njё “i lig” nё shtrat. “Tё heqёsh teshat para njё grupi tё njerëzve qё rrijnё rrotull dhe tё shohin, ёshtё shumё, shumё e vështirё. Por unё nuk turpërohem, pasi jam shumё i mirё nё shtrat”, ka thёnё aktori 40-vjeçar.   Aniston dhe Mayer ndahen sёrish? Aktorja Jennifer Aniston raportohet se ёshtё ndarë nga i dashuri i saj rokeri John Mayer, bёjnё tё ditur thashethemet e fundit. Dyshja ishte ndarё shkurtimisht edhe nё gusht, por e kishte ringjallur romancën e tyre nё muajin tetor. Spekulimet e fundit thonin se ata planifikonin tё martoheshin dhe se Mayer do t’ia dhuronte unazёn e fejesës Anistonit nё ditëlindjen e saj tё 40-tё, mё 11 shkurt. Por raportet e fundit thonё se Mayer, 31-vjeçar, ishte ndarё nga Aniston para Golden Globe, ku kishin planifikuar tё paraqiten sё bashku, pasi aktorja kishte humbur interesimin nё tё. Victoria Beckham urren prapanicën e vet Ish-anëtarja e Spice Girls, Victoria Beckham, e cila sё fundi pozoi pёr linjën e brendshme tё veshjeve tё markës Emporio Armani, urren formёn e vitheve tё saja. Gjatё fotografimeve tё fundit, Victoria, e cila ka tre fёmijё me bashkëshortin e saj David Beckham, ka kërkuar nga fotografёt tё largojnë fokusin nga prapanica e saj. “Vithet e Victorias janë njё pjesё e dёshtuar. Ajo ua ka bёrё tё qartё atyre me tё cilёt ka punuar gjatё fotografimit, se vithet e saj nuk duhet tё bien nё sy. Ajo po ashtu ka bёrё shaka se vetëm burri i saj, David, dhe ajo, e dinё se si duket nё tё vërtetё stomaku i saj”, ka thёnё njё burim. Lily Allen blen plazh tё sajin Kёngёtarja britanike Lily Allen, e gjendur nёn ndikimin e alkoolit, ka marё njё vendim ca tё tepruar, duke blerё njё plazh tё sajin nё Xhamajka. “Bleva njё plazh. Ështё nё Xhamajka, do t’ua tregon rrugёn. Jam e lumtur qё e bleva plazhin, ka qenё gjёja mё e mirё qё kam blerё nё gjendje tё dehur!”, ka thёnё Allen. 23-vjeçarja po ashtu ka zbuluar se planifikon ta zgjerojё biznesin e saj, duke hapur njё shitore me tё dashurёn e vëllait tё saj, aktoren Jaime Winston. “Vёrtet kam njё ide tё mirё. Unё dhe Jaime Winstone, do tё hapim njё shitore fantastike tё fustaneve tё quajtur Lucy nё Disguise”, ka shtuar kёngёtarja. Horne: Po bëra seks me Kylien të gjithë do ta marrin vesh Mathew Horne ka vendosur të bëjë një tatuazh me mbishkrimin: "Kam bërë seks me Kylien", nëse arrin ta çojë në shtrat këngëtaren Kylie Minogue. Spekulohet se aktori britanik është në lidhje me këngëtaren australiane me të cilën do të jenë nikoqir të ceremonisë së sivjetme BRIT Awards së bashku me komikun James Corden.Megjithatë, Horne ka thënë se ende nuk ka ndodhur asgjë ndërmjet tyre, sepse po të kishte ndodhur ai nuk do të mund ta mbante të fshehtë një gjë të tillë.“Nëse do të bëj seks me Kylien të gjithë do ta marrin vesh. Të gjithë! Do ta vesh një fanellë me mbishkrimin ‘Kam bërë seks me Kylien’, ndërsa nën të do të bëj një tatuazh... Mirëpo deri tani nuk ka ndodhur”, ka thënë Horne. Hilton: Dua të rri vetë Paris Hilton planifikon të mos gjejë të dashur pas ndarjes nga rokeri i grupit "Good Charlotte", Benji Madden, me qëllim që 'ta gjejë vetveten'. Ylli i filmit “Simple Life” dhe kitaristi Madden u ndanë në nëntor të vitit që shkoi, megjithatë ata kanë mbetur shokë të mirë me njëri-tjetrin. Ndërsa trashëgimtarja e hoteleve preferon të qëndrojë vetë për një kohë të gjatë, para se të fillojë një lidhje të re. “Nuk jam e gatshme të filloj një lidhje tjetër. Mendoj se do të jetë mirë për mua të qëndroj vetëm dhe ta gjej vetveten. Një ditë do ta gjej dikë, mirëpo tash për tash nuk dua të jem me askënd”, ka thënë pasanikja. Jamelia plot komplimente për Beyonce Jamelia është xheloze në linjat e trupit seksi të Beyonce Knowles dhe ëndërron të bashkëpunojë me këngëtaren amerikane. Këngëtarja britanike dëshiron që ta ketë trupin dhe suksesin që ka Beyonce, derisa dëshira më e madhe e saj është që ta bëjë një këngë të përbashkët me anëtaren e grupit “Destiny’s Child”.  “Më lejohet të ëndërroj ta kem trupin e saj... Unë jam një fanse e madhe e Beyonce dhe me dëshirë të flaktë do të bashkëpunoja me të. Ajo është e jashtëzakonshme”, thotë Jamelia për revistën britanike “Closer”.  Britney do të shkruajë autobiografi Britney Spears planifikon të tregojë gjithçka për jetën e saj ‘të mbushur’ me ngjarje. Këngëtarja është afër të nënshkruajë një kontratë prej 14 milionë dollarësh për të shkruar një autobiografi. 27-vjeçarja ka nisur rrugën drejt famës në shoun televiziv “The New Mickey Mouse Club” në vitin 1992, para se të fillonte karrierën e saj solo duke u bërë njëra nga këngëtaret më të famshme në planet. Sipas “Daily Mirror”, Princesha e muzikës pop është afër një kontrate për ta detalizuar ngritjen e saj si yll, si edhe të zbulojë problemet e fundit në një libër memoaresh, i cili do ta ketë vlerën 14 milionë dollarë. Scarlett fytyrë e D&GBukuroshja e filmit “Lost in Traslation”, Scarlett Johansson do të jetë fytyra e re e kompanisë se modës “Dolce & Gabbana”.Bukuroshja e nxehtë nga Hollywood-i do të bëj disa foto në stilin e bukuroshes dhe aktores se njohur Marilyn Monroe, në reklamën e re që do lëshohet nga D&G.    Soni Malaj, në shoqërinë e një djali brunPas ndarjes nga Flori Mumajesi, Soni Malaj, është parë rrallë e më rrallë të frekuentojë jetën e natës.  Pas thashethemeve për një lidhje të re me një francez, dhe fjalëve se lidhja e saj me kantautorin Flori nuk është mbyllur ende, Soni Malaj vendosi t'i largohej argëtimit, duke u marrë vetëm me këngën. Por, ajo ishte në shoqërinë e një djali brunë në Tiranë ku është fotografuar nga disa paparacë të gazetës të “Panorama”. Madje dhe në party-in e festivalit ishte e vetmja këngëtare që mungonte, ndërkohë që ka pohuar se komunikimi mes saj dhe Florit tani është thjesht me kolegësh. "Zona zero", që ishte lançuar nga vetë ata si një nga këngët më të bukura, frymëzuar nga lidhja e tyre, u pozicionua e 16-t në festival.Edhe pse ribashkimi i tyre për të marrë pjesë në një konkurrim të tillë u komentua nga artistët si thjesht muzikor, shumë e komentuan si rikthim. Gjithsesi dihet që Sonit nuk i kanë munguar asnjëherë rastet, ndaj dhe e ka kaluar pa shumë inate ndarjen me Florin.    Nora si MadonnaKëngëtarja Nora Muçaj e ka kopjuar këngëtaren e njohur të muzikës pop, Madonna, me këngën “Po mbaron”. Kënga është e ngjashme me këngën e Madonna-s, “La Isla Bonita”, një këngë kjo e lansuar në vitet e ’90 nga këngëtarja e njohur amerikane. Kështu, Nora i bashkohet këngëtarëve dhe kolegëve të tjera të estradës, të cilat hallakatin edhe arkivin e Afganistanit për këngët e tyre, shumica e të cilëve janë plagjiat. Përndryshe, Nora Muçaj është aktore dhe këngëtare. Ajo është e martuar dhe jeton në Zvicër.    Cruise kritikohet nga familja e kolonelit Sipas të afërmve të Claus von Stauffenberg, Tom Cruise ka qenë "shumë i vogël" për ta luajtur rolin e ushtarakut, i cili kishte tentuar vrasjen e Hitlerit. Filmi “Valkyrie” tregon planin e Von Stauffenberg për tentimvrasjen e liderit nazist, Adolf Hitler, gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa Cruise, i cili luan rolin kryesor, ka marrë shumë kritika negative për portretizimin e kolonelit gjerman.  “Tom Cruise duket shumë i matur në film, sikur të ketë frikë ta luajë rolin. Ai mundohet të duket elegant, mirëpo shtangohet i tëri. Ai nuk duket i vendosur në rol dhe nuk është karizmatik”, thotë Franz von Stauffenberg, një anëtarë i familjes së kolonelit, për gazetën gjermane “Welt”.  Dushku angazhon vëllanë e saj në film Eliza Dushku e ka rekrutuar vëllanë e saj për të luajtur rolin e Robert Mapplethorpe, në një film të ri producente e te cilit është vetë aktorja, për faktin se vëllai i saj ngjan shumë me fotografin e ndjerë. Aktorja me prejardhje shqiptare ka fituar të drejtën që të jetë bashkëproducente e filmit për Mapplethorpe, i cili gjatë karrierës shpesh kishte krijuar kontroversitet për shkak të artit të tij homo-erotik. Për rolin e karakterit kryesor, Dushku nuk është dashur të kërkojë larg, pasi që vëllai i saj i madh, Nate, është njeriu i duhur për rolin. “Nate fizikisht ka një ngjashmëri të çuditshme me Robert. Këtë javë e kemi përfunduar marrëveshjen për të filluar xhirimet për Mapplethorpe, ndërsa shumë shpejt do të nisim realizimin e filmit”, ka thënë Dushku.  50 Cent nderon Jim Carreyn Reperi 50 Cent e ka ftuar në një koncert të vetin komikun Jim Carry për ditëlindjen e 47-të të aktorit. Të shtunën, Carrey ka mbushur 47 vjet, ndërsa 50 Cent e ka nderuar atë duke e ftuar të marrë pjesë në performancën e tij në Sundance Film Festival në Utah, ku reperi këndonte me grupin e tij G-Unit. “New York Daily News” njofton se Carrey së bashku me të dashurën e tij, Jenny McCarthy, kishte qenë i ftuari special i 50 Cent. “Jim dhe Jenny po vallëzonin dhe po kënaqeshin me muzikën e reperit, ndërsa 50 Cent e ftoi atë në skenë gjatë këndimit të këngës ‘In Da Club’, (e cila përmban vargun ‘It's your birthday...’- ‘E ke ditëlindjen...’)”, ka thënë një i pranishëm.  Leo prognozon Winslet si fituese të çmimit Oskar Aktori i famshëm Leonardo DiCaprio ka thënë se bashkë-aktorja e tij Kate Winslet meriton të jetë fituese e çmimit Oskar që do të ndahet më 22 shkurt. Winslet ka qenë pesë herë kandidate, por kurrë nuk e ka fituar Çmimin e Akademisë. Por DiCaprio është i bindur se Kate do të arrijë sukses këtë vit dhe se e meriton plotësisht këtë trofe. “Do ta fitojë. Mendoj se ajo e meriton plotësisht. Ajo është nominuar aq shumë herë. Ajo është një talente e rrallë dhe është në gjendje të bart aq shumë kompleksitet në paraqitjet e saj”, ka thënë DiCaprio.  Halliweel në lidhje me një biznesmen italian Ish-anëtarja e grupit Spice Girls, Geri Halliwell, raportohet se ka gjetur dashurinë e saj të re, një biznesmen italian të jahteve. Ylli i muzikës pop, e cila është nënë e vajzës Bluebell nga lidhja e mëhershme, është parë disa herë në shoqërim të Fabrizio Politi, një biznesmen multimilioner, kompania e të cilin ndërton jahte.  Dyshja janë të gatshëm ta zbulojnë romancën e tyre, duke u paraqitur në disa fotografi për edicionin italian të magazinës “Vanity Fair”, bën të ditur tabloidi anglez The Sun.  Winehouse votohet si humbësja më e madhe Këngëtarja britanike Amy Winehouse është emëruar Humbësja e Vitit në Virgin Media Music Awards 2008. Ylli i hitit “Back to Black”, morri këtë çmim të pakëndshëm për të dytin vit radhazi në një sondazh online, ku morën pjesë tre milionë votues.Leona Lewis morri çmimin prestigjioz për krijimin më të mirë britanik, derisa bendi i vajzave “The Saturdays” fitoi çmimin për krijimin më e mirë. Këngëtarja australiane Kylie Minogue u emërua ‘legjenda e vitit’ ndërsa ylli i muzikës r’n’b, Rihanna, morri çmimin për krijimin më të mirë ndërkombëtar. Albumi më i mirë shkoi për rokerët “Kings of Leon” për albumin “Only By The Night”, derisa hiti i Katy Perry, “I Kissed A Girl”, ditoi në kategorinë kënga më e mirë.  Hilton: Kam shumë ngjashmëri më Jolien Paris Hilton ka thënë se ajo dhe aktorja e filmit “Tomb Raider” janë shumë të ngjashme dhe se do të mund të kalon shumë mirë në shoqëri me njëra-tjetrën. “Më pëlqen Angelina Jolie. Ajo është e fuqishme por e mrekullueshme dhe e shfrytëzon famën e saj për gjëra të mira, për të bërë ndryshime të mëdha në botë. Kjo është një kualitet i veçantë. Do të kisha shumë gjëra të përbashkëta me të”, ka thënë Hilton. Paris po ashtu ka thënë se Angelina është një lloj personi me të cilin do të pëlqente të ishte shoqe.    Jeta Faqolli zbulon të brendshmet në TiranëPasi ka nxjerrë në treg këngët "Aman, derman", "Provokimet", "Konkurerenca", "Vetëm me ty", këngëtarja Jeta Faqolli ka organizuar një festë të madhe për ditëlindjen e saj këto ditë në Tiranë. Edhe pse ka pasur shumë komente për zotësinë e saj si këngëtare, përsëri u pa se miqtë këngëtarë nuk i kishte të paktë. Në festën e organizuar ishin shumë të ftuar; si Flori Mumajesi, Gent Demaliaj, Kastro Zizo, Anjeza Branka, Ingrid Gjoni, të cilët kanë ndenjur për shumë orë në festën e zhurmshme në një lokal pranë Rrugës së Elbasanit. Jeta Faqolli e veshur me një fustan shumë të shkurtër të verdhë, ka qenë shumë aktive gjatë darkës, ka kërcyer, ka kënduar, madje ka zbuluar për të pranishmit motrën e saj brune, Irena. Dafina Zeqiri, tani shoqërohet me një biznesmen kosovarQuhet Dafina Zeqiri. E kemi parë në festivalin “Kënga magjike 2008″, ku fitoi edhe çmimin “Magjia e festivalit” me këngën “Bateritë”, këngë me të cilën u prezantua në festat e fundvitit në televizione të ndryshme kosovare. Por më shumë se kaq interes do të shfaqte jeta intime e këngëtares, për të cilën është përfolur shumë kohët e fundit.Tashmë po flitet me të madhe për një lidhje të këngëtares me djaloshin kosovar Fatos Bajçinovci, një biznesmen i njohur, që tashmë menaxhon një bar kafe. Vajza shqiptare me banim në Malmo të Suedisë, po pëlqehet shumë nga publiku shqiptar, duke sjellë projekte të ndryshme dhe të bukura muzikore.  Çmimi i Rihannas i jepet gabimisht Katy PerrytKëngëtarja Katy Perry ka mbetur me fytyrë të skuqur kur një lëshim në llogaritjen e votave kishte nxjerrë atë gabimisht fituese për kategorinë Best International Song në ndarjen e çmimeve NRJ Music Awards, ndërsa çmimi kishte qenë i dedikuar për Rihannan. Këngëtarja u ngjit në skenë në ngjarjen e organizuar në Kanë, Francë, gjatë të shtunës mbrëma (17 janar), për të marrë çmimin për hitin “I Kissed a Girl”, të cilin ia dha anëtarja e grupit “Pussycat Dolls”, Nicole Scherzinger, duke falënderuar publikun dhe duke thënë se ky ishte çmimi i parë i saj.Por, 90 minuta më vonë është zbuluar gabimi, kur nikoqiri, Nikos Alliagas, kishte zbuluar se gafën para publikut.Në këtë ngjarje të shpërblyer ishin edhe Britney Spears, Enrique Iglesias, Pussycat Dolls dhe Jonas Brothers.  Jessica Simpson nuk i pastron flokët Këngëtarja dhe aktorja Jessica Simpson i spërkat flokët me parfum, ashtu që nuk ka nevojë t’i pastrojë ato. Bukuroshja është këshilluar nga floktari i saj, t’i pastrojë flokët vetëm dy ose tri herë në muaj, dhe të përdorë aroma për të mposhtur erën.“Kaçurrelat e Jessicas në të shumtën e rasteve janë të yndyrshme, por ajo e mbulon këtë mirë. Ajo mban kapela ose zgjatje të flokëve. Nëse flokët e saj fillojnë të kenë aromë të keqe, ajo i spërkat me parfum të linjës së saj”, ka thënë një burim.    Kate Winslet: Nuk jam yll pornografik Kate Winslet thotë se burri i saj, regjisori Sam Mendes, nuk ishte xheloz për skenat e seksit me Leonardo DiCaprion në filmin e ri Revolutionary Road, pasi ajo nuk është “një ylli pornografisë”. Winslet dhe DiCaprio luajnë rolin e burrit dhe gruas në filmin e ri, i cili është realizuar nën regji të Mendes. Por aktorja britanike është e bindur se nudizmi në ekran nuk do t’i shkaktojë probleme martesës së saj.“Unë nuk jam një yll i pornografisë. Nuk dal dhe të bëj seks me njerëz të tjerë dhe të realizoj detyrën time. Ai është më se i bindur se unë jam e qetë dhe është i sigurt se skenat e dashurisë justifikohen”, ka thënë aktorja.“Kam dalë shpesh e zhveshur në filma dhe ndjehem shumë me fat që, secilën herë, skenat janë të përshtatshme dhe e qartësojnë tregimin. Sam më ka përkrahur në të gjitha dhe gjithmonë ka qenë kështu”, ka shtuar Winslet.  Kurti gati për videoklip të ri E njohur për paraqitjet unike, këngëtarja nga Mitrovica, Teuta Kurti, së fundi ka menduar të realizojë edhe një videoklip. “Shumë shpejt do të nisin xhirimet e videoklipit të ri”, ka thënë Teuta. Ajo ka shtuar se edhe kësaj radhe ka zgjedhur të bashkëpunojë me të fejuarin e saj Dardanin. “Ideja për realizimin e klipit ka qenë e Dardanit dhe është tejet interesante, diçka që nuk është parë më parë”, duke shtuar se më shumë detaje nuk do të zbulojë. Kurti në një intervistë dhënë emisionit “Express Live” ka deklaruar se nuk preferon të shpenzojë shuma të mëdha parash në realizimin e video-klipeve.  Megjithëkëtë, ajo mundohet që çdo klip i saj të jetë i realizuar mirë. Kënga e radhës e cila po vizuelizohet mbanë titullin “Ty”. Muzika është realizuar nga Faton Dolaku, ndërsa teksti është shkruar nga vetë këngëtarja. /ktv/  Gjyshja Tarner akoma “shkatërron”Qekur para disa muajsh neper SHBA e filloi turneun e saj te shumepritur “Tina! 50th Anniversary Tour”, ylli i muzikes te merkuren ne mbremje e mbajti koncertin e saj te pare ne toke te Evropes.Ne scenen ne Lankses Arena te Kelnit, Tina Tarner pozitivisht e befasoi publikun dhe iu tregoi se edhe ne moshe 69 vjecare ka trup fantastik dhe eshte ne top forme.   Britney kërkon ndihmë jetësore Princesha e muzikës pop, Britney Spears, ka vendosur ta angazhojë një 'organizues jete'. Këngëtarja e hitit “Womanizer” dëshiron ta kthejë jetën e saj në binarë para se të fillojë turneun botëror këtë vit, për këtë arsye ka vendosur ta angazhojë një ekspert, i cili do të jetë i disponueshëm 24 orë në ditë për t’i ndihmuar asaj. Këtë ide për herë të parë Britneyt ia kishte dhënë ish-burri i saj, pasi që ai ka frikë se këngëtarja sërish mund të ‘rrëshqasë’ dhe ta humbë kontrollim mbi veten e saj, dhe kjo do të thoshte se ajo nuk do të mund t’i vizitonte djem e saj, Sean Preston dhe Jayden James.  Kastro shijon edhe Ingridin Kastro Zizo ka bashkëpunuar me Ingrid Gjonin për një këngë të re, të cilën do ta promovojnë të shtunën mbrëma në një lokal në Tiranë, njofton "Panorama Plus". Pasi ka ‘provuar’ Zajminën, djaloshi problematik ka vendosur ta ‘shijojë’ pak edhe Ingridin, duke pasur parasysh se bashkëpunimet kohëve të fundit sjellin hite të mëdha. Autor i muzikës dhe tekstit, si zakonisht është vetë Kastro Zizo, ndërsa preferon që në këngët dhe videoklipet e tij të përfshijë femra seksi, pasi që këtë e dëshiron tregu.    Carey dhe Cannon planifikojnë familje Tё porsamartuarit, Mariah Carey dhe Nick Cannon, ‘definitivisht’ janë duke planifikuar tё fillojnë familje sё bashku. Dyshja u martuan nё njё ceremoni sekrete nё muajin prill tё vitit tё kaluar dhe vazhdimisht ёshtё spekuluar se ata po persin fёmijёn e parё, por Cannon e ka hedhur poshtë shtatzёninё e Careyt, por ka shtuar se kjo ёshtё nё plan. “Definitisht jemi duke planifikuar familje dhe gjёra tё tilla, por kur gjithçka do tё qetësohet dhe do tё jetë momenti. Tash vetëm po lëvizim dhe armatosemi dhe po kënaqemi nё martesë”, ka thёnё Nick. Diellza Kolgeci: Ka ndodh të marrë edhe nga 101 luleTë qenit pjesë e politikës në të ardhmen nuk është ‘mision i pamundur’, për “Miss Kosova 1996”, modelen Diellza Kolgeci. Një karrierë e tillë nuk është diçka e papritur, sepse, Diellza, nuk do të mund t’i ikë frymës familjare. “Ajo ndikon nga fëmijëria, ndoshta nuk është gjithmonë e mirë, sidomos për femrat, sepse është profesion shumë i rëndë”, - megjithatë nuk përjashtohet si mundësi nga modelja.   Paradis dhe Depp bëjnë plane martese Johnny Depp dhe e dashura e tij e kamotshme, Vanessa Paradis, janë duke u përgatitur për një ceremoni sekrete martese në muajin prill. Siç shkruan Mtv.com, Paradis është dorëzuar para dëshirës së Depp për t’u martuar, ashtu që ata kanë filluar të planifikojnë një ceremoni intime gjatë verës në oborrin e pronës së tyre në Francë.“Ata janë një çift shumë privat, andaj nuk do të ishte befasi nëse ata do të kryenin ceremoninë e martesës në shtëpinë e tyre”, ka thënë një burim.  Kate Hudson: Do të vazhdoj të fotografohem nudoAktorja Kate Hudson i ka gezuar fansat e saj, e posacerisht ato meshkuj, kur para mediumeve deklaroi se nuk e ka ndermend qe te nderprese fotografimin e saj nudo.- Dua shume te fotografohem nudo, dhe do te vazhdoj ta bej kete gje. Mendoj se kjo eshte shume argetuese - ka thene Kate Hudson per mediumet, duke i gezuar keshtu fansat e saj meshkuj. Por ajo ka shtuar se shume i vlereson fotografet me te cilet bashkepunon, dhe se aktin e fotografimit e vlereson si art te   Adriana Lima për Victoria Secret Wednesday, 15 Jan, 2009  Fotot e Adriana Lima ne katalogun e ri te “Victoria Secret”, e ngjallen fantazine e publikut, por edhe shume veta u pyeten: Valle a e zmadhoi bukuroshja gjoksin?Apo kostumet te cilat ajo i promovoi jane magjike?  Minogue, dashuri e re per te harruar MartinezPrej disa kohesh, kengetarja australiane, Kylie Minogue kishte humbur gjurmet nga jeta publike, duke shijuar e qete periudhen pas semundjes se kancerit qe e kaloi me sukses. Por fshehja e saj nga aparatet fotografike nuk ka zgjatur shume, pasi ne faqet e revistes “Hello!” jane publikuar disa foto te Minogue me te dashurin e saj te ri, modelin spanjoll Andres Valencoso ne Alpet franceze. Cifti ishte pare edhe gjate muajit tetor ne Paris me rastin e ditelindjes se Dita Von Teese, por fotot e “Hello!”, konfirmojne plotesisht se Minogue ka nisur nje tjeter histori dashurie. Kengetarja australiane vjen pas nje periudhe negative, pasi u nda nga i fejuari Oliver Martinez. Megjithate, duket se aventura e ciftit ne pistat e skive ka dhuruar edhe nje lajm per revistat, pasi i dashuri i kengetares ka pesuar nje incident, duke lenduar krahun. “Kylie dhe i fejuari i saj erdhen ne ndihmen e shpejte pas rrezimit te tij ne pisten e skive. Andres po shtrengonte krahun dhe dukej qe po vuante nga dhimbjet”, rrefehet nje deshmitar ne qendren e ndihmes se shpejte.   Gisele Bundchen fejohet me Tom Brady 15 janar 2009 Lajmi per nje marredhenie te tyre kishte nisur te qarkullonte qe gjate Krishtlindjeve, por te dy e kishin pergenjeshtruar nje lidhje dashurie. Revista “People” njofton se modelja dhe sportisti e kane zyrtarizuar lidhjen dhe jane fejuar gjate fundjaves ne Los Anxhelos.  Sipas burimeve te revistes amerikane, cifti po vepron me hapa te medha, pasi po pergatitet edhe per martese. Ne pranvere te fejuarit pritet te organizojne nje ceremoni mondane, ose nje feste ne Kosta Rika, ku Bundchen ka edhe nje shtepi. //tch//    Lewis-Timberlake risjellin “I Will Always Love You”15 janar 2009 Pas Whitney Houston, kengen legjendare te kthyer ne simbol te dashurise, “I Will Always Love You” do ta kendoje edhe dyshja Leona Lewis-Justin Timberlake.  Kengetarja britanike dhe ylli i muzikes amerikane kane menduar ta perpunojne versionin origjinal te Houston per ta sjelle ne skene ne nje tjeter model qe do te mbaje firmen e tyre. Sipas tabloidit britanik “The Sun”, cifti i suksesshem do ta regjistroje kengen gjate muajit te ardhshem, sapo ata te gjejne nje moment te lire. Kenga eshte kenduar per here te pare nga Dolly Parton dhe me pas nga Houston per kolonen zanore te filmit “The Bodyguard”, ku vete ajo luan perkrah Kevin Costner.     Rikthehet Kelly Clarkson me nje album te ri15 janar 2009Pasi ka zhgenjyer me albumin “December” ne vitin 2007, kengetarja amerikane, fituese e edicionit te pare te “American Idol”, Kelly Clarkson rikthehet ne skenen muzikore me projekte te reja.  Qe prej dates 19 janar, ne radiot amerikane dhe evropiane do te publikohet kenga e saj me e re "My Life Would Suck Without You" ku ka bashkepunuar me emra te njohur si, Ryan Tedder i One Republic. Kjo kenge eshte shkeputur nga albumi i ri "All I Ever Wanted" qe pritet te dale ne treg ne muajin mars. Gjate karrieres se saj te shkurter por te suksesshme, Kelly ka shitur plot 16 milione disqe dhe eshte nderuar me dy Grammy Awards. Albumet e publikuara nga Clarkson, deri tani jane 3, "Thankful" ne vitin 2003, "Breakaway" nje vit me vone dhe “December” ne 2007-en. Gjate vizites ne Londer per te promovuar albumin e ri ajo ka theksuar: “Jam ketu perdisa takime dhe mezi po pres qe te degjoni albumin tim te ri per te cilin jam shume e emocionuar”. Nuk bën seks pasi lehtë ngelet shtatëzënë Monday, 12 Jan, 2009 Xhordan, apo me emrin e vertete Keti Prajs, mendon se eshte super e frytshme dhe prandaj e denon burrin e saj me abstenim nga seksi.- Mendoj se shume lehte mund te ngelem shtatezene. Ky eshte problemi im. Prandaj Pit nuk fiton seks shume shpesh, sepse e di cka do te ndodhe nese leshoj me shpesh. E di se ne fund do te perfundoje me nje femije plus - thote starleta me gjoksin e madh. Por, çifti i famshem britanik perseri planifikon qe ne te ardhmen ta zgjeroje familjen. - Duam edhe kater femije - thote Xhordan, e cila nga martesa me Peter ka Xhuniorin tre vjecar dhe 18 muajshen Prinses Tiami. Nga lidhja me futbollistin Dvajt Jork e ka femiun 6 vjecar Harvi.  Barbie shfaqet përsëri Monday, 12 Jan, 2009 Angelyne është artiste dhe modele amerikane, e lindur në vitin 1958, e cila ende i mbush objektivët e paparacëve me pamjen e saj prej Barbi. Interesante për të është se u bë e famshme në vitet 80-ta kur blente bilborde nëpër Amerikë për të reklamuar - vetëveten!  Korab Shaqiri me album të ri së shpejti Saturday, 10 Jan, 2009 Adhuruesit e këngëtarit Korab Shaqiri së shpejti do të kenë mundësi ta kenë albumin e parë të tij që pritet të dalë në treg kah fundi i këtij muaji.  Albumit i cili përmban tetë tetë këngë, Korabi do t’ ia bashkëngjit edhe një videoklip. Korabi  ka përfunduar incizimi i këngëve të albumit të tij, i cili pritet të dalë në treg së shpejti.“Për momentin është duke u bërë shumëzimi i cd-ve dhe diku ka fundi i këtij muaji ose fillimi i shkurtit do të jetë në treg albumi im, të cilit do t’ia bashkëngjis edhe një videoklip”, tha Korabi. Albumi përmban 8 këngë. Një pjesë të teksteve i ka shkruar babai i tij Iliri, por edhe vetë Korabi. Muzikën e shumicës së këngëve i ka kompozuar Korabi, një pjesë edhe Iliri. Korabi theksoi se ka pasur mundësi të shtojë edhe shumë këngë të tjera në këtë album, por ai ka zgjedhur vetëm tetë pasi që është i interesuar që këngët të kenë një nivel të lartë. Këtij albumi Korabi do t’ia shtojë edhe një videoklip që pritet të dalë së bashku me albumin. Videoklipi do të realizohet me djemtë e “Video-artit”.  Italianët u çmendën pas Sara Varone Friday, 9 Jan, 2009 Per cudi te shume Italianeve, Sara Varone, modele dhe TV udheheqese e shout “Bona Domenica”, perpiloi nje kalendar per vitin 2009 per magazinen For Men. 36 vjecarja Sara mund te levdohet edhe me diplome nga psikologjia, te cilen e ka marre duke u shkolluar ne Angli dhe France.  Paris Hilton: “Vajzës do t’ia vë emrin London” Thursday, 8 Jan, 2009 Përveç parave dëshiron të trashëgojë nga familja edhe traditën e vendosjes së emrave. Këngëtarja Paris Hilton ka deklaruar se nëse do të lindë një vajzë, do ta quajë atë London. Trashëgimtarja e hoteleve “Hilton” mban emrin e kryeqytetit francez dhe për këtë arsye ka shprehur dëshirën për t’u bërë nënë brenda dy viteve të ardhshme, edhe pse për momentin nuk ka të dashur. “Do të më pëlqente të kisha tre ose katër fëmijë. Në fillim do të doja të sillja në jetë një djalë. Ai do të kujdesej për vajzat. Të parës do t’ia ve emrin London sepse më pëlqen shumë ky emër”, - është shprehur Paris. Duke folur për revistën “Glamour” ajo shtoi se preferon që fëmijët t’i rrisë në Britani, që të mësohen me theksin dhe zakonet angleze, pasi ato, sipas saj, janë perfekte. Gjuetia për një shok të ri e ka çuar këngëtaren në një shfaqje reality në Angli, ku po kalon ditët më të bukura të jetës. Burimet bëjnë të ditur se ajo po planifikon të jetojë përkohësisht aty. “Do të doja të shpërngulesha këtu së shpejti për t’i rritur fëmijët në këtë vend, pasi do të përftonin zakone dhe një gjuhë perfekte. Jeta ime, edhe kështu si jam aktualisht, është pothuajse perfekte. Jam e gëzuar që jetoj kështu”.  Will Smith, më i paguari në vitin 2008 Sunday, 4 Jan, 2009 Sipas sondazhit tradicional “Quigley”, Will Smith eshte shpallur artisti me i paguar i vitit 2008, duke e larguar nga vendi i pare Jonny Deep, i cili ishte fitues i ketij sondazhi vitin e kaluar.  Projektet e reja të Hollivudit Saturday, 3 Jan, 2009 Viti i ri 2009, nis me projekte të reja për industrinë e prodhimit të filmave. Kështu , në studiot e regjistrimit, po bëhen pregatitjet e fundit për filmin fantastiko shkencor “G force’, ku do ku do të jenë pjesmarrës aktorët Nikolas Keixh, Penelopi Kruz etj. Ndërkaq, aktorja Isla Fisher, do të shfaqet për herë të parë si protagoniste, në filmin “Confession of Shopaholic”, i cili do të jetë i pranishëm në kinema nga data 13 shkurt. “Confession of Shopaholic”, është filmi i ri i Isla Fisher, film i cili do të shfaqet no kinematë amerikane gjatë muajit shkurt. Aktorja në rol mbështetësnë filmin “Wedding Crashers”, dhe e fejuara e Sasha Baron Cohem i njohur me personazhin e Boratit në filmit “Borat “ dhe “Ali G”, do të interpretojë rolin kryesor në filmin “Confessing of a Shoaphaolic”. Bazuar në romanin me të njëjtin titull, filmi trajton historinë e 25 vjeçares Rebeka Bloomwood, e cila jeton me shoqen e saj, dhe ka mjaft borxhe të pashlyera me karta kredit, pasi është e pasionuar pas blerjeve të panumërta të veshjeve dhe bizhuterive. Për të përballuar këto shpenzime të mëdha ajo ka mashtruar në paraqitjen e rezumesë së saj, dhe tani duhet të arrijë të mbajë në ekuilibër jetën e saj, të mbushur me gënjeshtra, ndërkaq që vazhdon të blejë veshje dhe bizhu, të jetë e suksesshme në karrierë, dhe të takohet me burrin e ëndrrave të saj.Filmi “Confession of Shopaholic” do të jetë i pranishëm në kinema në 13 shkurt. Vendi i parë i premierës së këtij filmi do të jetë Rusia, i cili do të shfaq filmin në datën 12 shkurt.  Kate Winslet dhe Leonardo Di Caprio, përsëri së bashku Friday, 2 Jan, 2009 Pas 11 viteve, cifti i jashtezakonshem perseri ka qendruar se bashku para kamerave. Ne te vertete, “Revolutionary Road” eshte filmi i ri ne te cilin ciftin e dashuruar e luajne Kate Winslet dhe artisti me fytyre te perhershme rinore Leonardo Di Caprio. Pasiqe ky eshte filmi i pare pas Titanic, ne te cilin ky cift luan disa skena seksuale, incizimet kane qene te renda pasiqe artistet praktikisht njihen gjate gjithe jetes dhe jane shoke te mire.  FOTO: Kush do t’i jepte 44 vjet? Thursday, 1 Jan, 2009 Cdo gje kualitative - zgjat shume! Kete e deshmoi edhe super modelja australiane El Mekferson, e cila kulminacionin e karieres e kishte ne vitet 80 dhe 90 te shekullit te kaluar.  FOTO: Seksi kalendarë pë vitin 2009 Thursday, 1 Jan, 2009  Edhe kete vit shume yje seksi kane vendosur te garojne per nje hapesire ne muret e shtepive tuaja, qe pikerisht ato juve t’ju percjellin gjate tere vitit.  FOTO - Beyonce: Burrë, bikini dhe pushime të ëndrrave Wednesday, 31 Dec, 2008  Nje nga ciftet me te pasura te Hollywood, Beyonce dhe Jay-Z, dijne mire t’i shfrytezojne te gjitha miresite e jetes.Pushimet e krishtlindjeve i kalojne nen diellin e Karibeve, duke u kenaqur ne cdo moment.  FOTO- Cheryl Cole është britanezja më seksipile Tuesday, 30 Dec, 2008  Chery Cole, anetarja e grupit Girls Aloud, eshte shpallur ne dy anketa te pavarura si britanezja me e bukur dhe me seksipile per vitin 2008. Ka qene ky nje vit mjaft i mire per Cole. Bendi i saj Girls Aloud, me hitin e tyre “The Promise” ka ruajtur vendin e pare ne te gjitha top-listat, ndersa Cheryl definitivisht ka qene anetarja me e popullarizuar e show-it The X Factor. Vendi i dyte ne anketat per britanezen me te bukur dhe me seksipile i ka takuar fitueses se vitit te kaluar Keiri Knightley , ndersa vendi i trete Kate Winslet.  J.Lo e Marc Anthony drejt divorcit Tuesday, 30 Dec, 2008 Jennifer Lopez dhe Marc Anthony duket se kanë vendosur që të divorcohen dhe kanë menduar që ta japin zyrtarisht lajmin e tyre më 14 shkurt. Vendimi i ciftit për divorcin do të jepet pikerisht ditën, kur Anthony do të japë një show ne “Madison Square Garden”, në Nju-Jork. Lajmi është bërë publik nga “New York Daily News”, që i referohet një burimi të rezervuar. Cifti është në krize prej pak kohësh pavarësisht se ështe përpjekur të shfaqet ndryshe në publik. Si Lopez ashtu edhe Anthony janë parë pa unazat e martesës. Zyra e shtypit e Marc ka përgënjeshtruar lajmet, ndërsa ajo e J.Lo ka preferuar të qëndrojë në heshtje.  Karolina Kurkova - femra më e bukur në botë Monday, 29 Dec, 2008 Sipas internet portalit Eonline, ne 5-shen e pare jane Bar Rafaeli, Anxhelina Xholi, Zhizel Bundhen dhe Skarlet Johanson.Manekenia çeke Karolina Kurkova eshte shpallur femra me e bukur ne bote, sipas sondazhit te internet portalit Eonline ne te cilin kane votuar qindra-mijera vizitore. 24 vjecarja Kurkova per nje vit fiton 5 milione dollare. Momentalisht eshte ne lidhje me boksierin e njohur ukrainas Vladimir Kliçko, i cili thote se Kurkova nuk eshte vetem bukuroshe, por edhe nje grua shume e dashur dhe e mire.   Paris Hilton: Jo, dhuratave nën 5 mijë dollarë Monday, 29 Dec, 2008 Paris Hilton refuzon dhuratat me vlerë nën 5 mijë dollarë. Sipas revistës “Star”, trashëgimtarja e pasur ka njoftuar miqtë se nuk do të pranojë dhurata, që kushtojnë më pak se shuma në fjalë. Hilton kërkon që t’i shpërblehet bujaria, pasi ajo ka berë gjithnjë për miqtë e saj dhurata të shtrenjta. Një përjashtim në rregullin e saj bëjnë dhuratat kulturore, për te cilat ajo është e cmendur, por cilësohet se nuk preferon cd, dv, apo këpuce, vetëm nëse ato janë shumë luksoze. Parfumet e blera nëe qendrat tregtare nuk bëjnë për të, por do t’i pelqenin bizhutë, diamantet, makinë, orë, pelice, apo veshje të modes. Një mik i saj deklaroi se Paris shumë prej dhuratave i fal për bamirësi.  Victoria mendon se Beckham e ka tepruar me tatuazhet Monday, 29 Dec, 2008 Sipas disa zerave, Victoria mendon se i shoqi e ka tepruar pak me artin e trupit dhe i ka kerkuar te ndalet. Shkak per kete eshte nje tatuazh i ri i Beckham, i cili e ka zemeruar Victorian. Futbollisti anglez ka shkruar ne hebraisht ne krahun e majte nje proverb nga Bibla. “Biri im, mos harro mesimet e mia, por mbaj urdhrat e mia ne zemren tende”, shkruhet ne tatuazh. Tatuazhi i ri i mesfushorit eshte bere serish nga Louis Malloy. Ai nuk eshte i vetmi qe David ka ne trup ne hebraisht, pasi ai ka te shkruar edhe nje tjeter fraze. . Amy Winehouse i rikthehet burrit Monday, 29 Dec, 2008 Ylli i muzikës pop, Amy Winehouse, raportohet se planifikon tё rikthehet me burrin Blake Fielder-Civil. Amy, e cila aktualisht ёshtё nё pushime nё Karibe, raportohet se ka biseduar me Blake gjatё Krishtlindjes dhe dyshja janë pajtuar t’i japin njё shtytje tjetër martesës sё tyre. “Pas njё muaji ndarje, Amy ka vendosur ta rikthejё Blake. Ajo thotë se dhurata mё e mirё pёr Krishtlindje do tё jetё ta ketë burrin e saj nё shtёpi pёr tё mirё”, ka thanё njё burim pёr “Daily Mirror”. “Ai ka qenё inspirim pёr hitin ‘Back to Black’, dhe tё qenit tё ndarё e ka bёrё Amyn tё kuptojё se sa shumё e dashuron atё”, ka shtuar burimi.     Madonna del me nje djali te ri 12.1.2009Madonna eshte fotografuar ne shoqerine e nje djali te ri. Pas divorcit me regjisorin Guy Ritchie, kengetarja i eshte kthyer jetes se beqares, por flitet per nje tjeter flirt ne horizont.Pas lidhjeve me kampionin e bejsbollit Alex Rodriguez dhe me modelin Jesus Luz, po qarkullojne zera per nje lidhje te re. Madonna eshte pare duke dale nga restoranti Waverly Inn ne Nju Jork, se bashku me nje djale, shume here me te ri ne moshe, qe quhet Steven Klein dhe madje duke buzeqeshur. Sipas nje deshmitari, kengetarja nuk ishte pare ndonjehere aq e lumtur.  Lily Allen kercenon Katy Perryn06.01.2009 Lily Allen dhe Katy Perry u jane kthyer serish grindjeve te vjetra. Allen nuk e ka harruar sharjen e Katy, qe e quajti ate te shendoshe dhe e ka kercenuar rivalen, se do te postoje ne internet numrin e saj te telefonit celular. Duke shkruar ne faqen e saj ne Facebook, Lily tha: “Une e kam numrin e Katy Perry. Dikush me beri nder. Tani po pres qe ajo ta hape edhe njehere gojen dhe le te perballet me Facebook”. Zemerimi ka arritur deri aty sa Allen eshte bashkuar me dy grupe ne internet, me emrat: “E urrej Katy Perry dhe kengen e saj budallaqe “I Kissed A Girl”, si dhe “Kush dreqin mendon se eshte Katy Perry?”    Kate Houdson, sërish para altarit? Kate Hudson, nuk planifikon të bëjë martesë madhështore, nëse do të qëndronte edhe njëherë para altarit. Aktorja u martua në vitin 2000 me rokerin Chris Robinson, ndërsa lidhja e tyre mori fund në vitin 2007.     Michael Jackson kthehet në Kaliforni Michael Jackson ka marr në shfrytëzim një vill në Bel Air në vlerë për 100.000 dollarë në muaj, pasi ka vendosur që për herë të parë pas aferës së dhunimit të një fëmije në vitin 2005, të kthehet…   Hudson rikthehet pas tragjedisë ne familje Vrasja e se emes dhe vellait para pak kohesh nuk e kane shkeputur kengetaren Jennifer Hudson nga bota e artit.  Pak kohe pas tragjedise ne familjen e saj, Hudson ka vendosur te vazhdoje karrieren dhe ajo eshte e gatshme te hedhe ne treg kengen e saj te katert me titull If This Isn't Love",…  raDIO VIZIONI 88.1 Mhz fm stereo - podujevË    Details...

LIFESTYLE   A e zgjat jetën ngrënia e pakët? Ekspertët rekomandojnë që nëse keni peshë të tepruar hani më pak ushqim për të jetuar më gjatë, ndërsa nëse keni trup të hollë, atëherë shmangia e kalorive do të ishte e pakuptimtë, madje shumë e rrezikshme shëndetin tuaj. Kohëve të fundit zvogëlimi i konsumimit të kalorive është bërë shumë i popullarizuar si metodë për zgjatjen e jetesës, prandaj edhe personat e shëndetshëm dhe me peshë normale e përcjellin këtë strategji, e cila për ata është e gabuar. Për këtë arsye, shkencëtarët, në bazë të disa eksperimenteve të fundit, rekomandojnë që dieta dhe restrikcioni i kalorive janë të dobishme te personat, të cilët kanë tepricë kilogramësh, ndërsa të dobëtit dhe ata me peshë normale nuk duhet të qëndrojnë pa ngrënë. Lëngu i mollës dhe sëmundja Alzheimer Gjithnjë e më shumë po zbulohen fakte që me anë të ushqimit mund të shmanget zvogëlimi i funksioneve njohëse, të cilat shkaktohen si pasojë e plakjes, ndërsa në disa raste parandalojnë edhe shfaqjen e sëmundjes Alzheimer. Shkencëtarët nga Universiteti i Massachusettsit me anë të analizave laboratorike te minjtë kanë zbuluar se lëngu i mollës pengon humbjen e funksioneve njohëse, të cilat shfaqen te minjtë e moshuar. Gjatë periudhës një mujore minjtë kanë marrë ekuivalent të dy gotave të lëngut të mollës, ndërsa në këtë periudhë kanë prodhuar shumë më pak proteinë e cila konsiderohet përgjegjëse për formimin e të ashtuquajturave ‘pllaka senile’, të cilat janë të pranishme te personat me sëmundjen Alzheimer. Autorët e studimit pohojnë se e njëjta gjë pritet të ndodhë edhe te eksperimentet në njerëz. Sëmundja Alzheimer apo demenca senile është sëmundje degjenerative ku humben funksionet njohëse, në radhë të parë kujtesa, mendimi dhe inteligjenca. Ndikimi i medias në ushqim Ekspertët kanë analizuar reklamat për ushqim në tridhjetë revista javore britanike. Rezultatet kanë treguar se më shumë se 25% e reklamave për ushqim kanë të bëjnë me ushqimet e gatshme, sallamin dhe supën. Ndërsa vetëm 2% e reklamave i rekomandojnë pemët dhe perimet. Autorët e studimit pohojnë se reklamat e ndryshme të produkteve ushqimore në media kanë ndikim të madh në llojin e ushqimit të cilin e zgjedhim, prandaj duhet të kihet kujdes dhe t’i jepet më shumë rëndësi reklamimit të ushqimeve të shëndetshme. Pesë rregullat e bukurisë-Lexoni cilat janë gabimet më të shpeshta që e dëmtojnë pamjen dhe si t’iu ikni 1. Ushtrimet dhe grimi nuk shkon së bashku. Grimi mbyll poret dhe parandalon procesin e djersitjes që mund të rezultojë me krijimin e plasjeve në fytyrë. 2. Secilën herë kur e përdorni fenin apo hekurin për rroba shkaktoni dëm. Kohë pas kohe flokët dëmtohen dhe humbin shkëlqimin, ndërsa majat kanë më shumë prirje për çarje. Sa herë që mundeni mos i përdorni. 3. Hidratimi i përditshëm i lëkurës është i rëndësishëm për mbajtjen e bukurisë së saj (sidomos gjatë dimrit). 4. Fshehtësia e buzëqeshjes së bukur fshihet në larjen e përditshme të dhëmbëve. Gjithashtu mos harroni që vendet problematike t’i pastroni me penj të dhëmbëve. 5. Syzet e diellit, përveç nëse si shtesë e modës, shërbejnë edhe për mbrojtjen nga rrezet UV. Preferohet të bartën gjatë gjithë vitit, e jo vetëm verës.   Pijanecët më të mirë në shtrat?Meshkujt që frikësohen se alkooli do të pasqyrohet keq në jetën e tyre seksuale, mund të lirohen dhe para aksionit në shtrat të pinë ndonjë gotë, konstatoi studimi më i ri. Ç’është e vërteta alkooli përmirëson e nuk shkatërron aksionin e mashkullit në shtrat, pohojnë shkencëtarët. Deri më tani besohej s konsumim i alkoolit mund të shkaktojë disfunksionet në ereksion, e më së shpeshti ‘programimin e hidraulikës’.Por, studimi i kryer me 1.580 burra australian tregoi se ata kanë pasur 30 për qind më pak probleme në shtrat sesa ata të cilët i kanë ikur alkoolit. Madje edhe ata të cilët e kanë shprehi të pinë pak më shumë, kanë paraqitur numër më të vogël të disfunksioneve me ereksion sesa ata të cilët nuk kanë pirë. Ata të cilët kohë pas kohe pinë 3-4 gota më së shumti pesë herë në javë, kanë kaluar më së miri. Më së keqi dolën ata të cilën e kanë lënë shprehinë e alkoolit, e hiq më të mirë nuk janë as duhanxhinjtë, si dhe as viktimat e sëmundjeve të zemrës. Studimi përfundoi se ata të cilët gradualisht konsumojnë alkool dhe kanë probleme me ereksion, nuk ka kuptim të këshillohen që të heqin dorë krejtësisht nga alkooli.   Kujdes nga lodrat e zhurmshmeNëse lodra krijon zhurmë që e tejkalon atë në diskotekë, dëgjimi i fëmijës suaj natyrisht se është në rrezik. Përveç kësaj, zhurma ndikon negativisht edhe në gjendjen emocionale të njerëzve në shtëpi që bëhen më agresivë.“Lodrat që krijon zhurmë të madhe dëmtojnë dëgjimin e fëmijës” paralajmërojnë në Toronto Star. Një ekip i audiologëve kanadezë që kryen një studim më “40 lodra kushtuar fëmijëve më të vegjël se 3 vjet” konstatuan se “së paku 25 prej atyre lodrave krijonin zhurmë që mund të dëmtojë dëgjimin e fëmijës”. Studimi tregoi se zhurmën më të madhe- 115 decibelë- e krijojnë celularët për fëmijë. Zhurma që këto lodra e krijojnë “është më e vogël se ajo e aeroplanit, ndërsa është më e madhe se në shumicën e diskotekave”, tha audiologu Richard Larocque. Sipas rregullave të Ministrisë së Shëndetësisë së Kanadasë, zhurma që e krijojnë lodrat nuk guxon të jetë më e madhe se 100 decibelë. Megjithatë studimi tregon se “dëgjimi i fëmijëve do të mbrohej shumë më mirë nëse do të ishte përcaktuar kufizimi prej më së shumti 87 decibelë në kohëzgjatje prej 30 minuta”.  FËMIJA 11 MUAJSH FUT BABANË E TIJ NË BURGNjë bebe 11-muajshe e cila ishte duke luajtur me një telefon mobil, rastësisht ka thirrur policinë, ndërsa kjo ka rezultuar me arrestimin e babait të fëmijës i cili ishte duke rritur marihuanë në shtëpinë e tij, lajmëron policia kanadeze.Xhandarmëria mbretërore kanadeze, ka dërguar një patrullë të policisë kur një thirrje në numrin 911 ka ardhur, ndërsa lidhja është ndërprerë pa ndonjë fjalë të thënë. Policët menjëherë janë nisur për në adresën e shënuar në një paralagje të Vakuverit. “Babai i fëmijës ka qenë jashtëzakonisht i hutuar kur e ka parë që është thirrur policia për në shtëpinë e tij, dhe kur ata erdhën në shtëpi, ai tha se nuk kishte ftuar policinë”. Më pas policia kanë parë beben duke luajtur me telefon dhe duke shtypur numra. Gjatë kontrollës rutinore në shtëpi policia ka gjetur 500 fije të mbjella të marihuanës, dhe më pas arrestuan të dyshuarin 29-vjeçar, babanë e fëmijës së tij.   Top-lista e shtesave në ushqim Statistikat e reja tregojnë se 38% e të rriturve dhe 12% e fëmijëve në SHBA shfrytëzojnë mjekësinë alternative, ndërsa kohëve të fundit mjekët gjithnjë e më shumë i dërgojnë pacientët të bëjnë masazh, meditim dhe akupunkturë. Shtesat më të popullarizuara1. Vaji i peshkut 2. Glukozamin 3. Echinacea 4. Vaj nga farat e lirit 5. Xhensen 6. Preparate të kombinuara bimore 7. Ginko 8. Kondroitin 9. Suplemente me hudhër 10. Konezima Q10  Alkooli dhe ezofagiti Shkencëtarët kanë analizuar ndikimin e konsumimit të alkoolit në shfaqjen e ezofagitit eroziv. 463 participantë janë ndarë në katër grupe: ata që nuk pinin aspak, ata që pinin pak (më pak se 25 g etanol në ditë), ata që pinin mesatarisht (15-50 g etanol në ditë) dhe participantët që pinin shumë (më shumë se 50 g etanol në ditë). Rezultatet kanë treguar se konsumimi i alkoolit rrit rrezikun shfaqjes së ezofagitit eroziv. Rreziku është rritur në mënyrë proporcionale me sasinë e konsumuar të alkoolit. Ezofagiti paraqet inflamacionin (ndezjen) e ezofagut.  Femrat kontrollojnë dobët nevojën për ushqim Femrat janë shumë pak të suksesshme në tentativat e tyre për të hequr dorë nga ushqimi, sugjeron një studim i ekspertëve amerikanë. Revista “Proceedings of the National Academy of Sciences” ka publikuar një eksperiment ku janë analizuar disa vullnetarë të cilët kanë përshkruar momentet e tyre të urisë gjatë 24 orëve. Rezultatet kanë treguar se meshkujt kanë qenë më ‘të durueshëm’ sa i përket mosngrënies, ndërsa incizimet e trurit te femrat kanë treguar aktivitet më të madh të regjionit trunor përgjegjës për dëshirën për ushqim. Autorët thonë se mendimi i shpeshtë për ushqimin është arsyeja pse mbipesha është më e shpeshtë te femrat.    Ndikimi i urisë mbi qelizat nervore Një studim i ri ka zbuluar se qelizat nervore të femrave dhe të meshkujve reagojnë ndryshe në mungesë të ushqimit. Derisa qelizat nervore të meshkujve vdesin shumë shpejt, qelizat nervore te femrat mundohen ta ruajnë energjinë ma gjatë dhe mundohen të qëndrojnë gjallë. Studimi është realizuar te qelizat nervore të minjve laboratorikë, ndërsa shkencëtarët pohojnë se rezultate të ngjashme mund të jepen edhe te njerëzit.    BLEJ NJË SHTËPI, DHE FITO NJË MERCEDESKriza globale në rritje i ka shtyrë ndërtimtarët në Çeki që ti tërheqin blerësit potencial përmes një dhurate shumë atraktive – një veturë Mercedes, si dhuratë.“Blej shtëpi të re, dhe fito Mercedes të ri” është reklama e re e CPI Group, kompania e cila ka ndërtuar një lagje me shtëpi banimi në periferi të Pragës, ndërsa edhe pse shtëpia është mjaft e vogël me vetëm 150 m2, shitet me çmim prej 300.000 €, çmim ky i një banese me 100m2 sa është për momentin në Pragë. “Kemi zgjedhur Mercedes të klasit A, i cili është shumë i përshtatshëm për trafikun e qytetit” ka pohuar drejtori i kompanisë CPI Group, Milan Tmjeni për gazetën ditore Lidov, duke thënë se blerësit e shtëpive me të vërtetë fitojnë një Mercedes. PUNON SI KOPJE E BARACK OBAMA’SFotografi nga Indonezia, Ilham Anas ndoshta nuk do të merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Barack Obama’s si president i SHBA’ve, mirëpo në televizionin indonezian ai do të paraqitet si kopje e presidentit.Anas, i cili mjaft shumë duket si Obama, është bërë shumë i famshëm menjëherë pas zgjedhjeve në Amerikë, ndërsa tani për profesion e ka – imitimin e presidentit të SHBA.Shumë njerëz në Indonezi janë interesuar për versionin e tij të Barack Obama’s i cili për katër vite vite jetoi dhe punoi në Xhakartë. Kur Obama fitoi zgjedhjet, kolegët e mi më detyruan të vishem në mënyrë elegante dhe kravatë, ndërsa më pas më fotografuan dhe më prezantuan si Barack Obama. Pamjet e njëjta i postuan në internet, shpjegoi Anas. Më pas këto fotografi fituan shumë popullaritet, dhe menjëherë disa televizione dhe agjenci reklamash më kontaktuan.  Zemra e një gruaje sëmuret nga dashuria, e burrit nga punaZemra e një gruaje sëmuret nga dashuria, ndërsa e një burri nga problemet e punës - vërtetojnë kardiologët italianë.Rezultatet e këtij kërkimi janë prezantuar në një kongres të mbajtur në Romë, muajin e kaluar. Ato pohojnë se stresi te meshkujt dhe femrat rrjedh nga burime të ndryshme. Armiqtë e zemrave të italianëve janë të njohur, por dallohimi është se kush është viktima, mashkulli apo femra. Sipas kardiologëve italianë, simptomat më të rënda të stresit për muskulin e zemrës së një mashkulli janë problemet në vendin e punës dhe në komunikacion, ndërsa tek femrat, stresi më i madh vjen nga familja dhe lidhjet e dashurisë. Te 43% e meshkujve, stres më të madh shkaktojnë problemet në vendin e punës, ndërsa 20% e tyre nervozohen gjersa janë pjesë e komunikacion të ngarkuar. Femrat reagojnë më ndryshe, kështu që 40% e tyre janë në stres si rezultat i familjes, ndërsa te 24% e italianeve, stresi vjen si pasojë e dashurisë dhe ndjenjës për partner.ANA BEATRIZ BAROS, ZHVISHET PËR J.LOModelja braziliane Ana Beatriz Baros, ka bërë reklamën më të re për linjën e modës nën markën e J.Lo.Duket se bukuroshja latine ka gjetur mënyrën që të mos brengoset për krizën botërore, pasi që tani është bërë gati se e pamundur për një modele braziliane të paraqitet për ndonjë markë kaq të njohur. Pa marrë parasysh thashethemet e fundit mbi shkurorëzimin e mundshëm të këtij qifti, biznesi i tyre po lulëzon çdo ditë e më shumë, duke mbledhur supermodele si Ana Beatris për të modeluar për markën e tyre. Linja e rrobave të brendshme të J.Lo po funksionon shkëlqyeshëm, ndërsa njëra ndër arsyet është pikërisht Ana Beatris Baros. Modelja atraktive është gjithashtu njëra ndër engjëjt e Victoria’s Secret, dhe diva nuk është mjaftuar me kaq por i është bashkëngjitur edhe J.Lo’së duke e bërë një kombinim latin të parezistueshëm. QESHET PËR 12 VJET PA U NDALURKsu Pinghui, vajze 13 vjecare nga Kina, 12 vite qeshet dhe nuk mund te ndalet. Vajza nuk mundet as te flet nga e qeshura!E qeshura e pakontrolluar ka filluar qe kur vajza kishte tete muaj nga lindja, publikojne mediumet kineze ndersa transmeton The Sun.Per ne kjo gje nuk sjell aspak gezim. Duke e shikuar se si qeshet pa ndalur, per ne eshte me keq se sa te qaje pa u ndalur - thote babai Ksu Veiming.Tani shprese japin mjeket te cilet kane llogaritur se cila pjese e trurit mund te jete “fajtore” per gjendjen e vajzes. Ksu-ne tani e pret kontrollim te trurit nga ana e mjekeve, te cilet shpresojne se mund te vertetojne dyshimet e tyre, dhe me pas te fillojne me sherimin e çrregullimit.BRITANIKET MË SHUMË I BRENGOS PESHA, SE SA KANCERINjë anketë e kryer në mes femrave në Britaninë e Madhe ka treguar se këto gra më shumë i brengos shtimi në peshë, se sa sëmundja potenciale nga kanceri.Në anketë kanë marrë pjesë gra prej moshës 20,30,40 dhe 50 vjet, ndërsa shumicën prej tyre e brengos pesha e madhe se ndonjë problem tjetër shëndetësor. Kërkimet në të cilat kanë marrë pjesë mijëra gra, ka treguar se gjithashtu brengë shumë më e madhe për ato është frika nga trashësia, se ndonjë sëmundje eventuale e zemrës apo sterilitetit. Në vendin e tretë ato e kanë radhitur çështjen e plakjes së tyre. Për 20 për qind të respodenteve, stresi është një problem tjetër që paraqet frikë. Ndërsa frika nga diabeti është me përqindje më të ulët me vetëm 3 për qind, e përcjell nga frika prej problemeve me zemër që shënon vetëm 1 për qind brengë. Asnjëra nga këto respondente nuk ka deklaruar se ka frikë nga infektimi me HIV apo ndonjë sëmundje tjetër që bartet përmes marrëdhënieve seksuale.   Sëmundja që injorohetSë paku 5 milionë gra çdo muaj vuajnë nga ndonjë dhimbje e fuqishme e kokës të shkaktuar nga ndryshimet hormonale, tregoi studimi i ri. Ndryshimet në hormonet seksuale që janë të lidhura me ciklin menstrual tek një numër i madh i grave shkaktojnë sulmet e dhimbjes së kokës çdo muaj. Tek disa gra migrena dhe dhimbja e kokës zgjasin edhe disa ditë shkruan Daily Mail. Ekspertët pohojnë se gratë gabimisht durojnë dhe e konsiderojnë këtë si dukuri normale. Mjekja, Catherine Hood thotë se më shumë se 5 milionë gra vuajnë nga dhimbja e kokës e shkaktuar nga hormonet përderisa njëkohësisht balancojnë mes punës dhe familjes.  Dr. Hood konsideron se shkaktari i dhimbjeve të vazhdueshme të kokës është ndryshimi në nivelin e hormoneve seksuale femërore estrogjenit dhe progesteronit. Rënia e nivelit të estrogjenit mund të shkaktojë dhembje të kokës gjatë ciklit menstrual dhe në përgjithësi t’i bëjë gratë më të ndjeshme ndaj dhimbjes. Megjithatë gratë, pavarësisht nga dhimbja i kryen obligimet e veta dhe rregullisht shkon në punë, ndonëse veprimtaria e tyre është e zvogëluar.  Gjithçka për karrierëNjë hulumtim i një ueb-faqeje të modës tregoi se gratë janë shumë më të gatshme të veshin më pak rroba për të fituar ndonjë poen më shumë në punë, se që mendohej.  Më shumë se 27 për qind e grave të anketuara pranuan se me dëshirë do të vishnin seksi rroba nëse do t’iu kishte ndihmuar në fitimin e ndonjë bonusi apo promovim në punë. Gjithashtu njëra prej grave deklaroi se këtë edhe e bënë rregullisht, raporton Daily Mail. Këtë hulumtim e kreu ueb-faqja amerikane http://www.theragtrader.com me tre mijë gra të punësuara, prej të cilave madje 78 për qind konsideron se pamja fizike ndikon në punë. Më shumë se gjysma e grave të anketuara thanë se konsiderojnë që rregullimi iu ndihmon në punë. Zëdhënësja e ueb-faqes tha: ‘Hulumtimi dëshmon se pamja mund të ndikojë në suksesin e punës. Madje edhe nëse punoni në shtëpi, rrobat ndikojnë shumë në produktivitetin tuaj. Nëse jeni të veshur lehtë vështirë se mund të disiplinoheni”Anketa gjithashtu tregoi se 2/3 e grave konsiderojnë se kanë kontroll më të mirë nëse rregullohen, përderisa 61 për qind e të anketuarve mendon se shkaku i rrobave të zgjedhura me kujdes kolegët i respektojnë më shumë. Gratë po ashtu u treguan shumë konkurruese në zyrë, 48 për qind e tyre pranuan se garojnë kur bëhet fjalë për rroba të punës, në krahasim me 27 për qind të meshkujve për të cilët kjo ka shumë rëndësi për punë. Në garat e modës në zyre dominojnë marketingu dhe industria reklamuese. (t-portal)   Veshjet e meshkujve për 2009 -  energjikeGratë gjithmonë ju tregojnë meshkujve se si të vishen, përderisa në botën e modës kemi një trajtim krejtësisht tjetër.  Të hënën, ishte dita e tretë e koleksioneve të veshjeve të meshkujve. Gucci, Frida Giannini dhe Donatella Versace e thanë fjalën e tyre se si do të duken meshkujt bukur, dimrin e ardhshëm. Për Giannini veshjet e meshkujve duhet të paraqesin energji. “Nuk është e vërtetë që burrat nuk ndryshojnë”, ka thëna Giannini në prapaskenë pas sfilatës, duke treguar disa foto nga e kaluara që janë prova të përparimit të veshjeve mashkullore. Dizajneri roman, i cili po ashtu dizajnon veshje të femrave, Gucci, tregon se veshjet e dimrit të meshkujve janë kostume që dizajnohen në një formë, zakonisht kemi xhaketa që shkojnë komplet me pantallona të thjesht. Polka e thjesht e përbërë nga leshi i fabrikuar dhe xhaketat me ngjyra të lidhura me toja, të cilat janë treguar më shumti gjatë sfilatës këtë javë, por dizajnerët pranojnë se janë prekur edhe nga recensioni ekonomik. Depresioni dhe ankthi i të trashëve Në krahasim me moshatarët e tyre me peshë normale, fëmijët e trashë janë më të prirë për të zhvilluar simptoma të depresionit dhe ankthit deri kur ta arrijnë moshën e shkollës së mesme. Studimi, i cili ka përcjellë më shumë se 1.200 fëmijë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga mosha dy vjeçare deri në klasën e gjashtë fillore, ka zbuluar se fëmijët të cilët kishin tepricë kilogramësh kanë qenë më të prirë për t’u tërhequr në vete, të jenë depresivë si dhe të zhvillojnë shenja të ankthit dhe të reagimit agresiv në momente të caktuara. Megjithatë këta fëmijë nuk kanë pasur probleme në shkollë, sa i përket sjelljes dhe mësimit. Rezultatet e botuara në revistën “Pediatrics” sugjerojnë se mendimi i keq për vetveten dhe ndjenja e përqeshjes nga fëmijët e tjerë, mund të nxisë shfaqjen e simptomave të lartpërmendur. Ekspertët pohojnë që ajo që është e rëndësishme në këto raste, është që prindërit, arsimtarë dhe punonjësit shëndetësorë duhet të jenë të vetëdijshëm për këto simptoma dhe duhet t’i zbulojnë rastet kur fëmijët kanë probleme të tilla, kështu që të jen të gatshëm t’u ndihmojnë atyre për t’u përballur me ndjenjat e tyre në lidhje peshën e lartë trupore. Në shitje ilaçi për qerpikë të gjatëMaskara për qerpikë që ‘bënë çudira’ dhe qerpikët artificial së shpejti mund të bëhet gjë e së kaluarës sepse në shitje do të dalë ilaçi i parë për qerpikët më të shpeshtë dhe më të gjatë. Ilaçi ‘Latisse’ i krijuar në SHBA vendosët çdo natë në rrënjën e qerpikëve, ndërsa rezultatet e para shihen pas katër javësh. Pas katër muajsh të përdorimit të këtij lëngu, qerpikët tuaj do të duhej të jenë 25 për qind më të gjata, 106 për qind më të plota dhe 18 për qind më të mbylltë ashtu që lënë përshtypje sikur që keni vendos qerpikë artificial. ‘Latisse’ u krijua sipas së njëjtës formulë si Lumigan, ilaç kundër glaukomës pasi që ekspertët nga firma farmaceutike amerikane Allergan vërejtjen se pas tretmanin me Lumiganom pacientëve qerpikët iu bënë më të gjata dhe më të shpeshta, gjegjësisht se përbërësit e këtij ilaçi nxisnin rritjen e qerpikëve. Allergan gjithashtu prodhon edhe ilaçin më të popullarizuar kundër rrudhave. Botox. Pritet që ‘Latiss’ i cili do të del në shitje kah fundi i janarit në SHBA, gjithashtu do të bëhet hit i madh- gratë brenda një viti shpenzojnë rreth 3 miliardë funta për maskarë. Ilaçi do të mund të blihet me recetë, Deri në pranverë ky tretman do të duhej të arrinte në Evropë. Natyrisht edhe ky ilaç si çdo tjetër, ka disa kundër-efekte të mundshme, e në këtë rast është ndryshimi i ngjyrës së syve dhe skuqja e kohëpaskohshme, irritimi dhe kapakët më të zi të syve. Studimet gjithashtu treguan se efekti u krijua pasi që gratë ndaluan së përdoruri këtë lëngë.  Humbni peshë duke folur në telefonTelefonatat dhe e-mail-at i ndihmojnë njerëzve që të kenë një dietë me të lehtë dhe të humbasin kështu peshë, thuhet në një studim holandez të publikuar të premten. Studimi i bërë nbë 1400 holandez me peshë sugjeron që kjo këshillë për jetesë ka të bëj vetëm për ata njerëz që vuajnë nga problemet e trashësisë. “Aktualisht kemi vërejtur se ka humbje peshe të konsiderueshme të atyre personave që flasin në telefon”, ka thënë Marieke Van Wier, hulumtues i Universitetit VU në Amsterdam.  Rrush të thatë për energji Nëse para ushtrimeve dëshironi të fitoni energji me ushqimin e duhur dhe jo me ‘gel sportiv’, atëherë konsumoni rrush pa fara. Rrushi ka nivel më të ulët të indeksit glikemik sesa ‘geli sportiv’, ndërsa një studim i ri tregon se rezultojnë me reaksion të ngjashëm metabolik në rastet e ushtrimeve deri në 45 minuta. Pjesëmarrësit në studim kanë marrë nga 100 g rrush (i cili ka afër 80 g karbohidrate) dhe sasi të ngjashme të ’gelit sportiv’. Rezultatet kanë treguar efekt të ngjashëm. Rrushi i thatë është zgjidhje e mirë për rikuperim të energjisë pas ushtrimeve.    Femrat e bukura kanë prirje për tradhti  Ekspertët kanë treguar se femrat të cilat e kanë të lartë nivelin e hormonit estrogjen janë më pak të kënaqura nga partnerët e tyre dhe për këtë arsye janë më të prira që të tradhtojnë dhe t’i ndërrojnë shpesh meshkujt. Është interesant fakti që femrat të cilat kanë nivel të lartë të estrogjenit janë fizikisht shumë më atraktive, ndërsa ekspertët pohojnë se femrat e bukura më shpesh ‘peshkojnë’ për t’i gjetur meshkujt të cilët i kënaqin ato. Studimi i realizuar në Universitetin e Teksasit, në të cilin janë përfshirë 52 studente, ka treguar se studentet më të bukura kishin pasur nivel më të lartë të estrogjenit. Ndërsa bukurinë e tyre e kanë caktuar studentët tjerë pjesëmarrës në këtë studim. Të njëjtat femra janë pyetur se sa janë të kënaqura me partnerin e tyre dhe a mendojnë për tradhti. Rezultatet kanë treguar se studentet më tërheqëse kishin qenë më të pakënaqura me meshkujt e tyre.  Gjithnjë e më shumë femra kërkojnë seks në internet  Faqja e internetit ‘plentyoffish.com’ ka publikuar të dhënat, të cilat tregojnë se nga viti 2004 e deri më tani është dyfishuar numri i femrave të cilat kërkojnë aventura seksuale në internet. Kjo faqe interneti funksionon si një shërbim nëpërmjet të cilit njerëzit njoftohen dhe gjejnë partnerë. Deri në vitin 2004 vetëm 10% e femrave përdoruese të kësaj faqeje kishin zgjedhur opsionin për ‘miqësi intime’. Aktualisht plentyoffish.com ka miliona vizitorë, ndërsa të dy gjinitë janë të përfaqësuara në mënyrë të barabartë. Numri i femrave të cilat kërkojnë kënaqësi intime në internet, tani pothuajse është dyfishuar (18% e tyre kërkojnë partnerë online).  Kujdes nga kikiriki me gjalpëAutoritetet federale të SHBA – ve i kanë këshilluar të shtunën konsumatorët e tyre që t’ju shmangën prodhimeve të biskotave, tortave dhe akullorëve dhe ushqimeve të tjera që përmbajnë kikirika me gjalpë për shkak se mund të përmbajnë virusin e salmonellas. Shumica e kikirikëve me gjalpë shiten nëpër supermarkete dhe duket që nuk ka rrezik, ka thënë Stephen Sundlof, shef i administratës për Ushqim dhe Barna. “Sa për tani, nuk kemi ndonjë indikacion që ka të bëj me ndonjë thirrje për këtë virus”, i ka thënë Sundlof gazetarëve. Zyrtarët janë duke u fokusuar në rrezikun nga pastat me kikirikë e po ashtu edhe nga kikirikat me gjalpë, që prodhohen nga Blakely, GA.       Kremrat hidratuese dhe kanceri i lëkurës  Kremrat hidratuese të cilat çdo ditë i përdorin miliona njerëz kanë shtuar rrezikun për zhvillimin e llojeve të ndryshme të kancerit të lëkurës. Hulumtimet e realizuara nga një grup shkencëtarësh në Universitetit Rutgers në New Jersey kanë treguar se kremrat hidratuese kanë shtuar veprimin kancerogjen të rrezeve të diellit, gjegjësisht të rrezeve ultravjollce, ndaj të cilave janë ekspozuar minjtë eksperimentalë. Eksperimentet janë realizuar në atë mënyrë që minjtë janë ekspozuar ndaj një sasie të madhe te rrezeve ultravjollce, aq sa njeriu mund të absorbojë gjatë jetës së tij, dhe pastaj janë lyer me kremra hidratues. Rezultatet kanë treguar se këto kremra kanë rritur rrezikun për shfaqjen e ndonjë lloji të tumorit për 69%. Pas këtij eksperimentimi, autorët e studimit kanë pohuar se në të ardhmen veprimi negativ i këtyre kremrave duhet të vërtetohet edhe te njeriu.     Gati edhe “bisha” e Obamës  Obama, padyshim që do të jetë njeriu më i siguruar në botë. Pak ditë para se ai të bëhet zyrtarisht presidenti i Shteteve të Bashkuara është bere e njohur per publikun edhe makina e tij, një limuzinë super e blinduar.Makina duket sikur është e Xhejms Bond, po shenja dalluese e presidentit, të bën të kuptosh se larg saj do të qendrojë edhe spiuni më i madh në botë. Limuzina presidenciale, e quajtur ndryshe “bisha” do të shfaqet për publikun më 20 janar, ditën e ceremonise së betimit të Barak Obamës.Kjo makinë, sipas shërbimeve sekrete, do t’i sigurojë jetën presidentit amerikan ndaj cdo lloj sulmi të mundshëm.Struktura e saj është sekrete, por i sigurt mbetet fakti se kjo makinë është fjala e fundit e teknologjisë.     Qëndrimi para televizori rrit peshën trupore Studimet e reja tek 11 mijё personave tё eksperimentuar, kanё vërtetuar se qëndrimi para televizorit rezulton me rritje tё kilogramëve. Po ashtu, duket se shprehia e tё shikuarit tё televizorit, e cila fitohet gjatё adoleshencës, mund ndikojё edhe nё formёn e trupit nё moshën e shtyrё. Shkencёtarёt kanё gjetur njё lidhje nё mes tё shikimit tё televizorit dhe gjerёsisё sё belit. Personat tё cilёt kanё shikuar televizor pesё herё nё javё nё moshën 23 vjeçare, kanё pasur bel mё tё gjerё nё moshën 45 vjeçare, krahasuar me personat tё cilёt mё rrallë kanё qëndruar para televizorit. Është interesante se lidhja nё mes tё qëndrimit para televizorit dhe peshës sё rritur trupore ёshtё mё e shprehur tek femrat.  Femrat janë më pak aktive Femrat në moshë të re dhe në pleqëri janë shumë më pak aktive në raport me moshatarët e tyre të gjinisë së kundërt, njoftojnë shkencëtarët britanikë. Hulumtuesit nga Universiteti John Moores në Liverpul pohojnë se vajzat e moshave 10 dhe 11-vjeçare janë për 6% më pak aktive se djemtë e të njëjtës moshë. Ekspertët nga Universiteti i Bristolit kanë analizuar aktivitetin fizik të personave mbi 70-vjeç, ndërsa kanë vërtetuar se të dy gjinitë janë pak aktive në këtë moshë, mirëpo femrat shumë më pak se meshkujt. Ekspertët rekomandojnë shtimin e aktivitetit fizik, në këtë rast më shumë te femrat, duke pasur parasysh veprimin pozitiv të aktivitetit fizik në shëndet.   Doktorët zbuluan se shkaku i shqetësimeve të një 92-vjeçareje për dhimbje stomaku, ishte fëmija i palindur kurrë, të cilin e kishte mbajtur në trupin e saj për më shume se 60 vjet. E moshuara kineze, shumë vjet më pare kishte mbetur shtatzënë, por fëmija kishte vdekur pa lindur ende. Doktorët i kërkuan në atë kohe një shifër prej 100 paundësh për ta hequr atë, por gruaja u largua pa iu nënshtruar ndërhyrjes.“Ishte një shumë e madhë për mua në atë kohë. Shifra ishte stratosferike për familjen time, ndaj thjesht u largova dhe e injorova ‘problemin’”, u shpreh 92-vjeçarja.Sekreti “doli sheshit”, kur e moshuara ankohej shpesh për dhimbje stomaku dhe u shtrua në spital për të bërë një skaner.Nuk arritja t’u besoja syve. Gruaja 92-vjecare kishte një femijë në barkun e saj”, tha doktori që vizitoi pacienten.Ai shtoi se ka më shumë se 40 vjet që punon në këtë profesion, po ky ishte rasti i parë i këtij lloji që kishte hasur ndonjëherë.Tani mjekët, me anë të testeve, po shohin nëse Huang ka nevojë për një operacion për të hequr fëmijën e saj, kurrë të palindur.Por mjekët janë të çuditur me faktin se si një krijesë e vdekur ka qëndruar kaq gjatë në trupin e një gruaje pa shkaktuar asnjë problem tek ajo    Details...

MULTIMEDIA   HP-DX700 DËGJUESE PREJ DRURIJVC do ti ofroj tregut edhe një model të ri dëgjuesesh të bëra prej drurit, dhe sipas njohtimeve të fundit, këto dëgjuese do të vijnë me një çmim të volitshëm.  Dëgjueset HP-DX700 i takojnë serise Victor, ndërsa janë të bëra prej druri, që jep një zë më të fuqishëm dhe më kualitativ, gjë e cila për audio-fajlat është shumë e rëndësishme. Thuhet se çmimi final i këtyre dëgjueseve do të jetë më i lirë se i modelit paraprak të quajtur HP-DX1000, të cilat sot shiten për një vlerë të përafërt me 100$. HP-DX700 kanë brez frekuencor prej 5Hz deri në 30 kiloherc, 64 Om dhe 101 decibel për një milivat. SË SHPEJTI TELEVIZORËT 3D?Edhe pse të gjithë ishin pas idesë se televizorët OLED janë “the best new thing”, është vërejtur se të gjithë prodhuesit janë dhënë pas televizorëve 3D.Nëse diçka ia vlen të thuhet për edicionin e sivjetmë të Consumer Electronics Show që është mbajt në Las Vegas, ajo është e ardhmja e televizorëve tre-dimensional, që e bëjnë shikimin e filmit në shtëpi, një përvojë mbresëlënëse. Shumica prej prodhuesve të cilët prezantoheshin në panairin e CES, kishin të paktën një prodhim të televizorit 3D, ndërsa disa prej tyre kishin edhe asortimentin e plotë me këtë teknologji të integruar në të. Është interesante të thuhet se asnjëri nga prodhuesit, nuk ishte i gasthëm të jap detaje në lidhje me prodhimet e tyre, përderisa shumë prej tyre, nuk treguan as detaje se cilën metodë do ta përdorin si opsion kryesor.  AMD PREZANTON ARKITEKTURËN PHENOM IIAMD për të hapur panairin e CES, ka zgjedhur të debatojë për procesorin e ri Phenom II, procesorin e parë 45 nm për masë të gjerë.Ky procesor është i ndërtuar mbi bazën e arkitekturës “Shanghai”, njësoj sikur procesorët e rinj të Opteron, dhe i njëjti na jep 20 për qind performansa më të mira, nga versioni i kaluar në 2.6GHz, performansa të cilat janë rritur pikërisht për shkak të numrit të rrotullimeve në cikël. Këtij procesori i është shtuar edhe 4MB “cash memory” si dhe përkrahje në DDR3 1333 MHz, njësoj sikur rivali i tij, Intel. Gjithashtu dizajni i ri i pajisjes na mundëson frekuenca më të mëdha, dhe pa asnjë problem mund të punojë në 3GHz. AMD për adhurues të lojërave dhe softuerëve, ka përgatitur edhe ‘overlock’ të procesorit në mënyrë shumë të thjeshtë. RISI NGA SONY: SONY VAIO PKompania Sony në panairin e CES ka prezantuar ndoshta notebook’un më të vogël në botë, një model kontrovers i quajtur Sony Vaio P.Kompania me prezantimin e këtij modeli ka freskuar konsumatorët e vet, duke i ofruar atyre një model elegant me dizajn dhe dimensione të përshtatshme. Mirëpo dyshohet se jo për shkak të dizajnit, mirëpo për shkak të madhësisë, kompjuteri të vuajë nga mungesa e funksionalitetit, duke rritur dyshimet se ky model nuk do të mund të na shërbejë për asgjë, dhe duke na pamundësuar të kryejmë punë në mënyrë të përshtatshme. Mirëpo si duket, modelit të ri të Vaio nuk do ti mungojnë karakteristikat dhe elementet që do ta bëjnë atë funksional. Gjithashtu, flitet se Vaio P do të ofrohet me një çmim shumë të volitshëm, prej 800 dollarëve.  WORMS 2008 – LUFTA NË GJITHËSIDy ekipe me krimba të armatosur deri në dhëmbë, me të gjitha llojet e armëve, provojnë të bëjnë sa më shumë trazira dhe të vrasin njëri-tjetrinVetëm kjo fjali paralajmëron një argëtim të mirë, ndërsa THQ Wireless tashmë ka prezantuar edhe versionin e ri - Worms 2008, punëtoria e së cilës gjendet në gjithësi. Loja përmban bazat e një seriali, mirëpo ky version i ri sjell edhe përmirësime në grafikë, dhe elemente tjera shtesë në kategorinë e mini-lojrave. Fillimi i lojës është i ngjashëm me lojërat tjera në treg – një hyrje e thjeshtë me njohjen e komandantëve të lojës, ndërsa sa më shumë kohë kaloni duke luajtur aq më shumë ashpërsohet beteja.  SET SHUMË-FUNKSIONAL PËR IPOD DHE IPHONEShtesat per iPod dhe iPhone i bejne keto pajisje edhe me atraktive. A dëshironi që iPodin ose iPhone tuaj ta ktheni në Hi-Fi të vërtetë, të cilët edhe ashtu duken shumë bukur mirëpo kur ja shtoni edhe dock’un e iLuv, shikoni se çka bëhet. iLuv i9500 është pajisja vertikale të cilët mund ta instaloni edhe në mur. Përbëhet nga njësia bazë, dy dëgjuese dhe subwooferit, ndërsa neve na duhet të pranojmë se duket për mrekulli. Në të ju mund të vendosni iPod apo iPhone, ndërsa në të njëjtën kohë ju mund të vendosni edhe katër CD për një herë. Ky version vertikal është mahnitës. Pajisja ka edhe opsionin për USB, lexues të kartelave të memories për AM/FM dhe orë me alarm. Fuqia e zërit të kësaj pajisje është 45 W, ndërsa çmimi i kësaj çudie ende nuk bëhet i ditur.     HTC CRUISE NIS UDHËTIMINHTC Corporation ka paralajmëruar versionin më të ri të ‘smartphone”  i cili përmban GPS navigacion, dhe quhet Touch Cruise. Bëhet fjalë për telefonin e parë i cili ofron aplikacionin HTC Footprints të cilin më së shumti e përdorin ata të cilët udhëtojnë shpesh. Aplikacioni i lartpërmendur mundëson krijim e pamjeve digjitale në telefon. Me ndihmën e këtij aplikacioni është e mundshme që të identifikoni lokacionet e popullarizuara dhe të merrni të dhëna për to, ndërsa Footprints njëkohësisht ju jep emrin e secilës pamje në saje të GPS tags që u i vendosni. Nëse ju interesojnë edhe karakteristikat e tjera teknike, HTC Touch Cruise ka edhe ekran TFT-LCD të ndjeshëm në prekje, të madhësisë prej 2,8 inç, kamerë prej 3,2 mega-pikselë me autofokus, memorie të brendshme prej 512 MB dhe hapësirën për instalim të microSD kartelës. Mirëpo, kjo nuk është e tëra; HTC Touch Cruise përmban edhe koneksioni WCDMA/HSPA dhe HSDPA, kyçja për Bluetooth, Wi-Fi, HTC teknologjia TouchFlo ndërsa të gjitha këto funksione punojnë me sistem operativ Windows Mobile 6.1. Lexus paraqet modelin “ES 2009”Kompania Lexus ka paraqitur në një panair modelin më të ri të makinës ES. Kjo makinë ka katër dyer dhe zë pesë pasagjer. Ka edhe karakteristika sportive që e bënë atë një makinë për të gjitha moshat. Motori i makinës ka 272 kuaj fuqi dhe harxhon 10 litra në 100 km. Ajo ka lirim standard të gazrave dhe hynë në llojin e makinave që nuk e ndotin ambientin. Projektimi i kësaj makine është bërë në vitin 2008 por në treg ka dalë këtë vit. Trojanët sulmojnë edhe celularët Trojanët, programet softuerike dashakeqe të cilët janë karakteristike për internet dhe pajisje kompjuterike, janë paraqitur edhe në telefonat celularë. Sipas pohimeve të kompanisë Kaspersky Lab (një prej kompanive kryesore në sektorin e zhvillimit të sistemeve të sigurisë), është zbuluar trojani Python.Flocker i cili sulmon telefonat celularë që funksionojnë nën sistemin operativ Symbian.Është zbuluar se trojani mund të transferojë shuma të vogla të parave nga xhirollogaria e përdoruesit në atë të sulmuesit.Duke pasur parasysh se caku i sulmuesve është operatori i telefonisë mobile nga Indonezia, përdoruesit nga Evropa dhe pjesët tjera të botës nuk kanë probleme me trojanin në fjalë.Trojani është shkruar në gjuhën programuese Python dhe bartet me anë të porosive SMS e cila në fakt është urdhër për transferimi i parave nga një llogari bankare një tjetrën. i-Turtle, breshkë e cila vallëzon Nëse jeni adhurues i zmadhuesve të pazakontë, i-Turtle është prej atyre që gjithsesi do të keni dëshirë ta keni për vete. Kjo pajisje jo vetëm që është në gjendje të riprodhojë zë të shkëlqyer stereo për iPod-in apo pajisjet tjera që ju keni, por ka aftësi edhe të vallëzoj me ritmin e muzikës që lëshoni!Krejt ajo që duhet të bëni është të lidhni playerin tuaj muzikor dhe të kënaqeni në muzikën e preferuar, por edhe efektet ndriçuese nga diodat LED të cilat gjenden në zmadhueset i-Turtle. Ata janë të shkëlqyer për ndeja të natës.Zmadhuesit i-Turtle do të dalin në shitje më 10 shkurt me çmim prej 20 dollarësh amerikanë.TË GJITHA NË NJË: MULTIMEDIA NË XHEPIN TUAJMedia playerët e lëvizshëm tanimë janë shumë të popullarizuar, edhe për shkak të madhësisë së tyre dhe mobilitetit, edhe për shkak të kualitetit dhe ri-prodhimit të përmbajtjes.Një pajisje e tillë, është edhe iLuv i1166 PMP, i cili mund të ri-prodhojë videot tuaja të preferuara dhe filmat nga iPod apo DVD pajisja juaj.iLuv përmban ekran TFT LCD prej 9 inçësh, stereo-dëgjuese të integruara dhe bateri rimbushëse – li-polimer.Nga funksionet shtesë, vlen të përmendet edhe dalja për TV, adapter për automobile, adapter me rrymë AC, si dhe mundësi lidhjeje me DVD player. iLuv I1166 PMP mund të konvertojë të dhënat në MPEG-4 video fajla, ndërsa pajisja do të del në shitje gjatë muajit mars 2009.   OPhone - Telefon mobil ObamaPër ata patriotë, të cilët gjithmonë mundohen të tregojnë krenarinë se janë amerikanë vjen OPhone - një telefon i cili është krijuar pikërisht për ta.Kompania mi-Phone, e cila e ka prodhuar këtë telefon, nuk është munduar shumë për performansat prandaj oPhone është bukur i lirë dhe ofron funksionet themelore.Nga pjesa e prapme e telefonit gjendet logoja e madhe e Obamas, derisa një theks tjetër është vënë në shkronjën e madhe "O" në tastierën kryesor.Nga karakteristikat kryesore mund të ve?ohet ekrani prej 1.47 in?ësh, GSM 900/7800 dhe FM radioja e integruar.Telefoni aktualisht mund të blihet në Keni, por së shpejti do të duhej të gjendej edhe në ofertën e eBay. Kur kjo të ndodhë, gjithsesi do të jetë hit i vërtetë tek amerikanët. SAMSUNG T919 BEHOLDKompania Samsung ka prezantuar telefonin e ri 3G, të quajtur T919 Behold.Telefoni përmban një ekran të madh touchscreen (3,1 inç) me rezolucion të mjaftueshëm prej 240 x 400 piksela, dhe kamerë prej 5 megapiksel. T919 veçohet për dizajnin unik, ndërsa në pjesën e përparme dominon ekrani me pjesën e poshtme e cila ka vetëm disa butona, shumë funksional. Aty gjenden butonët për thirrje, dhe anulimin e thirrjes dhe disa sensor për kamerë në pjesën e sipërme. Kur jemi tek kamera duhet të përmendim që e njëjta bën shumë fotografi të mira, me një ndriçim optimal. Drita e kamerës punon mirë edhe në kushte të errësirës, ndërsa opsioni me autofokus është një shtesë atraktive. (FOTO)APPLE MACINTOSH I MBUSHI 25 VITE!Apple, sot është shumë më tepër se prodhues kompjuteri apo softueri. Apple sot është edhe lifestyle edhe filozofi edhe shembull inovacioniReklama tashmë legjendare “1984” e emituar gjatë takimit të Super Bowl, me 22 janar 1984 shënoi fillimin e shitjes komerciale të kompjuterit Macintosh si dhe fillimin e depërtimit në treg të Apple.Macintosh-i i parë u paraqit në raftet e dyqaneve vetëm 2 ditë më pas, dhe atë me çmimin prej 2495 dollarësh. Atëbotë ai vinte me RAM prej 128k, floppy drive, tastierë dhe një mi. Vetëm për disa muaj u shitën 72 mijë copë të kompjuterëve të tillë duke u zëvendësuar shpejtë me një kompjuter me hapsirë të dyfishtë. Gjatë viteve të 90-ta, Apple ka humbur treg gjatë tërë kohës duke mos arritur të zë hapin me kompjuterët e IBM të cilët punonin me Windows, por paraqitja e papritur e iMac në vitin 1998 nënkuptoi ngritjen definitive të këtij brendi. Apple, sot është shumë më tepër se prodhues kompjuteri apo softueri. Apple sot është edhe lifestyle edhe filozofi edhe shembull inovacioni. Për më tepër Apple është i pathyeshëm në tregun e player’ve multimedial përmes iPod ndërsa telephoni i tyre iPhone ka marrë një pjesë të mirë të tregut të telefonave mobile.SI DO TE JETE WINDOWS 7?Gjersa Windows 7 po lëviz përmes procesit Beta, ju do të shihni një numër të ankesave që zakonisht ndahen në dy klasë. Ato të cilat shprehin ndjenja se nuk ka ndryshuar sa duhet dhe ato që shprehen se ka ndryshuar tepër. I njëjti problem goditi Windows Vista-në dhe ka goditur secilin sistem operativ që ka lëshuar Microsoft. Gjersa Apple bën një punë gjerësisht më të mirë për të mbajtur këto ankesa, realiteti është se MacOS gjithashtu ngërthehet në të njëjtën fushë të ndryshimeve të pamjaftueshme për të justifikuar blerjen, por në anën tjetër pasi që nuk ka shumë dallim përsëri blerësit largohen. Në të dy rastet e platformave më të reja si Android, webOS, MacOS për iPhone dhe Hyperspace, sugjerojnë se tregu është gati për diçka vërtetë ndryshe – diçka si në vitet e 80-ta, pak para se të paraqitej DOS dhe Windows.20 ANTIVIRUS ONLINEAntivirusi në ditët e sotme është programi që nevojitet më shumë në çdo kompjuter.Rreziqet e shumta që ndodhen online, e bëjnë përdorimin e Antivirusit dë detyrueshëm. Më poshtë po ju listojmë 20 faqe interneti të cilat mundësojnë skanimin e kompjuterit tuaj pa pasur nevojën e instalimit të ndonje antivirusi. Të kontrolloni herë pas here kompjuterin apo data të caktuar nuk ju dëmton asnjëherë. Aq më shumë që mos harroni që janë FALAS.Avast! Online Scanner Bitdefender Online Scanner CA Virus Scanner Dr. Web Online Checher Eset Online Scanner F-Secure Online Scanner Jotti Malware Scanner Kaspersky Free Virus Scan McAfee FreeScan Microsoft OneCare Live Panda ActiveScan Panda ActiveScan 2.0 (ex NanoScan) Shields Up! Symantec Security Check Trend Micro HouseCall Trendsecure HouseCall Virus.Org Rogue File Scanning Service VirSCAN Multi Engine Virus Scanner VirusTotal Online Scan Windows Security  PALM PRE, NJË IPHONE–KILLER POTENCIAL!Palm, prodhuesi i kompjuterëve të dorës ka zbuluar planin e vet për dalje nga pluhuri i tregut. Palm Pre është përgjigjja e fundit që hyn në kategorinë e smartphonëve.Palm që një kohë të gjatë ka përgatitur përgjigjejen e vet, duke e pasur parasysh që modeli Pre ka sistem të ri operativ të quajtur webOS, i cili përkrah opsionin multitouch, që mundëson përdorim të shpejtë të këtij smartphone.Telefoni Pal Pre i cili në shikim të parë, madhësia e hapësirës që reagon në prekje (3,1 inç) dhe rezolucioni i shkëlqyeshëm (320x480) i cili përkrah edhe multitouch, njësoj sikur në iPhone. Një gjë tjetër që lë mbresa tek ky lloj telefoni është prania e tastierës QWERTY, edhe pse në Palm vjen pak më e ngushtuar, dhe është e vendosur në formë vertikale. (FOTO)DIHET DATA E DALJES NË TREG, TË NOKIA N97Shitësit online kanë filluar të marrin porosi për modelin më të ri të Nokia N97, pasi që tani kanë datën e saktë të daljes së këtij modeli në treg.Njëkohësisht, ky telefon është ndër top-modelet e Nokia’s në kategorinë e smartphone’ëve.Telefoni do të jetë në tregun evropian nga data 31 Mars, dhe do të shitet me çmim prej 540€ ose 720$, dhe përveç këtij lajmi, çmimi i telefonit është pak më i lirë seç ishte paralajmëruar më herët e që thuhej të kushtonte hiç më pak se 550€. Deri më tani, çmimi i një telefoni të tillë nuk ka qenë më i ulët, mirëpo ne si shkak mund ta konsiderojmë krizën financiare në botë. Telefonin mund t porosisni përmes faqes Play.com OPHONE - TELEFON MOBIL OBAMAPër ata patriotë, të cilët gjithmonë mundohen të tregojnë krenarinë se janë amerikanë vjen OPhone - një telefon i cili është krijuar pikërisht për ta.Kompania mi-Phone, e cila e ka prodhuar këtë telefon, nuk është munduar shumë për performansat prandaj oPhone është bukur i lirë dhe ofron funksionet themelore.Nga pjesa e prapme e telefonit gjendet logoja e madhe e Obamas, derisa një theks tjetër është vënë në shkronjën e madhe "O" në tastierën kryesor. Nga karakteristikat kryesore mund të veзohet ekrani prej 1.47 inзësh, GSM 900/7800 dhe FM radioja e integruar. Telefoni aktualisht mund të blihet në Keni, por së shpejti do të duhej të gjendej edhe në ofertën e eBay. Kur kjo të ndodhë, gjithsesi do të jetë hit i vërtetë tek amerikanët.YouTube do ju mundësoj shkarkimin e videoveGoogle punon në opcionin që do tju lejoj të shkarkoni videot që jan të ngarkuara në YouTube.Faza për eksperimente tani më ka filluar, dhe prej javës së kaluar në disa video mund të vërehet linku "Click to download" rënditur mbi opcionin "Rate".Interesante është fakti që opcioni për download është i qasur dhe në kanalin e presidentit të ri të SHBA Barak Obama, dhe gjitha videot jan në high-quality MPEG4 H.264 format.ACCER PREZANTON MONITOR FULL HD H233HNë mëngjesin e ditës së djeshme kompania Accer ka prezantuar modelin e ri të monitorit Full HD të koduar me emrin H233H.Monitori ka rezolucion prej 23 inçësh me kënd të dukshmërisë prej 160°, rezolucion prej 1080p (1920 x 1080) 75Hz, kontrast dinamik me 40000:1 dhe opsione tjera të avancuara. Fuqia e pamjes është 300 cd, ndërsa për konektim përdoret D-Sub, DVI  dhe HDMI.Bashkë me monitorin jepen edhe dy ‘speaker’ të integruar me fuqi të zërit deri në 1.5W. Monitori shitet në treg me një çmim prej  Hyundai prezanton “Accent 2009”Accent 2009 është një makinë me dy por ka edhe seri me katër dyer. Makina zë pesë pasagjer dhe është një makinë familjare. Matori i saj është 110 kuaj fuqi dhe harxhon 10 litra benzinë në 100 km. Ajo pesë shpejtësi manuale dhe liron sasi standarde të gazrave të dëmshme. Accent 2009 është projekt i vitit 2008 por që këtë vit ka dal në treg dhe kushton nga 10 822 deri në 14 642 dollarë.    8.9 milionë PC të prekura nga krimbiNjë krimb, i cili përhapet nëpër rrjete me siguri të dobët, USB dhe PC pa mbrojtje më të fundit nga virusët, është duke paraqitur një rrezik në rritje për përdoruesit.Programi virus, i quajtur Conficker, Downandup, apo Kido së pari u zbulua në tetor të vitit 2008.Edhe pse Microsofti lëshoi një antidotë, ky virus ka infektuar 8.9 milionë makina.Ekspertët paralajmërojnë se ky numër mund të bëhet shumë më i madh dhe thonë se përdoruesit duhen të kenë software-n e fundit kundër viruseve dhe të instalojnë arnën e Microsoftit MS08-067. Prodhohet automobili i parë fluturuesNë SHBA është prodhuar automobili i parë fluturues në botë, i cili fluturimet e para testuese do ti bëjë gjatë muajit shkurt, lajmërojnë agjencitë. Modeli i parë fluturues quhet Transition, prodhuar nga kompania amerikane “Terafudge”. Konsiderohet se automobili do të mund të kalojë 800 kilometra pa fluturim, me shpejtësi prej 185 km/h.Vetëm njëri motor mundëson funksionimin e aeroplanit dhe automobilit. Për të kaluar tokën automobili fluturues hap krahët për 15 sekonda dhe shndërrohet në aeroplan, bëhet shumë më i lehtë për parkim.E meta e këtij automobili të së ardhmes është që kushton më shumë se 200 mijë dollarë, dhe hargjon 11 litra naftë për 100 km.Projektuesi i automobilit, Karl Ditrich se tashmë janë shitur më shumë se 40 të tillë.Shërbimet e shpëtimit do të fillon të përdoret edhe për policinë dhe shërbimet tjera të shpëtimit. Hummer paraqet HUMMER H2 SUT 2009 H2 SUT është Hummer me katër dyer, dhe siguron kushte shumë të përshtatshme për pesë pasagjer. Motori i tij është 393 kuaj fuqi dhe harxhon rreth 15 litra në 100 km. Ka gjashtë shpejtësi dhe motor sipas dëshirës, pra edhe me naftë edhe me benzinë si dhe ka lirim standard të gazrave. H2 SUT është projektuar në vitin 2008 dhe në treg kushton nga 56 712 deri në 62 368 dollar.  Honda paraqet Honda Accord 2009Accord 2009 ka dy dyer dhe zë pesë pasagjer. Është një makinë familjare, por edhe sportive dhe mjaft komode për ta vozitur. Motori i saj është 190 kuaj fuqi dhe harxhon 10 litra në 100 km. Me porosi mund të rritet fuqia e motorit nga 190 në 271 kuaj fuqi, por shpenzimet janë më të mëdha. Honda Accord 2009 ka pesë shpejtësi dhe bën lirim standard të gazrave. Accord e 2009 është projektuar në vitin 2009 dhe në treg ka dal këtë vit dhe kushton nga 22 405 – 31 155 dollar. KTHE FACEBOOK NE GJUHËN SHQIPETë gjithë të apasionuarve të Facebook me siguri që do t’ju bëhet qefi. Duke lundruar në Facebook gjeta një mënyrë me bërë atë në gjuhën Shqipe. Tani gjuha është 90% e mbaruar edhe nëse doni mund të ndihmoni në mbarimin total të saj.Pak a shumë funksionon kështu. Përkthyes të ndryshem (për Shqip 525) mblidhen edhe përkthejnë frazat e Facebook. Mbasi mbaron përkthimi kalohet në votimin e gjuhës. E mbasi ka kaluar edhe votimi me sukses atëher publikohet e mund të zgjidhet nga çdokush. Por edhe tani në fazen jo përfundimtare është shumë i bukur e të bëhet qefi kur e shef.Që të aktivizosh gjuhën shqipe duhet një kleçkë e vogel. Edhe un po jua tregoj sesi behet edhe shpresoj t’ja dilni mbare.Hyni me llogarine tuaj në Facebook edhe shkruani në Broswer ose klikoni  këtë link:http://www.facebook.com/translations/Ky aplikacion përdoret nga përkthyesit me perkthyer një gjuhë. Ju duhet ta pranoni aplikacionin në mënyrë që ta përdorni.Më pas keni një vënd aty që quhet Translation Links edhe një drop down menu. Hapeni menunë edhe kërkoni ku është gjuha SHQIP. BOLT, TELEFON ME PROJEKTORProjektorët Pico janë popullarizuar shumë shpejtë: Shumë kompani janë duke shikuar mundësinëë që të integrojnë teknologji të ndryshme në pajisjet teknologjike që ata prodhojnë.Tucson, një kompani nga Arizona ka futur një projektor të fuqishëm, dhe ultra-lëvizës në telefonin e vet mobil. Kompania thotë se ky është telefoni i parë në botë që ka të integruar një projektor, e cila ndoshta edhe është e vërtetë. Ka diçka mbresëlënëse për këtë artikull, kur të shihni vetë. Sikur edhe fotografitë nga një kamerë e telefonit që dallojnë nga aparati i vërtetë, pamja që del nga projektori i këtij telefoni dallon nga një projektor i zakonshëm. Mirëpo, është një benefite shumë i madh, të kesh një projektor me vete në dorë, gjatë tërë kohës. Bile, telefoni mundëson që të shihni një film me kohëzgjatje prej dy orësh nga projektori. Tani, ju mund ta lëshoni filmin tuaj të preferuar në ndonjë kafiteri dhe të filloni të shisni bileta për film. GREY'S ANATOMY BEHET LOJËMidis të gjithë serive që qarkullojnë në ekranet e televizioneve, programuesit e Ubisoft zgjodhën serinë e Grey’s Anatomy për ta bërë një lojë.Normalisht më mirë do ishte të kishim një lojë të Dr. House, të paktën do të argëtoheshim duke kuruar pacientët e duke eksperimentuar mbi to me ironinë që karakterizon këtë person. Megjithatë Grey’s Anatomy do të vijë në treg në fillim të pranverës për Pc, Wii e Nintendo DS. MOTOROLA MOTOSURF A3100Kompania amerikane Motorola ka prezantuar modelin e ri të smartphone të quajtur MOTOSURF A3100, i cili përdor ekran përshëndetës të bazuar në widgets.   Telefoni posedon ekran QVGA, të ndjeshëm në prekje, me madhësi prej 2.8 inçësh, i cili jep rezolucion prej 240 X 300 piksela, me anë të cilit surfimi në internet dhe shikimi i fotografive bëhet shumë i lehtë. MOTOSURF A3100 përkrah quad-band GSM (850/900/1800/1900MHz) dhe triband UMTS (850/1900/2100MHz), si dhe për konektimin e shpejtë me HSPA dhe Wi-Fi. Aty janë edhe Bluetooth 2.0 dhe slotët për dëgjuese pa tela. Kamera me 3 megapikselë dhe autofokus është gjithashtu brenda, ndërsa të gjithë dokumentet e incizuara mund ti ruani në një microSD kartelë.SË SHPEJTI TELEVIZORËT 3D?Edhe pse të gjithë ishin pas idesë se televizorët OLED janë “the best new thing”, është vërejtur se të gjithë prodhuesit janë dhënë pas televizorëve 3D.Nëse diçka ia vlen të thuhet për edicionin e sivjetmë të Consumer Electronics Show që është mbajt në Las Vegas, ajo është e ardhmja e televizorëve tre-dimensional, që e bëjnë shikimin e filmit në shtëpi, një përvojë mbresëlënëse. Shumica prej prodhuesve të cilët prezantoheshin në panairin e CES, kishin të paktën një prodhim të televizorit 3D, ndërsa disa prej tyre kishin edhe asortimentin e plotë me këtë teknologji të integruar në të. Është interesante të thuhet se asnjëri nga prodhuesit, nuk ishte i gasthëm të jap detaje në lidhje me prodhimet e tyre, përderisa shumë prej tyre, nuk treguan as detaje se cilën metodë do ta përdorin si opsion kryesor. LG KC910 RENOIRNë panairin e elektronikës - CES që u mbajt para pak ditësh, kompania LG ka prezantuar një telefon të ri kamerë, të emërtuar LG KC910 Renoir.Telefoni posedon display QVGA prej 3 inçësh me rezolucion 400 X 240 piksela, i cili ofron pamje të qartë dhe ngjyra shumë origjinale, të pajisura me widgets, ndërsa ekrani është shumë i shpejtë me aplikacionin, scroll. LG KC910 Renoir posedon kamerë prej 8 megapikselave, me një interfejs  të cilin lehtë mund të përdoret si dhe një grumbull opsione tjera shtesë siç janë: geo-taging (për identifikimin e lokacionit në një hartë të ngarkuar nga ju) detektim të fytyrave të vizatuara, si dhe shumë opsione tjera për video dhe ri-prodhim të materialit, me një shpejtësi prej 120 frame për sekondë.    Details...

--= NFSP =--

ARGĖTIM - FUN  Rusi i dehur tentoi të dhunonte rakunin, mbeti pa penis Rakuni luftarak ia ka kafshuar penisin një mashkulli pervers i cili ka tentuar të dhunojë kafshën “e pafuqishme”. Rusi 44-vjeçar Aleksander Kirilov e ka bërë këtë maskarallëk pas dehjes së tepërt me shokët e tij.“Kur e pashë rakunin mendova me vete se do të bëj pak qejf”, u ka thënë ai kirurgëve të shokuar në Moskë.Mjekët rus ende po tentojnë t’i qepin penisin e këputur.“I kanë thënë se ajo gjëja do t’i punoj sërish. Por, i mungon një pjesë që rakuni ia ka kafshuar”, ka thënë një mik i tij në kushte anonimiteti.Pjesën e kafshuar e ka humbur përgjithmonë prandaj kirurgët nuk do të kanë edhe shumë punë për të bërë. Nëntëvjeçari studion në kolegj Britaniku Ainan Cawley i ka vetëm nëntë vjet dhe veçmë është në mesin e fëmijëve më të mençur në botë. Ky djalosh i cili studion kiminë në kolegj, jeton me prindër në Singapor, derisa maturën e ka kryer kur ishte shtatë vjeç. Djaloshi jashtëzakonisht i mençur di të recitojë madje 518 decimale të numrit Pi, e përmendësh e di edhe sistemin periodik të elementeve.Babai i tij Valentine Cawley shkruan një blog për të birin e tij me emrin "Djaloshi i cili di tepër"."Truri i tij është i madh, di për fizikën, biologjinë dhe kiminë e nganjëherë konkludimet e tij duken si parashikuese sepse ai e sheh të mundurën, e jo atë që është aktualisht", shkruan babai."Në gjendje është të shoh përpara edhe nga ajo që është sheh se si do të mund të ishte. Ka shumë shokë moshatarë me të cilët luan. Megjithatë, me po aq lehtësi shoqërohet edhe me të rriturit. Ai është një fëmijë i cili ka interesim të madh të hulumtojë dhe kuptojë gjërat, posaçërisht shkencën", shkruan Valentine Cawley, derisa transmeton gazeta britanike “Telegraph”.Për këtë çudi prej fëmije është incizuar edhe filmi dokumentar "Fëmija më i mençur në botë dhe unë". Vëllezërit e tij, pesëvjeçarin Fintan dhe trevjeçarin Tiarnan babai i përshkruan me fjalët "aktori i vogël i talentuar" dhe "fëmija gjenial"  Shitet heroina "Obama" Policia në New York supozohet të ketë arrestuar pesë persona të dyshuar se në rrugët e këtij qyteti të kenë shitur heroin nën brendin "Obama". Fotografitë të cilat i ka publikuar policia tregojnë se në qeset e letrës në të cilat gjendet heroina është shtypur mbiemri i presidentit të porsazgjedhur amerikan, Barack Obama. Kjo heroinë me brendin "Obama" supozohet se po shitet rrugëve të New Yorkut.Nuk është e pazakontë që shpërndarësit e drogave të shënjojnë qeset e drogës me emrat e personave të shquar për të theksuar se bëhet fjalë për drogë të kualitetit të lartë. Kështu në rrugët amerikane deri më tani janë paraqitur heroina Bin Laden, ekstaza Harry Potter dhe kokaina Telletubies. Mbijeton shkeljen e trenit Një burrë gjerman ka mbijetuar pasi që është shkelur nga tren i shpejtë, derisa po kalonte nëpërmes mes binarëve të tij. Jens Mauer, 41-vjeçar, i cili kishte pesë herë më shumë alkool në gjak sesa që është e lejuar për vozitje, provoi të kalonte binarët me automjetin e tij në qytetin Brand, të Gjermanisë lindore, derisa treni po arrinte në stacionin e vet.Por ai ra përtokë në automjetin e tij dhe ishte aq i dehur sa që treni kaloi mbi të derisa po rrinte i shtrirë pa ndjenja.Personeli i stacionit hekurudhor e nxorën atë prej automjetit ku mjekët e ndihmës së shpejtë e trajtuan vetëm për disa prerje dhe gërvishtje të vogla. Zjarrfikësi largohet nga puna për shkak të trashësisë Zjarrfikësi Kevin Ogilvie është larguar nga puna për shkak të trashësisë, pasi që nuk ka arritur të humb peshën gjatë periudhës provuese prej tre muajsh. 47-vjeçari Ogilvie nuk ka arritur të humb ndonjë kilogramë gjatë periudhës të cilës i është dhënë në dispozicion, e pesha e tij e ka penguar në kryerjen e punës.Njësia e zjarrfikësve në qytetin Grampian, pjesë e Skocisë, fillimisht ia kishte dorëzuar vendimin për largimin nga puna në mars të vitit të kaluar, pas 22 vitesh në shërbim. Drejtoria kishte filluar të brengoset për sigurinë e tij dhe të kolegëve, kur Ogilvie kishte arritur peshën prej 130 kilogramësh. 15 kilogramë “bari” në adresë të gabuar Kompania UPS gjithmonë di të dërgojë dërgesën e porositur, mirëpo jo gjithmonë në adresën e saktë. Një mashkull nga Dentoni në shtetin federal amerikan të Teksasit, e ka kuptuar këtë kur në paketën, të cilën ia kishte lënë para dere postieri i UPS, ka gjetur një sasi të madhe të marihuanës. I habitur me dërgesën të cilën nuk e kishte porositur, mashkulli e ka dërguar paketën në polici. Personi i ka sqaruar zyrtarit policor se çfarë ka ndodhur dhe i ka dorëzuar afro 15 kilogramë marihuanë, me vlerë prej afro 8.000 euro, ka njoftuar zëdhënësi i policisë lokale, Ryan Grelle.“UPS ka dorëzuar gabimisht dërgesën në adresë të gabuar. Pronari i shtëpisë nuk ka qenë në momentin e dërgesës në shtëpi, prandaj postieri ia ka lanë atë në prag” , ka theksuar Grelle.“Mashkulli po priste vegla të cilat i kishte porositur nëpërmes internetit prandaj për të ka qenë befasi e madhe kur e ka hapur paketën dhe e ka parë drogën brenda saj”, ka shtuar Grelle.Dërgesa supozohet se ka ardhur nga qyteti Pahrr gjithashtu në shtetin e Teksasit dhe nuk ka qenë e adresuar për tek mashkulli në Denton, por në një adresë në Dallas. Mirëpo, pasi që adresa e shkruar nuk ekziston në Dallas, kompania e dërgesave e ka drejtuar atë për në Denton. Rasti është nën hulumtim e sipër.   SI DUKEN 1 MILIARDE DOLLARE?!Nje miliarde dollare jane mjaft shume para edhe nuk ju mjafton te merrni nje çante te vogel krahu kur niseni per te thyer nje banke!TEPIH KREATIV!Ky tepih vlen me shume se sa tjeret. I mban femijet e vegjel ne shtepi edhe pa kujdestare.  PER ATA QE JANE KURRESHTAR!Ky 'tunel' sherben per te gjithe ata kurreshtare anekend botes te cilet duan te dijne se çka ndodh ne barkun e nje maceje. ÇKA DU ME U BË, KUR TË RRITEM? HUH!Do te punoj ne kompani publike edhe do ta vazhdoje zanatin.KESHTU (S) MBAHET GRUAJAMe te vertete meshkujt kane nevoje per pak me shume ndjenja romantike!Kush imiton - han dajak!Rrojtari mbretëror para pallatit ” St James” në Londër sulmoi një “fëmijë” pasiqë më shumë se gjysmë ore i ka përsëritur lëvizjet e tij dhe e ka përqeshur.Rrojtari i gardës qëllimi i së cilës është që të mbrojë anëtarët e familjes mbretërore, nuk ka mundur të durojë “lojën” me nervat e tij, që në fund të sulmojë turistin 23 vjeçar nga Kolumbia.Derisa ministria Britanike ka deklaruar se ushtari do të thirret në bisedime për sjelljen e tij, kolegët e tij fuqishëm e kanë mbështetur ushtarin.Ka shkelur një njeri por nuk është ndalur që të mos vonohet te parukieriAmerikanja 77-vjeçare me makinë ka ka goditur një motoçiklist në udhëkryq, në të cilin ka pasur epërsi, por ka vazhduar të vozisë që të mos vonohet te parukieri.Sipas shtypit lokal, pas incidentit, Luiz Dejvidson nga Florida ka rregulluar flokët dhe pasi ka ardhur në shtëpi, është arrestuar nën akuzën se e ka braktisur vendin e ngjarjes pa u përkujdesur për motoçiklistin e pësuar.Fatmirësisht njeriu ka fituar vetëm lëndime trupore, ndërsa Luiz është liruar pasi ka paguar garanci prej 3.000 dollarëve. Ka dërguar 14,528 sms porosi për një muajNjë vajzë amerikane (13) përmbysi të gjitha rekordet botërore në shkrimin e porosive tekstuale në telefon celular, pasi në dhjetor të vitit të kaluar ka dërguar 14,528 sms porosi. Mesatarisht, Reina Hardesti ka dërguar nga 484 porosi në ditë, ose saktësisht, dy në një minutë sa ka qenë zgjuar. Babai i saj ka qenë i tronditur kur në fund të muajit ka marrë llogari për telefonin celular, por, së pari ka menduar se bëhet fjalë për gabim. Mirëpo, në llogarinë e dërguar asgjë nuk ka qenë gabim, kompania e telekomunikimeve e ka kontrolluar gjendjen, ndërsa në fund ka pranuar se pak e ka “tepruar” me telefonin. Megjithatë, edhe babai i Reinës nuk është qengji në tërë këtë rrëfim. Ai mesatarist dërgon nga 900 sms porosi, që është 700 më shumë se mesatarja e grupmoshës së tij. Shpallen zjarrfikësit më të këqij në botë Zjarrfikësit gjermanë janë cilësuar si më të këqijtë në botë, duke qenë se stacioni i tyre u mori flakë. Të gjashtë makinat u dogjën, duke shkaktuar kështu një dëm prej 3 milionë paundësh. Rreth 250 zjarrfikës erdhën nga qyteti pranë për t’i ndihmuar të mbaninnën kontroll “zjarrin e ferrit”. Zjarri i ndezur gjatë fundjavës ishte i dytë që rajoni i tyre kishte përjetuar. Edhe herën e parë, skuadra humbi të gjithë makinat. Stacioni është rindërtuar në vitin 1994, pasi u shuajt nga zjarri i parë. “Një stacion zjarrfikësish që nuk mban dot nën kontroll as zjarrin e tyre! Nuk ngjallin siguri”, thotë një banor vendas. Tetënjakë lindin në Kaliforni Amerikania nga Kalifornia ka lindur të hënën tetënjakë, për të cilët besohet se janë vetëm të dytët me radhë të cilët kanë lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë njoftuar agjencitë botërore të lajmeve. Gjashtë djemtë dhe dy vajzat janë në gjendje stabile, nën përkujdesje intensive në njësinë neonatale, ka njoftuar doktoresha Karen Maples nga qendra mjekësore Kaiser Permanente, në paralagjen e Los Angelesit - Bellflauer. Dy foshnje, për shkak të vështirësive me frymëmarrje, janë kyçur në aparate, ka shtuar ajo.Tetënjakët kanë lindur nëntë javë para kohe, me prerje cezariane, me dallim kohor prej pesë minutash, nën asistencën e ekipit mjekësor prej 46 anëtarësh. Të porsalindurit kanë qenë në mes peshave 680 e 1.470 gramë, derisa mjekët, ashtu si kanë ardhur në jetë, i kanë shënuar me shkronja të alfabetit duke filluar nga A. Identiteti i nënës nuk është bërë i njohur, mirëpo është thënë se shtatzënia e saj ka qenë e natyrshme dhe se ajo nuk ka përdorë ilaçe steriliteti. Pastruesit gjejnë 100 mijë dollarë në gomë kamioni Paramendoni të jeni të gjykuar të pastroni rrugë dhe një mëngjes të gjeni 100.000 dollarë në një gomë të hedhur pranë asfaltit. Do ta lajmëronit policinë? Tre pastrues nga Indiana të cilëve kjo u ka ndodhë e kanë bërë pikërisht një gjë të tillë. Tre pastruesit e rrugëve nga Indiana në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë gjetur 100.000 dollarët në një gomë ta kamionit, në njërën prej rrugëve të shumta të cilat i pastrojnë përditë, mirëpo punëtorët e përgjegjshëm menjëherë kanë lajmëruar autoritetet policore.Paratë, të gjetura në rrugën Interstate 70, në lindje të Indianapolisit, kanë pasur në vete shenja të drogës, ka dyshuar analiza forenzike të cilën e ka kryer hunda e qenit të policisë. Supozohet, pra, se bëhet fjalë për para nga shitja e narkotikëve, mirëpo nuk dihet se sa gjatë kanë qëndruar pranë rrugës.Për ndershmërinë e dëshmuar pastruesit kanë marrë një shpërblim të pabesueshëm – falënderimin gojor të detektivit lokal Keith O'Donnell!.Vret gruan pse shkroi ne Facebook se ishte single Është dënuar me burgim të përjetshëm bashkëshorti britanik, i cili vrau të shoqen, pasi deklaroi ne Facebook se ishte single. Gruaja e kishte ndërruar statusin nga e martuar në beqare në profilin e saj, pasi ishte duke u divorcuar me të shoqin. 41-vjeçari Edëard Richardson, ishte zemëruar keq kur kishte parë se gruaja 26-vjeçare thoshte se ishte e lire dhe nga xhelozia vrapoi në shtëpinë e saj dhe e qëlloi me thikë. Kjo është ngjarja e dyte e këtij lloji ne Britani të Madhe brenda më pak se një viti. /tch/ Arrestojnë dhinë për vjedhje të automjetit Policia nigeriane ka mbajtur në paraburgim një dhi nën dyshimin se ka kryer vjedhje të armatosur. Policët e kanë sjellë kafshën e shkretë në stacionin e tyre duke pohuar se ajo në të vërtetë është një kriminel i cili falë magjisë së zezë ka marrë formën e dhisë për t’i ikur arrestimit pas tentimit të vjedhjes së automjetit.Policia është duke e mbajtur dhinë në paraburgim derisa të vendos se çfarë të bëj tutje me të. Zëdhënësi i policisë shtetërore në rajonin Kwara në Nigeri, Tunde Mohammed, ka thënë se: “Një grup policësh është lajmëruar vjedhjen e një automjeti derisa ishin në patrullë. Ata ishin nisur pas hajnave të cilët kanë filluar të ikin. Një ka arritur të ikë, derisa tjetri është shndërruar në dhi. Dorën në zemër, për këtë nuk kemi dëshmi dhe mu për këtë kemi vendosur ta mbajmë në paraburgim. Duhet të dëshmohet edhe në mënyrë shkencore nëse njeriu mund të kthehet në dhi”.Besimi në magji tek nigerianët nuk është asgjë e pazakontë. Banorët kureshtarë ia kanë mësyrë burgut për ta para dhinë e arrestuar e madje edhe e kanë fotografuar për gazetat lokale sesi rrinte shtrirë në kashtën e vendosur për të. Ndihmë sociale në emër të maces Një zyrtar publik në Brazil ka marr ndihma sociale për shtatë muaj rresht në emër të kafshës së tij të adhuruar shtëpiake, maçorrit katërvjeçar me emrin Billy. Maçorri Billy, të cilin zyrtari publik e ka lajmëruar si rast social, ka marrë ndihmë mujore në vlerë prej 10 dollarësh. Pasi që është zbuluar, zyrtari është paditur për korrupsion.Në Brazil janë rreth 10 milionë familje të varfra të cilat marrin ndihmë financiare nga qeveria e shtetit. Torta më e madhe me djathë në botë Pastiçierët meksikanë kanë përgatitur për 60 orë tortën me djathë të ëmbël (cheesecake) me peshë prej dy tonësh, e cila ka hyrë në Librin e rekordeve Guinnness, kanë njoftuar agjencitë botërore. Sipas pastiçierit kryesor Miguel Angel Quezada, tortën prej djathi me dredhëza në maje e kanë përgatitur 55 kolegë të tij. Për tortën gjigante janë nevojitur 800 kilogram krem djathi, po aq jogurt, 350 kilogramë brumë, 250 kilogramë sheqer, 150 kilogramë gjalpë dhe 100 kilogramë dredhëza.Torta diametër prej dy metrash e gjysmë dhe lartësi prej 55 centimetra.Organizatorët e kësaj ngjarje ia kanë ndarë 20.000 copa të tortës banorëve të Meksiko Sitit, ku është përgatitur kjo ëmbëlsirë gjigante. Qeni hero mysafir nderi në dasmë Një qen, i cili ia ka shpëtuar jetën një femre që ishte duke vdekur nga hipotermia, është ftuar si mysafir nderi në dasmën e saj. 21-vjeçarja Zoe Christie është gjetur në një fushë në afërsi të Ottery St Mary në Devon, Angli, nga qeni i John Richards, Boris. Vajza kishte qenë aq e sëmurë, saqë mjekët në Newton Poppleford kishin kërkuar nga babai i saj ta identifikonte trupin, sepse pretendonin se nuk mund ta rikthenin në jetë. Mirëpo pas luftës dyjavëshe në qendrën intensive, mjekët arritën që ta rikthenin atë në jetë. Më 25 tetor të këtij viti, Zoe ka vendosur të martohet me të fejuarin e saj Chris. “John dhe gruaja e tij Sheila janë të parët në listë, ndërsa do të më pëlqente që edhe Boris të jetë aty. Ata do të jenë mysafirët tanë të nderit”, ka thënë Zoe. Seksi me prezervativ i paligjshëm në martesë Gjykata supreme italiane e ka vërtetuar vendimin e Gjyqit të Vatikanit se martesa 18-vjeçare në mes Fabio N. dhe bashkëshortes së tij Elizabette T. nuk është i vlefshëm, sepse bashkëshortët kishin praktikuar seks të sigurt. Bashkëshorti Fabio N. gjatë seksit kishte përdorë prezervativë sepse lëngon nga sindroma e Reiterit, një sëmundje e cila bartet me anë të marrëdhënies seksuale. Bashkëshortja e tij mu për këtë qysh në vitin 2003 kishte bërë kërkesë për shkurorëzim.Gjyqi italian ka vendosur se martesa pa qëllime trashëgimie nuk është e ligjshme, madje edhe nëse njëri nga partnerët ka probleme shëndetësore, e për këtë praktikon seks të sigurt.       Details...

Login





Lost Password?
No account yet? Register
MARKETING